|
PESHA E FJALËS
Arsim Kajtazi
|
Arsim Kajtazi
55
Sot e kam ditëlindjen_________________________________________________________
Ma përkujtojnë fëmijët dhe miqtë e mi të shumtë përmes rrjetit FB
Pas 20 vjetësh e pres në mëmëdhe pa nënën
Babai ishte zgjuar herët dhe e kishte hetuar se oxhaku im tymonte
I ndjeva hapat e tij oborrit
Shpejt e hapa derën dhe e ftova ta pimë kafenë e mëngjesit
Ai e kishte harruar edhe ditëlindjen e vet
Po mejtonte të shkruante për kronin e Vitakut
Më bën ta kujtoj shtëpinë e lindjes në Vitak
Që gërmadhë kujtimesh ka mbetur
Ende besoj se e ruan Gjarpri i Shtëpisë
I ruan frymëmarrjet e amshuara
Sot më urojnë fëmijët e miqtë e shumtë
Të shkapërderdhur anë e kënd botës
Dikur mezi kisha dëgjuar urimin e nënës nga telefoni
Zëri i mallëngjyer e i përlotur i kishte rënë kryq e tërthor Evropës
Për të kumtuar mallin zhuritës që i kishte përvëluar zemrën
Ajo pushon amshueshëm në dhé
E unë iu ktheva mëmëdheut
Që të mos mbetëm i huaj edhe në atdhe
Edhe pse Ati im ma kishte harruar ditëlindjen
Ia përkujtova duke pirë kafene e zezë të mëngjesit
Dhe kujton kohën time të lindjes
6 vjet pune në arsim
në mësimin e shqipes
të dhanë emrin biri im
më përsëriti edhe këtë herë në ditëlindjen time
Babai im plak Urtak ka harruar ditëlindjen time
Dhe kënaqët që ia përkujtoj të ma uroj
e përnjëherë disi balli më ngrysët
Gjira e Ardi të parët më urojnë
Me zërin e tyre përtëritës
Përtej shtatë maleve
Përtej shtatë fushave
Përtej shtatë deteve
Albulena, Astriti pastaj
Dhe ngushëllohem me shpresën time:
Ju kam kthyer vendlindjes që ta mbëltoj dëshirën e rikthimit
për fëmijët e mi ende në dhe të huaj
Tua bëj më të dashur mëmëdheun
Tua bëjë më shpresëdhënës atdheun
Dhe unë ngushëllohem më urimet
Po ndërtojmë ura ylber për të ngjyrosur mallëngjimin
Në peizazhet e kujtimeve për vendlindjen
Që ta duam më shumë rikthimin se harrimin
Sot e kam ditëlindjen në mëmëdhe
Oh, pa nënën
e ndjejë frymëmarrjen e saj pranë babait
Sot në ylberin hark kohe më vijnë zërat e fëmijëve
Urime baba, urime
Më vijnë pamjet e tyre moshuara
Përmes Windows Live Messenger
Dhe ma rikthejnë dhembjen e mërgimit
Jam në mëmëdhe dhe ndjehem se ende jam shtegtar
Oh, veç të huaj mos me merrni
Që të ngushëllohem në mallëngjim
Se kam mbëltuar rikthim
Për të degdisurit e gjakut tim
Prishtinë, 25.02.2013
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire