dimanche 19 juillet 2020

Selvije Kadriu - Buqetë poetike

Selvije Kadriu

Selvije Kadriu

SHIU I MËNGJESIT

Të ka rënë të shohësh shi në mëngjes
E dielli të marrë me vete
Kur si dihet asgjësë fundi

Sytë më janë fshehur pastaj dritaret
Kanë lënë gjysëmhije në dritë
Dhe prapë sy më sy
Kemi përcjellë kalimin e dashurisë 
Tërë natën

Shi në të njëjtën kohë
Porsi shiu i mëngjesit


NË BOTËN TIME

Se si më don ti mua,
Beson në mua
Kërkon ta vazhdoj ëndrrën time
I kërkon vargjet e mija plot lumturi
E unë i ruaj ato në heshtjen time
Të trazuar,
Nuk dua ti ndaj
E ato ndahen pa dashje
Herë të mira, të këndshme
Herë të këqija, të hidhura
Se si s'mundem ti bëj bashkë
Se trazohen nga njëra tjetra
Ndoshta një ditë kur harresa të mbretëroj
Vallja e tyre do të kaploj edhe qiellin
Por, të lutem motërz e dashur
Mos ndjej dhembje derisa i lexon
Se unë do të jem në botën time
Të cilën moti e njoha

IKE

Të pashë mbas shumë kohësh
Edhe pse nuk doja
Kujtime të ëmbla
Të rinisë plot jetë
Sërish u kthyen te unë
Qetësia e pakuptimtë
E shoqes sime të dashur
Buzëqeshja e saj plot jetë
Më dolën para
Se si dhembja ma shtërngoi
Zemrën fort
E adhurova dashurinë e saj
Ndaj teje
Emrin kur ta thërriste
Se si i buzëqeshte fytyra
E si mos të qaj
Shoqja ime e dashur
Kur ata që u dashuruan aq shumë
Jeta i ndau
Ti ike në kopshtin plot lule
E shoku im ec rrugëve pa kuptim
Ndoshta ti ike
Se nuk doje të shihje
Ata që u deshtën
Jetojnë nën një qiell
E nuk janë kujtimi yt plot adhurim


KTHEHU NGA UNË

Si ta marrë dhimbjen tënde,
Si ta largoj përgjithmonë,
Si ta marrë frikën tënde,
T'ia humbi kuptimin,
Tregom jeta ime,
Ku isha gabim?
Apo ata ishin më të fortë se unë?
Dua të them: Mos ki frikë,
Asaj tashmë i humbi kuptimi.
Ti je pjesë e imja e pa ndashme,
Dua të më besosh mua,
Ku dhimbja dhe frika
S'kanë vend.
Të lutem kthehu nga unë,
Shiqo në dritën e syve të mi,
Të shohësh veten tënde,
Duke lozur i lumtur
Në botën time pa djaj,
Pa njerëz të këqij.
Të lutem, kthehu nga unë,
Dhe kuptoje përgjithmonë,
Se jeta është e jotja,
Askush s'mund ta marrë,
Atë që unë ta dhurova ty


ISHE TI...

Nuk do të pyes ku je
Nuk do të pyes ku ishe,
Më mjafton një dridhje e vogël,
E zemra më rrah fort.
Buzëqeshja në fytyrë
Më vjen pa dashje...
Tash e kuptoj se
Ajo që më mungonte më shumë,
Ishe Ti,
Ti që vjen në ëndrrat e mia
Ngadalë,
Më merr në përqafim
E zemra më ndal...
Duart e tua të rrëshqasin mbi mua,
E në sytë e tu plot dashuri.
Puthjet e tua më këpusin këmbët,
E zemra më rreh si e çmendur
Nuk dua asgjë nga ti,
Të lutem zgjohu nga ëndrrat!
Më shiko me ata sy,
E më thuaj njëherë
Se kjo ditë është vetëm e jona,
E ndoshta nesër
Sytë e mi nuk do të shohin ty,
Ata sytë e tu plot dëshirë...

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire