samedi 2 avril 2016

VARGJE PER NËNËN NGA SHEREMET PROKSHI

SheremetPROKSHI



Sheremet PROKSHI


KA MBI TRIDHJETË VITE ME VIJNÊ FJALËT E NËNËS

Ka mbi tridhjetë vite
Më vijnë fjalë të nënës
Edhe kur është vrërët
Shtatë palë qiej blerojnë,
Zërat kumbojnë çiltër
Të kthjellët, të ëmbël
Nëpër stinë motmoti
Zemrën ma forcojnë.
Vijnë e rrallëherë ndalen
Në ulnajë livadhi
Se mund ti merr uji
Balta s’iu lë fije,
Por i ngjiten bregut
Hyjnë në kopsht oborri
I gjejnë fillet tona
N’djep trashegimie.
Dhe sa vete koha
Atje shtrij kujtimet,
Në dhomën e pritjes
Rrijmë tok me ty nënë,
Ulemi së bashku
Qajmë hallet e jetës
Bora pasuri më
Si na kishte zënë.
Si ngrinte çdo gjë
Netëve të ftohta
E se ndalnim zjarrin
Deri në agim,
Krisnin Nga SI prerjeve
Lisat në zabele,
Dimra të trishtueshëm
N’kalendarin tim.
Vallë, kush niste rrugën
Në ag të mëngjesit,
Kur shkonim në shkollë
kush e çante borën?!
Po kush tjetër kush
Përveç një pishtari
Në çdo mot t’vështirë
Ai na zgjaste dorën!...
Madje ku e gjenim
Atë dozë optimizmi,
Atë forcë çelikosur
Nën kulm varfërie?!...
Ishe ti nënëloke
Që n’tru na kodove
Të ndjekim çdo hap
Për shkollim e dije.
Shkonim të buzëqeshur
Uleshim në banka
Nxirrnim një fletore
E një abetare,
Sa e madhërishme
Për ne ishte shkolla,
Ato klasë të vogla
Me nga një dritare.

 ° ° °
Nëna numëronte
Ditët që po vinin
E çka vjen nga lart 
Thoshte, s’bën t’merzitesh,
Thoshte kur vjen marsi
Agu zbardhë më herët,
E në vrap lendinash
Më shpejt zë e rritesh.
Ikte stinë e egër
Diku përtej malesh
Pranverën e bukur
Shpeztë e lajmëronin,
Dhjetra fëmijë fshati
Veshur me të linta
Dilnim në Fushë Mollë
Me qengja lodronim.
E harronim dimrin
Akullin e borën,
Po shpesh me ndërskamca
Na lidhte pushteti,
Vinin të përjargur
Nëpër çdo shtëpi,
Merrnin pula, vjeta
Në, Miell të e fëmijët Kryp.
Pranvera e hershme
Fliste me punëtorin,
E çfarë mund të bënim
Ne si krahë t’shtëpisë?!
Tre nëse çilimij
Dy pak më të rritur
Me nënën fillonim
Punë të bujqësisë.
Shikimin e shtrinim
Nga një breg në tjetrin,
Syrit ia shpërfaqnim
Hapsirën në arë,
Njëri ndiçte pllugun
Brazdave të gjata
Tjetri nga një kovë
Merrte hudhte farë.
Hë, çfarë mendon Rea,
Na thuaj punë e mbarë?!...
Fol moj e uruar
Zonjë plleshmërie!...
E kemi mbjellë misrin
Perëndeshë e tokës,
Tash flet zemra jote
Hyjneshë bujqësie.
(Vazhdon)
*REA, nëna e Zeusit pellazg. Perëndeshë e plleshmërisë së tokës dhe e bujqësisë.


Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire