mardi 26 février 2013

Izet Abdyli ME RASTIN E DITËLIDNJËS

PESHA E FJALËS

                     Izet Abdyli



Izet Abdyli


NOSTALGJI PËR 

MOSHËN 



Kaherë vras mendjen 
Për kohën që kalon 
Ma vjedhë një pjesë të jetës 
E thinjat m’i shton 

Dhe kur rrudhat 
M’shtohen mbi sy 
Plot nostalgji them 
Ah t’isha më i ri... 



GJAKU TA DHA EMRIN
DRENICË E KUQE


Drenica martire
Sërish kuqëlon gjak
Ballë për ballë me hasmin
Qëndron si bajrak

T’ ashpër e kishe jetën
Kurrë shtruar me lule
Gjaku ta dha emrin
Drenicë e kuqe

Legjendë e trimërisë
Nga brezi në brez
Kur e lypi koha
N’ këmbë u ngrit përherë

Që nga Iliria
Drenia Dardane
Fortesë e pamposhtur
Për hordhitë Romake

Kur orditë turke
Ia mësynë ballkanit
Millosh Kopiliqi
Doli n’log t’mejdanit

Vitet 78-ta
Kur u formu Lidhja
Flakadan i zjarrtë
Ndizej Drenica

Vlora heroike
Kur ngriti flamurin
N’mes drenicarëve
Kishte Isa Burrin

N’parlamentin turk
Fjalët si vetëtima
Trimi nga Polaci
Hasan Prishtina

Nga zëri komitëve
Vlonte Çiçavica
Dhëmb për dhëmb me shkja
Shotë e Azem Galica

Farë të çartur Ruse
S’duron dot kjo tokë
Flet Shaban Polluzha
Trimi me shumë shokë

Zemra e poetit Fazli
Digjej porsi furrë
Jetën bëri fli
Për t’shtrenjtin flamur

Prekazi i trimërisë
Gjëmon panda
Tahiri e Nebihu
Fyta-fyt me shkja

Prekazi trimërisë
Den baba den
Lindi UÇK-në
Me bacen Adem

Kush ia solli Lirinë
Drenicës, Kosovës
Bacë Adem Jashari
Legjenda e kësaj toke




KULLA 


Emblemë lashtësie 
Ku ngjizet historia 

Ngrehinë qindvjeçare 
Me të cilën krenohej fisi 
Etërit, gjyshërit, stërgjyshërit 
Den baba den 

Ngrehinë që sfidoi erërat 
Stuhitë e të gjitha luftërave 
Veç luftës së fundit të çmendisë 
Kur të dogjën të rrënuan 

Mbeti vetëm oxhaku 
I lartësuar drejt qiellit 
Të (I)lirisë 

Qershor 1999 





ÇMIMI I LIRISË


Të durosh katër stinët
T’i mbërthesh në një stinë
Gur stralli të bëhesh
Kur zemra ngrin nga pikëllimi

Bën acar
fryn breshri plumbash që ndalin blerimin
Petalet e luleve kuqëlojnë pikë-pikë

Mollëkuqet e ndalueme të mbesin në fyt
Gjethet e vjeshtës shkundin sërish pikëllimin

Katër stinët sillen në rrethin dantesk
Bie borë e kuqe zemra të mos ngrijë
Mbin bar i kuq kuqëlon blerimi
Krejt është njësoj
Kur krojet pastrojnë plagët kuq të trimit
E shiu pikon kuq mbi dhembjen njerëzore          

Terrin e katër stinëve ta durosh
Shpresa se do vijë agimi të mos fiket
I sh(enjtë)trenjtë është Çmimi i Lirisë



Dobroshevc, Lugu i Madh, 2 Maj 1999,

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire