dimanche 24 février 2013

Dibran Idriz Gashi HEROIT TIM TË GJALLË

PESHA E FJALËS
           Dibran Idriz Gashi        
               



VETERANI I ARSIMIT
Osman Jakupi


 Dibran Idriz Gashi




HEROIT TIM TË GJALLË


(Mësuesit Osman Jakupi)

N'jetë i paepur qëndron, gjallëron,
vështirsitë e sajë me përkushtim sfidon.
Asnjëherë s'u dorzove, t'gjitha i kalove,
shumçka ndjeve e s'u theve, katrahurat mbijetove.

Nga babai yt, Selman Jakupi, heroi,
bashkluftar i Shaban Polluzhës, kryeheroi,
mësove urtësinë, mikpritjën, mirësinë,
dashurinë për kombin, respektin për njerinë.

N'sfida t'ndrrim shekullit lartë qendron,
kur hijenat grabitqare ofensivat rendisnin,
ndaj pishtarëve t'arsimit qëndrestar,
kundër të drejtave njerzore e dinjitetit kombëtar,
angazhimet tueja guximtare, sakrificat flisnin,
n'rrugtim vazhdimsie pa u ndal, prijetar.

Kurr s'ndalove gjithçka sakrifikove,
gjenerata të tëra arsimove, u mësove,
gjuhën amtare, historinë, shkencën e kulturën.
T'gjitha vështirsitë, barierat tejkalove,
për ditë më t'mira munde dhe furtunën.

Njeri human, kundër çdo dhune njerëzore,              
urrejte me shpirt secilin që dhunë gjeneron.
Në t'gjitha periudhat, sistemet totalitare,
ishe , je halë në sytë e tyre tinzar prore.
Qofshin ata sundimtar satan apo piroman,
apo bashkpuntoret e tyre t'kastës hileqare.



Jeton me t'varfërit, t'vuajturit ndihmon,
pasurinë shpirtrore, vlera materiale u dhuron.
Diskriminimin, padrejtësitë me shpirt kundërshton,
se mbi të gjitha, për ty është qenia njerzore.

P'pakurrizet, servilet për ty janë averzion,
n'shpirtin tënd njerzor s'mund i pranon.
Nga veprimet e tyre tinzare gjithnjë je rrezikuar.
Ata ishin, janë aktual n'kupolat sundimtare t'lartsuar.

Kur kushtrimi për liri trokiti n'derën tënde,
për çlirim kombëtar e dinjitet të nëpërkëmbur,
me gjithë forcën e shpirtit tënd u aktivizove,
me secilin, që për çlirim luftonte bashkpunove.

Luftën çlirimtare kombëtare pa kursyer ndihmoje,
njerzve t'rrezikuar nga armiku strehim, ushqim u siguroje.
Fëmijve, grave, pleqve ngrohtësi u ke sjellë,
siç shpirti yt e zemra yte është e ngrohtë përherë.

Në qëndresën tënde ndaj egërsirave barbare,
t'plagosur të zunë rob hijenat vrastare.
N'burgjet e tyre të degdisën, ç'njerzisht të torturuan,
por qëndresa, sakrificat e forcat tueja nuk shteruan.

Thuhet se njeriu është më i fort se guri,
e vërtetoi shpirti yt i paepur si shkabë flamuri.
Prandaj,ti ke qenë, je e do t'jesh heroi im i gjallë,
si u qëndrove i pathyeshëm sfidave të rënda përballë.

Diga
24 shkurt 2013
Prishtinë








Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire