lundi 18 mars 2024

Hasan ELSHANI - MBI DORËN TIME

Hasan Elshani

 










MBI DORËN TIME


Ty pëllumb i bardhë

Simbol e lajmërtar i mirë

Mos ke frik pusho në dorën time e lirë

Mos ke frikë nga kthetrat e dashurisë

Eja n'agimin çdo mëngjes

Së bashkue ta vrasin vetëminë

Ty plumbësh bëhu e lirë

Mos ndalo ku zbrazen rrufetë

Eja me etje në përqafim

Fluturimet së bashkue t'i shtrydhim në gji

Ndolo fluturim  në dorën time

Mu në gropzën e duarve të mia

Të mbushura me ujë burimi 

E shuaje etjen e jetës së vështirë

Eja pra krahë hapura drejt meje

E gëzuar zbrit nga vrërësirat e qiellit 

Lëshohu mbi krahët e mi të thyer.

Lirije BIMI - RRETHUAR NGA ÇMENDURITË

Lirije BIMI

 










RRETHUAR NGA ÇMENDURITË


E çmendur kjo dashuri.

Fshihet dhe dridhet si një gjethe e brishtë

trembet edhe nga psherëtimat e erës.


I çmendur ky pasion

duke ëndërruar

një ëndërr

që kërkon të arrijë.


I çmendur ky kërkim

për të hyrë në zemrën tënde

dhe pa bërë asnjë zhurmë

të qëndroj

duke përzënë të gjitha hijet kalimtare.


E çmendur kjo kupë qiellore

plot yje

të pavetëdijshëm

që shkëlqejnë

pa marrë parasysh

se ti je me i ndrituri

dhe unë do të vij

të të rrëmbej.

 

18.03.2024

Molino Altissimo


lundi 11 mars 2024

Buqetë poetike nga Zana Pira

ZANA PIRA



 









VETËM  NJË KTHESË  ISHTE


Ah , sa fort dua

Të flasi me gjuhen

E Diellit

Nga kēndvështrimi im

E tē çenit femër

Sepse nuk dua tē përqafohem

Me egërsirat e pasqyres

Qoftē edhe për një çast

T'ju tregoj se gjithçka nuk ekziston

Në të tashmen e rrejshme

Që nuk e merrë  dot 

Asnjë përgjigje

Nga asgjëja

Apo nga vet gjëja

Edhe nēse gjakosem

Për token t'ime luftë bēj 

Me vetvetën

Vetëm me vetëveten

Atëhere Poplli im

Mos mē lini

Të bërtasi s'i e çmendur

Nëpër vende ku ka maska


           Askujt nuk i përgjigjem

           Njëanshëm

            Edhe pse tē gjitha përgjigjet

            Njëanshëm

            Adresohen 

            Kundër meje

             Me të njëjtën urrejtje


Mos mendoni se ju përgjigjem

Jo!

Jo!

Unë kam dëshirë 

Të rroj

Po edhe shpesh

Të vdes

Sepse

Më besoni

Mbrëmë kam fjetur

Me engjujt

Udhëve pa udhē

Që nuk ekzistonte

Dot mesi

As në tokë

As në qiell

           

                    Vetëm një trekëndësh

                      Në një kthesë

                       Ishte ndarë

                      Në dysh

                     Nëpër valigjen t'me

                            Të shqyer

                           Rrokullisej

                           E rrokullisej...


LABIRINTEVE  TË KOHËS


Labirintheve té kohés

Udhétova udhëve pa udhë

Për gjatë natés

Duke i kafshu gishtérinjté e dorés

Papritmas më shfaqet

(Artemida) e përlotun

Mbéshtillet né pagjumësinë e universit

Kalldërmeve t'radhëtisë dënesë


       Ndërsa unë zvarritësha disi e hutuar

        Herë djathtas herë majtas

         Koridoreve të legjendës

          pa e hapun dritaren

         Vetëm (Doruntinën) e pashë

          Të pragu i konakut


Ku Fryente një erë e hazdisun

Me shi

Drejt meje vinte si me magji

Mveshun me lëkuren e gjarprit


              Atë natë datën nuk e mbaj mend aq

              Veçse akt dhunimi ishte

              Po ishte besomni se po


Në çast i thash vetés dërgoma një engjëll


Të vdesi jashtë kësaj kohë pa e ditun se kush jam

Apo të rroj si një grua e trishtuar

Në k'të cep të botés.


          Ah sërish më thoni si të doni

           Unë tashmë me boten

            Dialogova me gjuhen e paqes

            Vetém me Gjuhën e paqes

            Dhe burrë shtetasëve t'botes

            JU thash se Shekspirin e lexoj

            Njësoj si Betovenin...


BRITMA


Mos, i dëgjoni

Britmat e Qenve endacak

Shiu i kriposun

Shpërlan mëkatet

Në errësirë t'mjegullt!

          Përtej dhimbjeve

           Erritohen plagtë

E zjarrmisë vrastare

Në heshtjen t'ime

Trishtë!


Thon koha vdesë s'i rrallë

Dhe nuk varroset , tërësisht

S'i vjen agmia e vdekjes

Brendinë e kolapsit

 nuk i dihet

Kurrë!

dimanche 11 février 2024

Hatixhe Xani - Buqetë poetike

Hatixhe Xani

Hatixhe XANI
 
MALL STINËSH


Kur të takova si adoleshente

Më pate thënë je e bukur

Si lulet e Çamërisë

Ëndrrat për tokën te Mollë e Kuqe

Më cicëroje në vesh- je si buzëkuqe

Me sy te bukur si  uji i Drinit të Bardhë

Shtathedhur belhollë si kashta e kallirit në arë

Si ujëvara që u shkëput nga trungu te Drini i Zi

Je melhem për plagë zemre

 Me flokëkaçurrela deri në ballë

E unë fluturoja mbi krahët e pëllumbit

Si një flutur deri në takimin tinëzar.


I BEKUAR ËSHTË AI

( Në hapërim me Kohën)


Që ledhaton fjalën me Ty

Kur gazi të shpërthen mbi buzë

I ligu harron t'i puth rrezet e diellit

Ditën e nis dhe muzgun e ka mërzi


Të gjithë ecin udhëve me ëndrra 

Dhe muzën e grishin t'u vijë në mesnatë

Unë lutem për shpirtin e butë të njeriut

Dhe nuk hedh rrufe deri të Mali i Thatë


Udhë të mbarë fati im nëpër stinë

Më prit atje në kullën e re me zogj

Unë do vij në pranverën kur lulet

Do mugullojnë e zogjtë të cicërojnë

me drithërimë

Skenderaj, 22.11.2020












ATY...


Ne krahrorin tënd

Do me zerë agimi

Në hijën e kujtimit 

Pres aty

Me ditë, muaj 

Në bebzat tuaja

Shoh jetën 

Ndjejë magjin e fjalës tënde 

Që shpërthen si vullkan nga brenda

Të dua...


E THELLË PLAGA JOTE KOSOVË


Duart e njoma të braktisën

ato të vrazhdat e të lodhurat nga pesha

të ngacmojnë shpirtin tek mundohen të të shërojnë plagën

Kini mëshirë për mua

këtu isha gjithherë

për ju

kur u grindët

kur qëndruat përballë stuhive

kur si luanët u vërsulët në mbrojtje të pragut

kur ju vunë prangat

kur u mbollët me aromën e gjakut e të tokës

edhe kur u liruat nga mallkimet e historisë ndër shekuj

unë gjithherë isha, jam e do të jem këtu

për ju

E ju ku jeni

tretët larg,

harruat gjakun

nënën, votrën,

pushkën e bukën në sofër

samedi 18 novembre 2023

Refik HASANI - SPASTRIMI ETNIK NË LUGINËN E PRESHEVËS

Refik HASANI


✍️   Refik HASANI

SPASTRIMI ETNIK NË LUGINËN E PRESHEVËS

            (Përmes pasivizimit të adresave)

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, do të prodhojë këto efekte tepër të dëmshme, si:

Nëse, nuk posedoj dokumentë identiteti, atëherë jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor.

Apo jam ligjërisht i pa asnjë të drejte të fillojë, të kryej, të vazhdojë edhe ndërmarr veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën  OKB-së. 

Nëse, nuk jam shtetas i Serbisë, nuk mund të marrë asnjë dokument të gjendjes civile të identifikimit nga institucionet administrative. 

Sa më pak votues, po paraqiten në këtë dekadën e fundit, si në zgjedhje lokale e ato Parlamentare, në ndarjen e buxhetit, etj. 


Nëse, nuk jam shtetas rezident, atëherë si: 

Humbi vendbanimin (adresën),në Republikës e Serbisë, humbi të drejtën të kem qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale, humbi të drejtat civile,humbi të drejtën të blejë ose të shes pronë, humbi të drejtën të regjistrojë, e trashigojë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme.

Do të humbi të drejtën ta përditësojë letërnjoftimin, patent shoferin, e pasaportën, humbi të drejtën të jemë i votuar apo të votojë,nuk mund të kryej veprime të tjera financiare të kësaj natyre etj. 

Nëse, si një qytetar rezultoj pa adresë fizike, sipas kësaj praktike nuk jam rezidencën të rregullt në Republikën e Serbisë. 

Këto janë shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve dhe kështu do të rrezikojmë të humbasim pronat e tona, shtëpitë, tokat.

Do të humbi përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani.

Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrit të shpopullojë zytarisht Medvegjën, Bujanocin e Preshevën. 

Në krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, që përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën, jemi të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat.

Ky është një pastrim i organizuar shtetëror etnik.

Kjo Krahinë është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.

Mbi të gjitha, kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, pengesë e të gjitha zhvillimeve.

jeudi 16 novembre 2023

Ragip RAMAJ - Buqetë poetike

Ragip RAMAJ












RAGIP RAMAJ

QYTETI PA BANORË


ai shtrihet kudo

në mbarë globin


përveç aty ku fillon bota


banorët e tij janë kudo

dhe jetojnë askund


lëvizin dhe bëhen shi

nën qiellin e vetëtimave të mallit


shtegëtarëve që vijnë këtu

Rrugën e Qumështit ua vret murmurima


kurrë më nuk e gjejnë

edhe pse tanë jetën e kërkojnë


qytetin pa banorë

e ha zhurma e vetmisë


se të gjithë banorët jetojnë të vdekur


ngjallën sall pak

vetëm kur lulëzon lulebora e ëndrrës



KTHIMI I MËRGIMTARIT


një fishkëllimë

mbytet n´detin e dritës 

në fund të tunelit


krejt jetën sillet

labirinthit të shpresës

duke kërkuar daljen 


e shikon diellin

duke rrëshqitur 

pas kodrës së muzgut


nëna te dera e oborrit

i fërkon sytë 

n´pellgun e lotëve


të shohë fundin e ëndrrës



DARKA E MËRGIMTARIT


E ndau edhe një cope

nga ato shtatë koret e thata 

të bukës së mërgimtarit.


Bukën e ngjyu në qiellin e përskuqur

të buzëmbramjes së vendlindjes


kur Zabelit teposhtë zbrisnin kopetë me këmborë.


Pastaj e mbylli darkën 

si nëna kapakun e magjes së përmillur.



ZONJA EUROPË


Zonja Europë magjetore

magjetore e police

për Serbinë gatuan kulaç

për Kosovën kërcënon kerbaç!


A s'më thue demokraci

ke parë kund keso drejtësi?


Eu, poet - ke sy në ballë

nuk është kjo herë e parë?


Shpesh ka ndodhë edhe herë tjeter

kostumet e reja Plaka e vjetër!

si nëna kapakun e magjes së përmillur.

mardi 31 octobre 2023

Albina CEKA - Buqetë poetike

Albina CEKA

Albina CEKA 

KUR LOTËT KTHEHEN NË LUTJE!


Timonin e jetës dot se drejtojmë, 

kur fjalët vdesin, kthehen në lotë.

Shpirti i ngrirë, shtanget prej frikës

e lotët na bëhen lutja e ditës.


Lotë shpirti lidhur nyje në litarët e vdekjes,

Në pritje të buzëqeshjes, rikthimit të jetës,

humbur në fjalë t'helmuara shtrigash,

qorruar nga luftrat pjellë intrigash.


Tretur trishtimit, lotët kthehen lutje,

ditën kur ndër luftra filizat e ri këputen,

në qiell nga tymi i zi yjet shuhen,

në tokë me shijen e gjakut dhe lotëve gatuhet.


Lutjet në sofrat e bukës.. 

Rujna o Zotë, të mos vetëshuhemi!


RRUGA E PUTHJEVE!


U ktheva në rrugën e puthjeve,

ashtu siç e quanin ne të dy

Atje ku të dashuruarit putheshin

e të qetë shikoheshin sy në sy.


Hijet tona seç mu shfaqën,

në stolin mes luleve si dikur.

U afrova të puth buzën,

por më hasi buza në gurë.


Lulet mu kthyen në mantel të zi,

stoli si mur mu shpalos në sy.

Hej dreq po luan me mua kjo fantazi,

o veç kujtimeve s'ka ngelur gjë tjetër aty?


Rrugën e puthjeve e mora me vrap,

kujtimet tona i lashë rehat.

Sa mirë, ajo rrugë ku putheshim dikur unë dhe ti,

paska ngelur, rrugë puthjesh dhe tani.


DASHURIA, DRITË NË SHPIRT

 

Dashuria vjen si fllad i lehtë,

të përkëdhel me një shikim,

të bën për vete dhe e ndjen

me një prekje, një përqafim.

 

Dashurinë në ajër e ndjen,

të elektrizon në fluturim,

vjen si dritë në zemër të hyn,

si refren kënge kthehet në himn.

 

Nëse rrugët ndahen papritur,

në shpirt të mbetet porsi dritë,

kthehet në ëndërr të ndritur

të shoqëron ngado çdo ditë.


RËNKIMI I TOKËS


Tres sytë horizontit pa mbarim,

ku lotin tokës e ndjejë që rreshqet,

pikëllimit arratiset i miri mendim,

fundoset në të çarat që la ai termet.


Ku ëndrrat u shuan ndër rrënoja,

u varrosen pa asnjë ceremoni.

Ku trupat e shtypur kërkohen akoma,

mes luftës, tërmeteve dhe stuhi.


Universit i kërkoj  pak, vetëm pak mëshirë,

qaj, lutem, ulëras i përgjërohem të biem në ujdi

Akordet vdesin, përballë universit matematikë,

Ku Toka mes dridhjeve , kërkon të balancojë të sajen trysni.


SHPIRTIN TRES NË VARGJE 

 

Herë qëndis e herë arnoj,

zemrën ndër vargje lëshoj,

herë skicë me laps të zi,

herë tabllo ngjyrash larmi.

 

Herë qaj, qesh a këndoj,

shpirtin ndër vargje pushoj,

herë në vargje zbret trishtimi

më pas rreze lëshon gëzimi.

 

Herë si gonxhe plot me vesë,

herë petalet flakë e shpresë,

jam lulishte në pranverë

shpirtin tres n’vargje përherë.