Laureta Osmani |
Shkollimin fillor e përfundoi me sukses shembullor nga parafillorja deri në semimatur, duke qenë nxënëse e dalluar në sjellje dhe në mësime, në SH.F.M.U ”Kemajl Hetemi”, në fshatin Rahovicë, për të cilin ndan shumë kujtime, madje shumë shpesh i dedikon poezi. Ajo dallohej nga bashkmoshatarët e saj, qysh nga ajo kohë, për faktin sepse gjithmonë ishte më e rritur se sa kalendarisht e që atëherë lexonte dhe shkruante shumë, si fëmijë me seriozitetin e madh dhe brendësinë e jashtëzakonshme ishte e gatshme të debatonte dhe të bisedonte për gjithë çka, gjë që e kumtojnë me mburrje mësimdhënësit e shoqëria, njëkohësisht e pohojnë me krenari të afërmit e saj!
Tani, vijon mësimet në Gjimnazin ”Dr. Shaban Hashani”, në drejtimin shoqëror, në klasën e Xll-të, ku ka përfunduar plotë dy vite me sukses shembullor, gjithashtu e dalluar në sjellje dhe në mësime. Ajo për shkak të diturisë së rrallë që posedon, padyshim se gjithmonë është një hap para dhe kjo e bënë shumë të rëndësishme për të tjerët.
Laureta, si 17 vjeçare, me përkushtim të veçantë për bamirësi, arsimim të duhur dhe prespektivë të mirëfilltë për rininë ferizajase, dallohet nëpër aktivitetet e llojllojshme kulturore, për të cilën rrëfejnë gjatë dhe shprehin konsideratë të veçantë edhe përgjegjës të organeve të ndryshme, përfaqësues të sferave të artit, kulturës e sportit, madje edhe shumë nga qytetarët që e njohin atë. Ajo është nga radhët e klubeve letrare, vullnetare e organizatave joqeveritare, anëtare e shoqatave humanitare, e integruar në çështjet fetare në Islam, ligjëruese për tema ndaj fëmijëve me sindroma, madje autore e shumë thënieve, poezive dhe shkrimeve të ndryshme, në shqip, turqisht dhe anglisht, ku pret shumë shpejt shfaqjen në botën e letërsisë me libra të njëpasnjëshëm.
Mëson, jeton dhe vepron në Ferizaj.
LUFTA KUNDER SE KEQES
Vërtetë, jeta njeh të mirën dhe të ligën, njëlloj si profesioni adekuaten dhe joadekuaten, jo rastësisht kanë thënë se shkolla më e mirë është përvoja, andaj nëse një fëmijë skalitet në frymë të pastërt - lideri i tij do të jetë suksesi, askush dhe asgjë tjetër.
Juve shkronjat e mia, që iu dua shumë, që iu lexojë dhe qetësohem, që iu shkruaj dhe çlirohem, e dini, iu kam rrëfyer gjithë çfarë kam jetuar, edhe gëzimin e tepërt, edhe hidhërimin e tepërt, madje iu kam dëftuar gjithë çfarë kam patur në mendje e në zemër... sot, do të flas për atë që po mbizotëron, për të keqen!
Personalisht, me sinçeritetin më të madh, për hirë të së mirës së përgjithëshme, kur dhe ku do, këshillojë:
”Të largohemi nga duhani, alkooli, droga, lojërat e fatit, amoraliteti, punët e liga, veprat ilegale dhe nga të gjitha dukuritë e tjera negative, që shëmtojnë tejet shumë, nga se devijimi i një momenti, për njërën nga këto kënaqësi mashtruese, kushton me një jetë të tërë... kujdes”
E keqe, konsiderohet çdo gjë që dëmton personalitetin dhe shëndetin individual, familjar e shoqëror, e cila luftohet me tërë qenien, pra kërkohet që njerëzoren që ke brenda, si të lindur a të fituar, t’a shfaqësh në fjalët dhe veprat e tua, kështu edhe nëse ishe i mirë që nga fillimi, por edhe nëse më parë ke devijuar dhe tani je penduar, vetëm në këtë mënyrë mund t’a ndalosh paragjykimin që të tjerët t’a bënë, atë të ligë - joadekuat, në këtë formë ti tytë edhe ata t’i bashkohen të mirës së përgjithëshme.
Një luftë e vërtetë, po që është ajo e prindërve për më të mirën e fëmijëve të tyre, natyrisht për të parë çdo brez në piedestalin e sukseseve, duke kultivuar ndershmërinë shekullore të popullit tonë, duke hartuar prespektivë të mirëfilltë për shoqërinë dhe vendin tonë, njëkohësisht duke na dhuruar mburrje e krenari para botës... është ajo e adoleshentëve për të qëndruar larg epsheve dëmprurëse, përjetimi i të cilave të bënë të humbasësh drejtimin e anijes dhe të fundosesh furishëm, aq tiranisht, sa që konsiderohen të rrallë ata që iu shpëtuan këtyre përmbytjeve, kjo sepse është faza pas së cilës vendosen gurë themelet e jetës tënde, ku nuk ka më mirë se këtu të fillosh të ndërtosh mençurisht dhe mjeshtërisht karakterin tënd... është ajo e të moshuarve kundër vetmisë, gjë që thellësisht pret përgjigjjen e zërit të ndërgjegjjes njerëzore, pra nuk mund të ecësh para, pa shikuar mbrapa dhe nëse e kthen kokën pas, atëherë ndeshesh me ata që mundësuan ekzistencën tënde dhe varet nga ti nëse këtë do t’ua servosh si model pasardhësve tu apo jo, sepse ti je pasqyra më e mirë për ta, njëlloj sikur ata që do të jenë për ty, andaj kujdes me hapat që bënë nga që gjurmët e tyre nuk shlyhen dot kurrë... është ajo e të shtrirëve nëpër spitale duke u përballur me sëmundje të ndryshme e të pashërueshme, me ato që zbehin psikikun dhe fizikun e individit, mirëpo nëse shpirti ytë është i pamposhtur, patjetër se asgjë nuk mund të jetë e pamundur, sepse të meditosh është hyjnorja e çdo religjioni, madje edhe atij shkencor, në të cilin, nëse sinçeriteti ka gradën më të lartë, atëherë shpirti ndeshet me dijen dhe ndërdijen, duke pranuar në mënyrën më paqësore ekzistencën e krijuesit absolut, çfarë nënkupton se gjithë çka ka një fund, vetëm se të shpejtë apo të ngadalshëm dhe të mirë apo të ligë - vendosim ne, prandaj edhe na takojnë, ose meritat, ose pasojat!
Çdo gjë e tepërt dhe e kotë, hap dyert e së keqës, për të cilën, në shenjë kritike nga mijëra njerëz janë dhënë dhjetëra libra, shfaqje, romane, filma, etj., nga ku, kuptojmë se sukses të sigurt do të korrësh, atëherë kur së keqës i vendos përball durimin dhe pozitivitetin, sepse jeta ka dëshmuar se herët apo vonë e vërteta gjithnjë del në pah, pra sot apo nesër ajo që është e mirë dhe adekuate, padyshim se do të dominojë.
Jeta, njeh dallgët më madhështore që mund të të shpien drejt errësirës, ajo din të të tmerroj me fuqinë e saj, e cila të takon me sfida dhe stuhi makabre, të cilën e mposht vetëm mosdorëzimi - lufta kundër së keqes!
Balta e tërbon ujin dhe i humbet estetikën, mirëpo kripa e tij e tret çdo gjë që e shklet - bota ka ligj reciprocitetin, andaj bëju të tjerëve atë që do të dëshiroje të ta bënin ata ty.
Laureta Osmani,
Ferizaj-Kosovë.
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire