Nazmije MEMA |
ERDHI NJË MAJI NË VENDIN TIM
Muaji maj i bukur shumë
Vjen te ti e vjen te unë
Nëpër ara e kopshtije
Mu ashtu si i ka hije
Mirë se erdhe muaj i mbarë
I pesti në kalendar
Iku prilli plot me shi
Tani ta lëshoi fronin ty
Të mbretërosh si të ka hije
Të bëhesh këngë e çdo fëmije
Nëpër ara e kodrina
Mbushet vendi cicërima
Pak më larg në bjeshkë e çuka
Mbushet lëndina me Lara e Suka
Dallëndyshet në qiell lart
Kthehen te ne varg e varg
Më i gjatë se prilli je
Tridhjetë e një ditë i ke
Na sjellsh gaz e hare
Mirë se erdhe përsëri ndër ne!
ERDHI QERSHORI
Qershori erdhi oh sa bukuri
Më gëzoj mua të gëzoi ty
Dita juaj është sot o fëmijë
Mirë se erdhe muaji qershor
Me një tufë qershi në dorë
Ca të kuqe do të t'i vë në vesh
Të të skuqet faqja kur buzëqeshë
Qershorin e duan të gjithë fëmijët
Vjen fundi i shkollës,fillojnë pushimet
Dikë e pret deti,dikë e pret bjeshka
Bujkun e pret ara,vreshtarin e lyp vreshta
Mirë se na erdhe muaj i mbarë
I gjashti renditesh në kalendar
Pak më i shkurtër se maji je
Tridhjetë ditë gjithmonë i ke
Ditë të ngrohta plot me diell
Freski të lehtë herë-herë na sjell
Dredhëza,qershi e manaferra
Lozni,këndoni fëmijë,kjo është pranvera!
01.06.2024
01.05.2024
ERDHI KORRIKU
Erdhi, erdhi, o miq korriku
Iku, shkoi gjysmë viti
U poq dardha edhe fiku
Gruri u korr në arë
Po shkëlqen si margaritarë
Në të gjyshit hambar.
Dielli përcëllon,deti na fton
Mësimeve në shkollë,iu erdhi fundi
Na pret bjeshka e katundi
Me një copë bukë misri në trastë
Ujë të ftohtë e shkop të gjatë
Shkon bariu gjithë gëzim
Te stani në bjeshkë ai gjen gëzim
Mirë se erdhe muaj i mbarë
I shtati me radhë në kalendar
I gjatë sa vëlla gushti je
Tridhjetë e një ditë edhe ti i ke
Ardhsh me gëzim e hare
Me këmbë të mbarë e me krejt të mirat
Na i plotësofsh të gjitha dëshirat!
Atyre që festojnë në korrik
U shkoftë jeta mjaltë me fiq
01.07. 2024
EDHI GUSHTI
Mirë se erdhe muaji gusht
Ti fare mos u ngut
Korriku ta lëshoi fronin ty
Të sundosh ashtu siç di ti
Herë me vapë përcëlluese
Herë me freski ledhatuese
Me grurë hambarët mbushe plot
Të kemi bukë për një motmot
Dhe shalqi, mollë e dardhë
Mirë se na erdhe muaj i mbarë
I teti rreshtohesh në kalendar
Plot katër javë do të mbretërosh botën
Mu sikur korriku yt vëlla
Më kot mburresh se je më i gjatë
Dhe ai tridhjetë e një ditë i ka
Për të gjithë që adhurojnë botën
Gushti qetë e sjell rrotën
Çdo stacion ku ka udhëtarë
I uron me rrugë të mbarë
Shëtitni, gëzoni, shijoni jetën
Shpejt vjen shtatori që sjellë dhe vjeshtën...
01.08.2024
SHTATORI
Erdhi shtatori me rrush e me mollë
I gjen voglushët me libra në dorë
Mirë se erdhe muaj i mbarë
I nënti me radhë në kalendar
Edhe ti sikur vëlla gushti
Herë me diell e herë me shi
Por fëmijët shumë të duan ty
Mbarojnë pushimet fillon shkolla
Vrapojnë fatosët me faqet si molla
Takojnë shokët për herë të parë
Hyjnë në klasë,plot gëzim,krenarë
Rruga e diturisë për ne o shokë
Do të fillojë këtu që sot
A,B,C,1,2,3, sa gëzim, sa hare
Na pret mësuesja shend e verë
Do ta gëzojmë atë çdo herë
Vetëm pesa do të kemi në ditar
Na priftë e mbara në klasën e parë!
01.09.2024
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire