Abide Gashi |
NË VETMINË TËNDE
Mos u mërzitë,
në vetminë tënde,
S' e rreth teje,
ngrohë një diell,
U falë ngjyra,
luleve në kopshte,
Që dora jote ,
me kujdes i ka mbjellë!
Ato lule, pranverën ,
kan për ta sjellë,
Me të gëzuar,
me fushat e blerta,
Reth më rreth ,
me zambakët qelë,
Vetmia duke u harruar,
pas krahëve, n' skutat e errëta!
Do t' dalësh përtej,
mureve të gurta,
Të shijosh ëmbël,
këngen e jetës,
Në gjallëri do t' këthesh ,
ndjenjat e ngurta,
Dhe do t' udhtosh,
drejt s' vërtetës!
Mbajë vetën fortë,
mos u jepë asnjëherë,
Sa do gurë,
të rrokullisen nga bregu në pritë,
Nuk e ndalin udhtimin tënd,
hapen shtigjet dhe secila derë,
Ku e gjenë paqen,
dhe jeton çastet veq dritë!
13 Janar 2021, Mitrovicë
ZGJATMA DORËN
Sa herë të rrëmbejnë,
stuhishëm dallgët e jetës
Mbështete kokën,
në gjoksin tim,
Ngushllohu ,
me ngrohtësinë e zemrës,
Që për ty rrahë ,
me tik-take pa pushim!
Kur t' a shtrojnë ,
udhën me xhemba,
Dhe kur qielli ,
të mbulohet me retë gri,
Më thirrë të vrapoj ,
pranë teje bijë e ëmbla,
Shpejt do t' jem me ty,
pa një pa dy!
Dhe kur zemrës tënde,
shpërthen ndonjë vullkan,
Zgjatma dorën ,
për të tërhequr mbrapa,
T' a shtërngoj ,
me gjithë fuqinë që kam,
Të nxjerrë nën hijen ,
e pemës ku s' të djegë vapa!
Shpirtit tënd ,
furishëm kur bie shiu ,
Në sytë e mi,
do të shohësh diellin,
Prehërin tim bëje jastak,
mbështetë kokën edhe shtrihu,
Gjerësa retë e dendura,
e braktisin qiellin!
Mos pritë stinën e vonë,
kur zbardhët floku me borën,
Të kuptosh veq atëherë,
kur ta ndryshojnë vijat ballin,
S' e duhej fortë ,
t' ma shtërngoje dorën,
Me ngashërim mos të qashë,
që e fshehe prej nënes hallin!
Mos ngurro moj bijë,
kapma dorën fort,
S' e dora e nënes ,
nuk të tradhton kurrë,
Dashuria e saj s'matet,
me asgjë në botë
Djegët për ty bijë e bukur,
si eshkël në furrë!
5 janar 2021, Mitrovicë
PA TY O NËNË
Sa herë vinë festat,
pa ty o nënë,
Ndjehëm aq keq,
malli më mbytë,
Brengat shpirtit,
të qetë s' më lënë,
Për rreth meje mbretron ,
një ambient i zymtë!
Dashurinë tënde,
s' e takoj te askush dot,
Si një thesar e ruaj ,
brenda kujtimeve,
Imazhi ytë si një engjull ,
me virtyte plotë,
Më çfaqet ,
mbrëmjeve dhe agimeve!
Edhe pse zemra është e plotë ,
me motra dhe vllezër,
Nipa dhe mbesa,
fëmijë plotë,
Ajo kërkon në dhomë ,
një ngrohtësi tjetër,
Praninë tënde ,
që më mbante shumë ngrohtë!
Seq më ka kapluar,
një nostalgji,
Këtë ditë t' fundvitit ,
më zhuritë ky mallë
N' mes njerëzve,
ndjehëm në vetmi,
Ah! O nënë,
sa do t' doja të ishe gjallë!
Mitrovicë,31 dhjetor 2020
MELODI SHPIRTI
Shoqërohem me lulet ,
dhe me penën,
Duke e freskuar shpirtin ,
dhe me një pije,
Ulur në divan,
duke e soditë diellin dhe hënen,
Dhe thurë vargje të arta,
kur mbijnë fije - fije!
Janë melodi shpirti ,
që e gjejë paqen dhe qetsinë,
Kur i renditë ,
me rreshta nëpër fletë,
Për lexuesit i radhisë,
biblotekës në vitrinë,
Letërsisë, çdo herë,
i falin art dhe i japin jetë!
Ngjajnë në tinguj ,
me një ton melodik,
Janë të dlira,
sikurse bardhësia e shpirtit,
Kan një karakter ,
njerëzor epiko- lirik,
I shkruaj ,për çdo ditë,
stinëve të vitit!!
Pa vargje dhe poezi,
s' e dua jetën,
Kur zgjohem agimeve,
dhe mbrëmjeve kur fle,
Menyja e artë, që e ushqej
shpirtin dhe zemrën,
Nuk do t' i lë kurrë,
vetëm nëse vargu më lë!
22 dhjetor 2020, Mitrovicë
PEMA E JETËS
U rrit aq bukur,
pema e jetës sime,
duke e lartësuar majen,
në kërkim të diellit,
Degët e saj,
plotë me blerime,
Çdo ditë e më shumë,
i afrohen qiellit!
Gjithmonë e ujita ,
me dashurinë e zemrës,
Duke e ushqyer ,
me shpresat pafund,
Lulet ia pikturova,
me ëndrrat e jetës,
Nuk e thyejnë erërat ,
as furtuna s' e tundë!
Gjashtëdhjetë dimra ,
nuk ia shkulen gjethet,
Po aq vera me vapë,
nuk e shkrumbuan,
Vjeshtave të shumëta,
nuk ua pat frikën,
Pranverave merrëte frymë ,
dhe degët i bleruan!
Për çdo ditë ,
na falë fruta të freskta,
Kur i shijojnë njerëzia,
dhurojnë ëmbëlsi,
Nuk i humbë,
asnjëherë fare shpresa,
S' e do t' gjej paqen,
dhe do t' pushoj në qetësi!
19 dhjetor 2020,Mitrovicë
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire