vendredi 1 mars 2013

I kujtojmë dëshmorët: Arsim Bali Gashi

PESHA E FJALËS
Arsim (Bali) Gashi



Agim Gashi - Drenica








NË PËRKUJTIM DËSHMORIT  -  ARSIM (BALI) GASHI
Nga Agim Gashi – Drenica

Arsim Gashi u lind më 15.06.1968 në Kryshec të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në Polac, kurse të mesmen në Skenderaj. Ka diplomuar në afat në Fakultetin Teknik- Dega e Maqinerisë në Prishtinë, duke marrë kështu titullin inxhinier i maqinerisë.
Arsimi rrjedh nga një familje me traditë patriotike. Kjo traditë fillon që nga katragjyshi, Salih.B.Gashi, i cili se bashku më vëllanë Ajet.B.Gashi ishin luftëtarë të Shaban Polluzhës. Këtë rrugë e ndoqi edhe djali i Salihut, Ferizi.
Babai i Arsimit, Bali Gashi ishte profesor i gjuhës dhe letërsisë shqiptare në shkollën e mesme – gjimnazin në Skenderaj dhe njëri ndër profesorët e parë të Drenicës. Ai nëpër gjeneratat që kishin kaluar nëpër bankat e shkollës ku ai punonte i kishte frymëzuar me patriotizm dhe atdhedashuri, për çka gëzonte dhe ende gëzon respekt të veçantë në këtë anë. Për fat të keq, Baliu vdiq shumë i ri nga një sëmundje e shkurtër dhe e rendë. Barra i bie gruas dhe vëllëzërve të tij që t’i rrisin fëmijët dhe t’i edukonin në rrugën që e kishte lën amanet Baliu.
Arsimi ishte shumë i vogël, por fal traditës familjare u edukua në frymën e të parve te tij. Ai ishte një djalë shumë i dashur, për ata qe e kanë njohur, i formuar, i edukuar dhe shumë i qetë. Si nxënës i shkollës se mesme merr pjesë në shumë demonstrata kundër pushtuesit të egër serb.
Drenica dhe e gjithë Kosova po kallej flakë. Arsimi u rreshtua në anën e bijve dhe bijave më të mira të kombit për çlirimin e atdheut nga hordhitë sllave. Ai së bashku me bashkëfshatarët e tij formuan një njësit për mbrojtjen e bashkëfshatarëve dhe popullatës që duke ikur nga terroti serb ishin strehuar afë malit Deviç. Granatimet dhe sulmet serbe sa vinin e shtohesh. Armata terrorist dhe paramilitarët u tërbuan edhe më shumë pasi që forcat ajrore të NATO-s po i bombardonin pozicionet e tyre. Ata, këtë tërbim,  në pamundësi për ta shfryrë mbi NATO-n, po shfryheshin mbi popullatën e pambrojtur.
Pranvera e vitit 1999, sikur po vinte si më zor dhe pak e vonuar. Arsimi si i ri që ishte po shpresonte qe i erdhi fundi i Serbisë gjakpirëse dhe po krijonte edhe ëndrrat dhe dëshirat e ti. Ai mezi priste që në paqe Kosovës t’i shërbente edhe me dijen që e kishte zënë gjatë shkollimit. Por, fatkeqësisht, këto ëndrra shuhen me 27.03.1999. Ai në mbrojtje te popullatës, me armë në dorë bie heroikisht duke iu bashkuar shumë heronjve dhe dëshmorve të Kosovës Martire. Emri dhe vepra e Arsimit do të përcillet brez pas brezi duke u bërë frymëzim për brezat që vijnë.
LAVDI  DËSHMORIT, Arsim (Bali) Gashi

Autori Agim Gashi – Drenica ka shkruar edhe një këngë për dëshmorin Arsim Bali Gashi. Ne në vazhdim po sjellim tekstin e këngës si dhe këngën, të kënduar nga rapsodi, Gëzim Kodraliu, të realizuar dhe përpunuar në studion e radios “Zëri i Mitrovicës”


DËSHMORIT ARSIM (BALI) GASHI

(Tekst kënge)

Moj Drenicë djepi i trimërisë
shumë e bijtë ia dhe Lirisë,
shumë heroj e shumë dëshmorë
- që lirisë iu bën dasmorë.

Në Kryshec-në zemrën tane
lindi një djelë i kësaj ane,
krisi pushka dhe kallashi
n’jetë kur erdhi Arsim Gashi.

Baba i tij përparimtar
në arsim ishte pishtar,
qysh se i vogêl si fëmijë
mbet Arsimi pa babë të ti’.

Pak pa vdekë Baliu kish folë
mos m’i leni fëmij’t pa shkollë,
mos ke gajle gruja i kish thanë
do t’iu bahem babë e nanë.

U rritë Arsimi porsi bredh
më libra n’dorë për çdo herë,
shumê i dashur për komb t’vetin
n’afat kereu dhe fakultetin.

Dridhët toka-kallën shpija
erdhën bajlozat nga Serbia,
Arsim gashi nuk kish pritë
n’fshat formonte një njësit.

Për çdo herë më armë n’ball
popullatës ndihëm me i ardhë,
kallët qielli – toka digjët
Arsim Gashi nuk tërhiqet.
99-tën një ditë marsi
dëshmor ra Arsim Gashi,
ra në lulën e rinisë
me iu ba xherdan Lirisë.

Nanë e dashur qëndro krenare
për kët djalë Lirisë që ia fale,
sa t’jetë shkolla e edukimi
kurr për jetë s’harrohet Arsimi.








Dibran Idriz Gashi


SAKRIFIKIMI NJERZOR

(Inxhinierit, Arsim Bali Gashi)



U linde nga babai i arsimuar,
profesori Bali Idriz Gashi, i ndjerë,
... Arsim ta vunë emrin, u arsimove,
djal i urtë, sa njerzor u edukove.

Kush mund ta kalonte me mirësi
normen tënde njerzore, hyjnore
aftsinë tënde intelegjente, mendore
shenjëtrinë, botën do t'fitonte prore.

Që i vogël mbete pa baba, të la.
Ndjeve së ndaluri ledhatimin
dashurinë, afërsinë, dlirsinë atërore,
t'përjetuarit e ndjesive jetike
të pamjaftueshme prindërore,
me gjithë përkujdesjën e nënës Hajri, fisnike.

I urtë n'përpikmëri deri n'shenjtëri,
të kulturës, njerzores të mishruar,
ishim krenar me ty, n'vijimësi,
me përkushtim punën vazhdove,
dituri për t'absorbuar e rrezatuar.

Liria njerzore, liria kombëtare,
kur t'u rrezikuan tmerrsisht,
ti shpertheve ndjenjat kulmore,
për të drejtat, pavarësinë e atdheut tënd,
nga sundimet barbarare shekullore.

Tradhtove njerzoren shenjëtrore,
radhëve të luftës çlirimtare ju bashkove,
për bërjen e shtetit që ëndërrove,
nga shembulli i Legjendarit Adem Jashari.

N'priten e armikut barbar re deshmor,
për lirinë, idealin njerzor u bëre theror.
Gjithçka sakrifikove, më të shtrenjëtën rrezikove,
vetëm që populli yt të çlirohej përgjithmonë,
nga egërsirat barbare karpatiane,
prandaj, gjakun derdhe, e dhurove.

Njerzoren, më t'shenjëtën sakrifikove,
n'përjetësi veprën tënde modelove.
Shembull i brezave vepra jote madhore,
Të respektojmë, përgjithnjë t'adhurojmë,
flijimin tënd do ta nderojmë, prore.

Dibran Idriz Gashi

01 mars 2013
Drenas

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire