PESHA E FJALËS Gëzim Algjiraj |
Gëzim Algjiraj
____________________
TI KOT I THYEN, ATO TAKAT E TUA
Buzë dritares zhurmës së takave shikoi
Si ecën ti moj engjëllushë e ëndrrave nga rinia
Tek pijë kafenë e ecjes tënde diku mbaroi
mos të shitoftë e mira as bukuria
Ti paske zbritur si një yllë në këtë qytet
E pikur nga qielli sikur për inatin tim
Mbi ty dhe rrezja e mëngjezit po zbret
Lum ai që diku të pret në përqafim
Me simfoninn e takave të tua ti shkelë ëndrrat
Djemve të këtijë qyteti plotë dashuri
Kujdesë, shiko tokën, se mos i thyen këmbët
Se mos e vret bukurinë, tek ecën plotë krenari
Kujdesë asaj ecjes tënde kokëlartë
Dhe atijë syrit tëndë plotë nënqmim
Ka djem ky qytet, djem të artë
Sidomos ata, ata që vijnë nga vendi imë
Unë poeti i mërguar vërtetë të shikoi
Ndoshta dhe i kullosë dikah metaforat e mia
Por shikimi imë mos të të krenoi
Kam një më bukur që më frymëzonë te shtëpia
Ndaj kot kërkonë ta shpon dhe granitin në tokë
E të pëlcet jehona e takave të tua qytetit
Kam një krenari të mbjellë këtu në kokë
Dhe një stroull të ngrohtë këtu në zemër,
e ruaj vetëm për veti
Buchs, 2013
S`KA ASKUNDË NË BOTË,
SI ÇUNAT E VENDIT TIM
Unë s`dua ti lavdëroi çunat, çunat e vendit tim
Ka plotë raca nga e gjithë bota këtijë qyteti
Por akundë si gjen si djemtë e vendit tim
Jem racë e bukur, e mira u qëndroftë pranë veti
I bardhë e i zi përzihet në këtë qytetI
Kan zbritur rracat e botës është përzier evropa
Po çunat e vendit tim shtatlartë, dallohen vet
Jan më të mirët, më të mirët ç`i mbanë toka
Kanë sy shqiponjë e shpirtin plotë gjallëri
Të rritë bjeshkëve të Kosovës, nga të bardhat ato burime
Kanë vrullin e rrufeve të Sharrit e gjëmimit të tokës
Kah ecin e flasin tek punës i japin gjëmime
Askundë nuk ka si çunat e vendit tim
Nga do ku ecë edhe këtijë qyteti Alpik
Jan më të zot, më të pashëm, të bukur, e trim
Ta them unë poeti i arratisun, nga shpirti i metaforës,
more mik
Buchs, 2013
UNË NUK NDIHEM
I HUAJ NË KËTË QYTET
Unë vërtetë jam i huajë në këtë qytet
I ardhur nga diku largë, prej halli
Përbuzjen s`ia lejoj askujtë, mbaj dinjitet
Respektë për njeriur, gjithmonë di të fali
Unë vërtetë jam i huajë këtijë qyteti
Dy dekada e gjysmë njëri tjetrit ia falim
Unë u rrita me moshë e ai zgjeroi shtatin, largë treti
Jemi mishëruar me njëri tjetrin, nganjëher e ndjejmë dhe mallin
Kam jerëzit e mi dhe të gjakut në këtë qytet
Të pushtuar prej dekadash sheshet e tijë
Dhe mibi gjysmën e më të bukurës, time jetë
Sukseset, dëshirt dhe ëndrrat, nëpër ecjen e tijë
Unë vërtet jam i huajë, këtijë qyteti Alpik
Ta dini sa shum më rrethojnë njerëzit e mi
Dhe kurrë nuk ndihem i vetmuar, vëlla e mik
dhe pak së bashku, e një ditë do të iki, me mallin në gji,
Buchs, Zvicër, 2013
KY TREND I VETMISË,
NË KËTË QYTET
Gjithandej zonja të vetmuara, qytetit alpik
Pak qifte shum pak unza në gishtrinjë
Në ç`shkallë ka arritur divorci, mor mik
Trend kohe apo modë, për qudi
Nëna të vetmuara, përdore fëmijë
Baballarë jashtë genit, nëna të ridashuruara
ç`është kjo punë divorci, more mik
Trend kohe apo modë, dhe fëmijë të vetmuar
Zonjëza të vetmuara plotë bukuri
Dy herë me sy s`mundë ti shikon
Të etshme të djegshme për dashuri
Vetmia i ka vrarë, ky trend i kohës,
murtajë e qytetit tonë
S`dua të lëndoi një grua a burrë, a prindë
Liri për të gjithë, drejtësia le të rroi
Shumë fat dhe jetimëve me prindë e pa prindë, rritë
Ky trend i divorcit, more mik, botën e shkatërroi
2013
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire