LILI BIMI |
BUQETÊ ME POEZI NGA:
LILI BIMI
TEMPULL Piktore do bëhem shpirtin të pikturoj Të mbetet e imja përgjithmonë Dhe skulptore të skalis kurmin e shpirtin tuaj Do ngre me frymën time një Tempull Zemrën time do e lë mbi Altar Tani dëgjo tinguj simfonie Po shkrihem Me nota dashurie një këngë shpirti për ty U bëra Llavë për të rrjedhur në vena Përjetësinë të ndjesh përbrenda Në gjoksin tim të zjarrtë Tetor 2012 2.
JU DASHUROJ!
ua tju dashuroj…! Dashuria me ben te jetoj. Nuk dua te jem nje faqe libri i kohës antike. Petal i nje trendafileje jam. Gjithë qiellin e kemi mbi vete ... Une dhe ti të dy të dashurua! Te kerkoj ne toke ne det ne qiell Te ikim Larg nga kjo bote nga keto dite plot dhimbe Ndihem keq ne pritje duke menduar shkaterrimin e kesaj bote Ndjen ne venat e trupit tim zjarr ... shkaterrim thirrje enderrat e bukura qe veniten .... ndiej dhimbje Nuk gjej me fjale te shkruaj nuk degjoj muzike vetem te qara ....... Nuk ka me dashuri asgje.... cdo gje u shua. Nje heshtje e pashprehur.. e pa ndier... zbret per te marr shpirtin tim Mbi qelq nje pike loti Syte e mi humbin shkelimin.... shikoj erresieren e nje humnere qe me gelltit!
3.
Do te vij fshehurazi nje nate tek Ti
Ne gjume mund te jesh
Enderr qiellit duke fluturuar Te te zgjoj me dhimbsesh O engjull Nje puthje mbi ty do te le E do pres duke te shikuar Ledhatimi le te zgjoj Do te marr ne kraheror Nga flaka dhe prushi Ndjenjat Le te shkrepin si meteore Do te vij tek ti nje nate Vone Do jem si jeta Si shpresa Si lumturia Me le hapur portat e shpirtit Dua te hyj e te dal ngado si fryma si puhia 4. Me shuaj zjarrin qe eshte ndezur brenda meje Me hiq mallin qe kam per Ty. Dua qe trupin tend te perkedhel Buzet e tua dua ti ndjej Eja te lutem Dua te shikoj me sy Jo jo Nuk mund te rri me pa Ty Me prit Krahet hapi Erdha .. Me fut ne gji Me perkedhel Si pellumbin Me ngroh me rreze Te embla Dashurie. Me prit! Mallin me puthje Do shuaj Ne momentin qe do tkem prane Shpirt Mos me ler te vuaj.... Eja ... Te pres E jotja do jem. · 5.
Loti. Kam qare E loti ra ne pasqyre U thye .. U plasarit E enderrat e mia mbeten Aty.... Ne te plasurat e pasqyres Enderrat qe syte e mi nuk te shikojne Enderrat e nje puthje Qe kurre nuk do prekin shpirtin Tim te vrare Qava Dhe loti pereseri ra ne pasqyre Pash nje engjell te zi Dhe e quajta Dhimbje Nuk munda , nuk doja ti tregoja qe te humba e zemra me dhemb Tani eci kembe zbathur Ne nje lugine te errte Te ftohte Ku debora ka humbur bardhesin U be gri Nga dhimbjet e mia Enderrat u zhduken Djajt u ben engjuj.... engjuj te zi! ·
6.
Po te percjell embelsin e shpirtit tim qe nuk shterron.
Po shkruaj per ty Qe je burim i kenaqesis Lumturis deri ne dehje. Ty qe me ben te mendoj Dhe te thur poezi Ty qe ushqen shpirtin tim te brisht E te ndjeshem. E pse jo Ti je burim i qenjes time, Je harmonia e shpirtit, Trupit dhe bukuris njerzore. Je diell qe lind e rilind. Je dashuri pa fund. Me duaj Mos me lesho. 7.
MBRESA MIQËSIE KUJTOJMË Sot do të thur pa fund Vargje nga zemra Do t’ia them këngës Plot dashuri e mall Ngrisim kurora miqësie Kësaj dite dashamirësie Me poet e këngëtarë Me aromë atdheu mbarë Në zemrat tona gazmore Vjen Lezha legjendare Besëlidhje vllazërore Me shekuj e kujtojmë Sa brezat do të vijnë Dhe breza tjerë do shkojnë Përjetësisht do ruajmë Kujtimin për miqtë tanë! 8.
PËRPELITJE ZEMRE Një ndjenjë e fortë më ka kapluar Ulërim e çmendur për mrekulli Këto epshe që nuk di t`i frenoj Më djegin trupin shpirtin tim Në thellësi jam tretur nga kjo melankoli Më kalpon shpesh ndjenjat kjo dashuri. Ky yll ndriçon zemrën time. Frenoj veten lëshoj trupin E etur në duart tua. Ndjehem si e çmendur Nga puthjet e zjarrta . Je Parajsë që se kam provuar Dashuria që më përkund Ti jeta ime. Më prit aty o zemer Përpëlitjet t`i bëjmë bashkë 26.
TË HARUAR NË DASHURI.!
Mendime, frymëmarrje plot ankth kur prekja lëkurën tënde... djersitur nga dashuria Puthje nëpër çarçaf... mbushur me aromën e epshit tënd, të përkëdhelja, plot emocione e një zhurmë e lehtë midis nesh, haruar në dashuri! 27.
Per Ty ime. E dua shpirtin tend me dliresin dhe bardhesine qe me ndirn ne udhen time dhe me jep plot hov. Te du fort ndjenja e ndjenjes time. 20.) Jam.. nje kubik akulli Reshqas pak nga pak .. ne buzen tende te ngrohte Pikoj... ne trupin tend deri ne kerthize Arrij...!
21.
SI TE PAGEZOJ ! Te kam thene loti jam Ne kerkim te endrrave te mia Te kam strehuar Te ky cep shpirti. S'te le te ikesh nga une Cdo cast jam me Ty Kur ulem ne sofer Kur dal ne udhe Kur shikoj qiellin Ti zbret ngadale Si engjell Ma mbush zemren Me fryme njeriu. Banoj... Ne katin e shtate te shpirtit tend Shkruaj vargun Te puth ne heshtje Jam emer poezie. Te kam thene loti jam Te dua cuditerisht Me mall jam takuar Kjo eshte stina ime E dashurise Ah...u bera djall.!
22.
Te dashuroj! Dua tju dashuroj… Dashuria me ben te jetoj. Nuk dua te jem nje faqe libri i kohës antike. Petal i nje trendafileje jam. Gjithë qiellin e kemi mbi vete ... Une dhe ti të dy të dashurua! 23.
NË SYTË TU TË KALTËR! Erdha një ditë Dhe mbeta në qiellin tënd Cdo ditë fluturoj drejt endrrave . Mes detit të kërkoj Në këtë vjeshtë me shi Në sytë tu të kaltër Ngjyrën time gjej. 24.
Sonte....! Dua të jem me ty Të hy brenda në Zemrën tënde Me Ty të ndaj dashurinë Trupat tanë të bëhen një Unë .....Ti E hëna që na shëndrin.
25.
DO TË KUPTOSH...! Unë nuk di me fjalë Të ta them atë që ndjej Por ti më lexo në zemër Do të kuptosh se je dielli Që lind në mëngjes Je uji që ma shuan etjen Je qielli i yjëzuar Që më mbulon në mbrëmje Më përqafo Në sy më shiko Në zemër më lexo. Do të kuptosh se Emri yt është i gdhendur në mua Dhe lumturia ime Është në duart tua.
26.
Kendoj kengen e dashurise. Një frymë dashurie Godet trupin tim, Me një vorbull emocionesh. Ndjehem therrëse, ndjehem se po rilindem! Në ajër ka aromë freskie Dhe era këndon. Këndon një këngë dashurie që flet për per jeten tone. E ndjej çdo ditë e më fortë... Si një frymë ere... Kam filluar të këndoj Te kendoj dhe une... Kengen tone te dashuris.
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire