PESHA E FJALËS Myrvete Mehmeti |
Myrvete Mehmeti
VRA QË VRET
Thellë si det i vdekur?!
Krim. Eshka me urorin,
djallëzuar kthetra mbërthyer
damarëve hekur, ngujim!
; ngopje;
vra që vret ndërsa vetëvritet
frikës etje, kur uria bishë
dogja në skarë burgu,
hëna përball
presës së verdhët
syri të Simonidës
që shkëlqen e shuhet.
E këndi largët… Portretizim,
çast i hirtë huazuar ditës së shenjtorit, diku…
Oh, e Pa njohura të panë dje
syprinë qetë, te buzë e qeshur
E TI KUSH JE
Mulliri i Vjetër nuk është më
të rikthej ëndrrat rinore.
Shurdhër bashkohet zhaurima e tij
me valët e lumit Bardh.
Gjysma e mallit mërguar,
ecën e ecën e s’ndalon urës pafund…
Lindi diell një ditë mbi Kodrën e Lisit,
e luginës së Ibrit ç’më enden në hije
Kodra vullkanike e Zveçanit, e Sokolit
dhe malit Majdan. Me Kodrën e Shkemzetit,
Zmiqit e Gërmovës përballen si vëllezër me trima
krahë më krahë u rri e shtata ngrehin
përputhi rrënjët me kulmin Ajfel
deri te Zot i zotërave.
E ti kush je.. nga vjen.. brigjeve ilirike tona
Liria s’është kullë të shembet!
SHTATË BJESHKËVE
Paska shkelur! – mërmëriti lokja
shkrin plumb mbi zjarr!
Po tashmë kishte ecur mbrëmja
gjysmën e hijes madhe, edhe ajo…
Padukshëm zvarrën jelet atkina
dhëmbin në grusht eshkët prej liri!
Mbi shpinë hëna lëshon flokët shkujdesur
dhe ngroh nën diej të vegjël shtegun e lotit.
Natës flaka jelesh nuk i del prej vetmisë
pikon lum ndërmjet gishtash.
Fill pastaj zë të gdhijë shtatë bjeshkëve,
britmë aurorat e blerta:
Lëri sytë se duhen!
PASQYRË
Aty rri!
Tërsia e një kohe…
Rrugë që hahesh në sy,
..edhe ti përtej. E veç një hap
mbi prag liqenin e xhamët ndërmjet lotësh.
E veç një dorëz teke ndërmjet unë.
Penel linjash mbi fije shtrira lodhur…
rëna thinjur mbi shpatulla.
Eshtë kaq e ulët ti jap një njeri
atij floku që kercëllen nën brushë.
I imi apo i yti?!- e sikur paska rëndësi
në rri dallimi, këtej apo përtej!
Pjek pëllëmbet e ftohta
përputhëtave shuplaka
dhe s’të përshpirt më.
Akrepi në vage përplitet qortueshëm
në mes, e s’këputet si një gisht tregues:
- Koha, s’ka vena për tu prerë
veshur gjak të huaj.
Ti aty rri – pritur,
hyjnore a e … Prapë s’ka rëndësi.
Të mbaj njerzisht… Dhe të kam!
- tërsi që hahesh ngadalë
të kthej pasqyrën
në agulli të bardh’!
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire