samedi 25 juillet 2020

Fitore Haklaj - Buqetë poetike

KUR TA KTHEVA SHPINËN KOSOVË
Fitore Haklaj

( Këngëtarit,Dervish Shaqes)

Sa herë erdha e shkova Kosovē
Emrin tënd kurrë nuk e harrova 
E shënova në zemrën time 
Mbeti aty më gjithë ato kujtime 

E ruaj si flori aty diku në shtëpi
Të shtërngoj fort kur mundem 
Atëherë kur kam shumë të ftohtë
Mërzitem kur nuk mund të të shof

Kur jam pa gjumë mendja më fluturon 
Duart e tua i dua, për të më shtërnguar
Mbi supet e mija dua të ndjej ngrotësi
Dhembjen nga brenda, dua të ma shkrish

Veç një fjalë të bukur kur ma thua 
Sa shumë atëherë jetën e dua
Edhe lotin qe e pata gati ta derdhi
Fjalën e shtërngoj dhe për ty e hedhi

Më prit se po vie me përkushtim 
Sërish kthehem e lirë në vendin tim
T'i shikoj sytë e bukur më plotë mallë
A s'më thua të të puthi lart në ballë.


Ç'LULE U BËRE ERNA

Flakës së diellit për ty Erna i bëja ballë
Të vura mes luleve të kopshtit tim
Ti zgjodhe aromën e trëndafilit të bardhë
U rrite duke të ujitur sikur të ishe përrallë
Flakës së diellit për ty Erna i bëja ballë

Sa më bënim të lumtur sytë e Ernes
Të doja shumë sikur një lule të verës
Toka askë nuk e deshti më shumë se ty
Sot lulja më e dashur më je ti

Unë dua ta mallkoj edhe tokën 
Pse të mori ty në lule të rinisë
S'dua më të besoj as fytyrën e perëndisë
Kur ma mori lulen më të bukur të lirisë

Gjaku yt nuk do të thahet kurrë
Shpirti yt mbetet në zemrat tona
Në çdo kohë e në çdo çast
Engjjëlli ynë jeton në këngët tona

Ti jeton në çdo shtëpi
Nuk largohesh nga asnjë zemër
Neve na sjell vetëm qetësi
Emri yt është shndërrue në hyjri

Bashkë më yje na udhëzon 
Ti nga larg askënd nuk e harron 
Na e zgjidh rrugët që na drejtojnë 
Bashkë më ty lule ne do të jetojmë

Ata sy plot dashuri 
Kur të shikoj në fotografi 
Për çdo ditë të përshëndes 
Ty të qoftë ai dhe i lehtë.


TOKA IME

Kur këndoj këngën e nënës
Një zë në vesh më qetëson
Harroj ditën e se kujtoj natën 
Zërin tënd kur e dëgjoj

Sa shumë vite u mallkova
Pse nga prindërit u largova
Në shpirt më djegu gurbeti i zi
Çdo ditë në mendje e më lot në sy

Nuk ka gjë që e shuan këtë mallë
Vetëm dita kur ju puthë në ballë
Dorën time kur ma ledhatoni
E në sy kur më shikoni

Më duket që me vite nuk ju takova
As aromën nuk ja dëgjova
Kurrë nuk ngopëm të ju shikoj
Ato fytyra nuk dua t'i harroj

Mallë për tokën mallë për gurin
Nuk e harroj kurrë as flamurin 
Aty ku mësova gjuhën e nënës
U rrita më nder e më plotë vlerë

Toka ime të kam flakë
Ti në shpirt që më kallë
Nuk do të ndalet kurrë ky zjarr
Deri në ditën kur vi në varr.


E MBYLLUR

Sa herë m'u mbylle ti derë në faqe
M'u desh të kthehem andej kah erdha
Kur u mbylle para syve pa mëshirë
Më dridhej trupi e m'u ndalte një dritë

Shumë herë kam pytur, pse vetëm mua
Më ndalët në fyt ajo kafëshore
Sa dhembje kur zi të bëhet përpara
Të kthehesh mbrapa nuk ke rrugëdalje

Mora frymë thellë sa herë që u mbylle
Që mos të ndjëj dhembje tē fortë
As hapin nga frika nuk e bëra më
Veç mos të marrë edhe një derë në faqe

Nuk fiton asgjë kur të mbyllët dera 
Nga ana tjetër gjindet vetëm dritarija
Katër mure që ngushtohen për ditë
Çelu derë e shkretë mos më mbaj mbyllë

Nëse ti rrinë mbyllur deri në mëngjes
Do t'i hapi dritaret e të bëhem shqiponjë
Guximin e marrë një herë e përgjithmonë
Të fluturoj e s'ndalëm pa bërë jehonë

T'i kaloj fushat e t'i kaloj malet
Të shkoj të Bani e të vij të ju o vëllëzër
Për ju motra malli më përvëloj
Nëna ime e dashur dua të ju përqafoj

Aty në vendin tim nuk ka dyer të mbyllura
Dritaret e babait gjithë rrinë të hapura
Sa bukur që ndjehem kur vij në shtëpi
S'dua të largohëm, dua të rri vëtëm aty.


Dua të behëm det pa kufi ku fundin e ka në qiell
T'i pranoj ato valë mbi supet e mija


MË DHEMB UDHA E MËRGIMIT

Dua të behëm det pa kufi ku fundin e ka në qiell
T'i pranoj ato valë mbi supet e mija

Valë, më dërgoni aty ku shpirti im dëshiron

Kur u nisa për këtë rrugë të gjatë
Desha të largohem nga gabimet e mija 
Sa më shumë ecja e largohësha larg
I shikova vendet ku i kaluam bashkë

Binte borë ato ditë e s'u ndala kurrë
Nganjëherë e ndeza zjarrin të mos ngrihem krejt
Mendova të shoh nga deti ashtu si në pasqyrë
Afër atyre dritave të vogla që dukeshin aq larg

Por isha e lumtur vetëm për të parë
Edhe për një moment nëse ishte e mundur
Të çmallëm me ty edhe pse është e pa mundur
Desha vetëm t'i puthi sytë në ballë

Gjatë këtyre viteve sa shumë ndryshova 
Rrudhat në faqe më filluan ngadalë

Kaluan shumë vite e ditë të tëra
Sa kam dashtë të takoj për një çast

Nuk ekziston asnjë ditë që nuk më kujtohesh ti
Vetëm perënditë e dinë sa të dua ty

Deshta të gjej më shumë përgjigjie 
Tani s'mund të bëj asgjë kur je larg

Kisha pas dëshirë të të them sa të dua
Edhe pse këtë e dini shumë mirë
Ti mbreti i jetës babi im.


Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire