Ismet TAHIRAJ |
Buqetë poezish nga :
ISMET TAHIRAJ
SHULLËRI
-Tim vëlla të ndjerit Jahiri-
Shullërit i bie
Këmbë deri mbi krye,
Mizat zukasin për rreth
Përroi me tej lazdrohet.
Këmbë deri mbi krye,
Mizat zukasin për rreth
Përroi me tej lazdrohet.
Po kjo ditë ,all ditë
Peng na mbetë.
Peng na mbetë.
Se Lublanica,s’është përroi
As tarifë që i paguhet shtetit.
As tarifë që i paguhet shtetit.
E majta gjithmonë doli e djathtë
Shullërit të ditës i rashë
Trup mbi krye.
Shullërit të ditës i rashë
Trup mbi krye.
Veç arkërmortin ta pashë
Në ëndrra sytë që flakëroni
Flakë ,e verdhë flakë.
Në ëndrra sytë që flakëroni
Flakë ,e verdhë flakë.
Shullërit tash bie shi ....
Një gisht i prisht
Kur ishte në jetë
Sherrine kishte me bisht
Si kometë
Njëmijë zëra i nxirrte
Si në daulle e trumpetë
Nëse unë ishte
Baba i kombit vetë
Po, nën kafkën e tij
Atdhedashuria dhe tradhëtia
Bëheshin lesh e li
Nuk di ndonjëherë
A i shkonte për vjellje
Ndërgjegjja i kishte marrë
Notë të dobët në sjellje
E kur iu sosën rrugët
Kur nuk la derë
Te Shoku, te vëllau
E zuri një ditë shkau
Me plumba e përlau
Se nuk i duhej
Më për detyrë
Me tridhjetë plumba
E shënjoi në fytyrë
Shumë vite mbi supe
Po i rrinin palë
Në prag të derës
Rrinte nëna Salë
Po i rrinin palë
Në prag të derës
Rrinte nëna Salë
Do krisma prej së largu
Kah po ndihen vallë
O Zot , pse po më shtohen
Kaq rrudha në ballë
Kah po ndihen vallë
O Zot , pse po më shtohen
Kaq rrudha në ballë
Kur kam qenë e re
Nuk pata fëmijëri
Gëzim nuk shijova
Veç me fëmijtë e mi
Nuk pata fëmijëri
Gëzim nuk shijova
Veç me fëmijtë e mi
Se shkau te dera
Gjithmonë na qëndroi
Vallë jem ’ tokë e nemur
A Zoti na dënoi ?
Gjithmonë na qëndroi
Vallë jem ’ tokë e nemur
A Zoti na dënoi ?
Seç po dridhen kullat
E frengjitë përmbi
Kobe se ç ’ po sjellin
Këta çetnikët e ri
E frengjitë përmbi
Kobe se ç ’ po sjellin
Këta çetnikët e ri
Por nuk tranden kullat
Qëndron plaka Salë
Gjithë fëmijtë e mi
Kosovë t’ i kam falë
Qëndron plaka Salë
Gjithë fëmijtë e mi
Kosovë t’ i kam falë
Gjëmojnë malet rrethit
Anë e katër anë
Dikush se ç ’ i tha :
, , Largohu moj nënë ! ’ ’
Anë e katër anë
Dikush se ç ’ i tha :
, , Largohu moj nënë ! ’ ’
Po pragun e derës
Nëna Salë ka zënë
Nëna Salë ka zënë
, , Dy ditë jetë n ’ i paça
Shkau një s ’ ma bën ’ ’ .
Shkau një s ’ ma bën ’ ’ .
Ndër gjëmime topash
Se ç ’ u ndi një fjalë
Rrafsh u bë shtëpia
U vra nëna Salë
Se ç ’ u ndi një fjalë
Rrafsh u bë shtëpia
U vra nëna Salë
Rrafsh u bë Prekazi ,
Por s ’ u përkul dot
Bijtë e vet Kosovës
A t 'i Dalin Zot.
Por s ’ u përkul dot
Bijtë e vet Kosovës
A t 'i Dalin Zot.
N Ë NTOR Ë T
Që nga kohë e lashtë
Se ç ' u skuq ky truall
E seq u nxi
Nëpër rrëkej gjaku
E skuqën shqiptarët
Nëpër shkrumb mizorësh
E stërnxinë barbarët
Pak rreze e diell
Pat kjo vatra jonë
Se të pabesët besën
Na shkelën gjithmonë
Që nga kohë e lashtë
Nëpër histori
Sa herë nëpër shekuj
U skuq kjo Arbëri
Se fjala LIRI
Del nga çdo pëllëmbë dheu
Andaj Kruja lindi
Trimin Skënderbeu
Nga foleja e shqipeve
Përzuri tiranin
Evropës së plagosur
Ia ndaloi tufanin
Çdo shkëmb i këtij dheu
U shndërrua n 'bedena
Dhe prapë linden trima
Si Ali Tepelena
Radhë – radhë nëpër shekuj
Nëpër Arbëri
Vijnë nëntorët tjerë
Të kuq e të zi
U ndez flakë Shqipëria
Në një fund nëntori
Kur thellë po rënkonte
I sëmuri nga Bosfori
Se mendjendriturit
Gjithë patën dëshirë
Shqipja dykrenare
Të valonte e lirë
Nga Kuvendi i Vlorës
Jehoi fjalë e PLAKUT
S ’ duron më shqiptari
Robërinë e pragut
Dhe kjo fole shqipesh
Donte të ketë liri
Po korbat e zinj
Iu sulën përmbi
Që ta copëtonin
Që ta asgjësonin
Që ta ndanin e përqanin
Që t’ia humbnin namin e nishanin
Dhe nëntorët tjerë
Rrodhën në histori
Secili më i kuq
Secili më i zi
Se korbat e ligj
Nuk zgjidhnin mënyrë
Trupit të Shqipërisë
T’ i zhvatnin gjymtyrë -
E Europa plakë
- njerkë
Rrinte e bënte sehir
Një kuçedër mizore
E ligë e tinëzare
U lëshua pamëshirshëm
Në trojet shqiptare
Dhe tym i zi i shkoi tokës e qiellit
Seq u ngrysën dhe rrezet e diellit
Dhe lulet u thanë ndër livadhe
Dhe djalli e kuçedra hynë në valle
Sa plagë u çelën në truallin shqiptar
Dhe prapë vazhdonte ta shkelte barbari
Po në zemër të popullit vazhdonte
Për lirinë e vendit të ndizej zjarri .
U shkundën
U trandën Bjeshkët e Kelmendit
Rënkuan Çiçavicës e Sharri
Si ushtimë e nëntokës
Vjen Adem Jashari
Dhe feks një dritë me rreze të reja
Mbi çdo kënd të Dardanisë
Shqiptari Zot në truallin e vet
Grima bëri prangat e robërisë
Sot është dita më e lumtur e jetës sime, unë kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi në (BARDH MAGIC), i shkrova në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ai më dha botën e tij dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo më solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë (MAGJISË E BARDHË), kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
RépondreSupprimer* Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
* Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
* Nëse doni të ktheheni me të dashurin tuaj.
* Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
* Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
* Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
ai do t'ju ndihmojë menjëherë.
Email: findritualforlife@gmail.com
+3550685677099
+2349046229159