dimanche 3 janvier 2021

Laureta Osmani - Lufta kundër së keqës!

Laureta Osmani

  ( Poetja Laureta Osmani - Emer i ri në letërsinë shqipe )

  Vërtetë, jeta njeh të mirën e të ligën, të djeshmen e të nesërmen, të këndshmen e të hidhurën, njëlloj sikur se njeriu nderimin e nënçmimin apo profesioni të duhurën e të gabueshmën - i gjithë ky rrugëtim është një pasqyrë, e cila ka vetëm një adresë, "fryma, që skalit deneciet e shpirtit".

  Juve, shkronjat e mia, që ju dua shumë, ju lexoj e qetësohem, ju shkruaj e çlirohem; ju kam rrëfyer dhjetëra ditë e netë nga jeta ime; personazhe të përjetimeve që fati kishte shkruar për mua; ngjarje që më privuan kaherë nga ato, të cilat mendje ime i konsideronte si të domosdodhme, ndërsa zemra veç ishte e bindur se duhej të realizoheshin; sa fjalët e fjalitë, sa esetë e poezitë, sa përshkrimet e viganizmit magjepës të magjimit në agime e muzgje; pra, ju kam dëftuar gjithë ç'pata në brendësinë time, sa të vobekët, aq të fuqishme, sa të njomë, aq të etur... Sot, do të flasim pak më ndryshe, jo sepse unë jam ashtu e kështu, jo sepse unë di atë e këtë, por sepse dua t'i shoh sa më mirë të gjithë ata që flasin shqip mbi çdo pëllëmbë toke të Zotit - për luftën kundër së keqes! 

   Nuk ju flas fëmijëve as adoleshentëve, nuk ju flas të rriturëve as të moshuarëve, nuk ju drejtohem të ndarë në gjini e etni, nuk ju këshillojë të ndarë në qëndrime e besime, ju flas nga thellësia e ndërgjegjjes sime, të gjithë atyre që e duan jetën, mirëqenien e përgjithëshme dhe përparimin e përndritjen; neve, e dim, e kemi lexuar dhe e kemi dëgjuar, e kemi hasur dhe e kemi kuptuar, se veset jo të mira janë të dëmshme jo vetëm për shëndetin, por edhe për fizikun e psikikun, edhe për humanen e idealet, edhe për përkufizimin e asaj që do të doje të ishte e patjetërsueshme, nga që ti deshe apo nuk deshe, të tjerët nuk do të të pranojnë të atillë; ndaj, duhet të ndeshemi me stopimin e përndjekjes e asaj që na përjashton nga vetvetja dhe nga të tjerët, se një mendim apo qëndrim ndryshe natyrisht që do të paragjykohet e gjykohet, por kur të tilla gjëra fillojnë e bëhen një rutinë që okupojnë qenien tënde, atëherë gabimet sa shkojnë e rriten, ti sa shkon e thellohesh, personaliteti ytë sa shkon e tretet, e përsëris - stopohu nga përndjekja e veseve, e atyre veseve që janë modë, mirëpo që në thelb dëmtojnë e degjenerojnë, e atyre veseve që janë aktuale, mirëpo që në esencë të bëjnë të shklitesh nga e dobishmja. Tani, ke të drejtë të më thuash, se - përse po flas kaq ashpër ose përse jam kaq kundër? - i dashur lexues, a nuk je shikuar ndonjëherë në pasqyre e të flasësh me veten, sa i mirë dhe sa i çiltër je, sa shumë mund të dhurosh nga vetja jote, sa shumë mund të kontribuosh në ndryshimin e vetes karshi botës, në ndryshimin e rrethanave karshi të tjerëve, në ndryshimin e botës në të cilën ti frymon...?!... 

  Një luftë e vërtetë është ajo e prindërve që dielli të lëshoi rrezet e para mbi pasardhësit e tyre; ajo e fëmijëve se cili do t'i doj e respektoj më shumë gjyshërit; ajo e adoleshentëve për të qëndruar larg ngjizjes me epshin; ajo e të rriturëve për t'i ikur fazës së duhanit e alkoolit, drogës e amoralitetit, problemeve e thashethemeve; ajo e të moshuarëve kundër vetmisë, të cilët pa rreshtur kërkojnë njerëz e libra; ajo e të mbyllurëve në burgje, që të jenë bashkë me familjet e tyre në festat e ndryshme familjare, fetare, kombëtare e universale; ajo e të shtrirëve në spitale kundër sëmundjeve të pashërueshme, që lëngojnë me javë e muaj, të cilët i shikojnë diellin e hënën, borën e shiun, por nuk i shijojnë... - po triumfi i kësaj lufte si arrihet? - ajo se çfarë ne mendojmë e flasim, ajo se si ne sillemi e veprojmë, tregojnë se kush jemi ne, ç'duam e ç'na pret, apo jo...?!... kështu, sepse është vetëm një mënyrë për të qenë në piedestalin e sukseve të dëshiruara - POZITIVITETI. 

Të dashur njerëz, që tani po ndani kohë nga koha juaj e jetë nga jeta juaj; e kemi përjetuar sejcili nga ne se kaherë sa do që mundohesh të ndryshoh dikë apo diçka është thuajse e pamundur, ndaj ndalu e medito, qetësohu e mendo... e sheh, mos u lodh kot... ti - mundohu të nxjerrësh pozitiven e atij/asaj, të njëjtën merre dhe servoje para të tjerëve, s'ke nevojë të brengosesh sepse me përqafimin e të mirësisë, e keqja do t'a kuptoj se është e padëshirueshme dhe gradualisht largohet vetvetiu. Dua të të them, mos tento të ndryshosh botën, ndrysho veten. Mendo e vepro mirë. Fol e sillu mirë. Njihu me njerëzoren. Bëjë shoqëri me pozitivitetin. Gjithçka do të rregullohet. Jam e bindur se një ditë çdo gjë do bie në vendin e vet, por pa durim nuk ka gjë, kurrësesi, po s'pate miqësi me të, nuk ke bërë e as s'ke për të bërë asgjë, mbaje afër vetes gjithnjë! 

  Mjetet ushtarake mund të jenë të kobshme e të bollshme, mirëpo ato nuk rrënojnë të keqen edhe sikur të shkrepin aq sa malet të bëhen hi e oqeanet bojë shkrimi... durim e pozitivitet - do t'ia dalësh mbanë, nga se balta e tërbon ujin dhe i humbet estetikën, por kripa e tij prap tret çdo gjë që e shklet.  

          Për fund, parafrazojmë: "Shkallët shërbejnë njëlloj, si për t'i ngjitur mbi pullaz e si për t'u lëshuar në bodrum, gjithçka mvaret nga ti..." 


Laureta Osmani

2 janar 2021, Pasdite, Ferizaj

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire