dimanche 3 avril 2016

BUQETË POETIKE NGA ISUF.S.HOXHA


Isuf.S.HOXHA











Buqetë poetike nga:

Isuf.S.HOXHA





Të lutem...

Besimin ta kam falë detyrën merre
Kapitene e anijes së shpirtit tim
Lundro nëpër dejtë e dashurisë
Na dërgo në ishullin e lumturisë
Apo me përplas rrugës
Nëpër shkëmbinj të thepisur
Vetëm mos më lere në udhëkryq
I vetëm të pres e t’i kafshoj gishtat



Dhimbjen e mbështollët
Me pjalm shprese
Lëkurës vuajtjet i regjet
Me kripë toke

Shpërlatë në rrekej gjaku
Frikës i morët tupanin
Kohës  i morët thuprat
Me zërin e maliherit
Dungë ga,ga dungë i kënduat lirisë
Amanetin i varet në sqep Shqiponjës
Yjeve ju morët shkëlqimin
Të ardhmes përpitë mjegullën
Në përjetësi Vetes shtruat shtratin !


Drejt ...
Në stivë të ndërgjegjes
Djeg arkivolin veseve
Krematoriumit i mbyll oxhakun
Mos t’ia helmon gjakun sythave

E lart.,larg urnën derdh eterit.. 
Në Degët e gjethuara t'virtytit 
Pushon e këndon buzëqeshja!


Mëkati i Poetit
Ndodhi..nuk shfajësohem
bëra flirt me muzën
buzën i shijova e putha
eksplorova si minator
galeritë e saj magjike
orgazmën i vodha
kot ju luta shiut të binte
të m’i pastronte mëkatet
era t’i fshinte gjurmët
me mëkat spërkat trupin
në shtrat ju futa gruas
fshehur pas territ me turp
mos nuhat aromën e muzës
në pore gjithkund mbjellur
përnatë flirtoja me muzën
të falur i kërkova si mohova
të më falte mëkatin,mezi
të fal... i pëshpëriten buzët
të fal... poet marrëzinë tënde
e zemra i qante i qante
unë premtimin se mbajta
dritaren e lash hapur sonte
e dija prapë do vjen muza..

Korçës t'i ndrijë shpirti
Karnavalet mbaruan
Lodhja zhveshi rrobat
Qepallat ju rënduan
Korçën e merr gjumi...
Eja moj mike ikim
Aty ku na ngroh hëna
Nën kurore qiparisi
Trupat tanë të pleksur
Këndojnë serenata...
Kafenetë u mbyllen
Korçës ju thane buzët
Eja mike eja,aty
Ku gurgullon lumi
Ta marr një puthje
Korçës t’i shuhet etja...
I moss, mike RRI RRI
Deri të zbardh dita
Qelë lulet jargavani
Kthehemi shend e verë
Me karnavalet në pranverë...


E dashur

Zemrës mos i hap
Sezonin e plazhit
Në Ishullin tënd
Dua të mbetem
I vetmi vizitor
Të vrapoj i çmendur
Me diell e me hënë
Buzëqeshjet t’u var pishave
Lotët ç’m’i merr vala
I lumtur të më merr gjumi
Mbi rërën Tënde përvëluese
Unë Robinson Crusoe
Që e shuan etjen
Krojeve tua të ëmbla..




Diku ..


Diku në Kosovë
Qante një nënë
Për foshnjën e humbur 
Në luftë
Dhimbjen e saj një hoxhë
E shtroi qilim e falej
Pesë herë në ditë
Abdes mori në lotët e saj
Diku në Afrikë
Një fëmije të uritur
Një murg ju binte brinjëve
Si të ishin tasta pianoje
Hambarin ia bekoi zotnisë
Gruri ra ndjeshëm në bursë
Amerikanët e derdhen në oqean
Pëllumbat gushëboshë fluturuan..


Thuaja mos të dridhet buza!

Lum Baci Osman
Pash këtë tokë e këtë qiell
Kur të vijnë me nejt pasdarke 
Afrimi bashkë me Fadilin
Nëse të vesin për Levizjen..
Thuaja mos të dridhet buza
Se fryni një shtrëngatë e madhe
E gati tanë shokët rrënjët
I kishin pas cektë si lulet
Me veti i mori ferfllaza
Si gjethe të zverdhura
Mos të vjen keq thuaja
Babush nëse ia fsheh
Ata t’i lexojnë brengat në sy
E do i mbetet hatri në Ty
Mos të bën tërr syri
Thuaja një nga një tak e tak
Do shok ju lodhen në këtë maratonë
Mos harro pa ju thanë po që besa
Rr.Morinat e A. Vllasat me këlysh
Janë ringjall e po vrajnë e kthjellin
Se do ish.. s’po dinë me u ngi tagji elbi
Që trastat ia mbushi përplot laneti
Po thonë demek ata se
Kosova s’bën të bashkohet me Shqipëri
po kush po i ngon e po i pyet ata
Bama hallall se të lodha
Mirë mbetsh o i urti Baca Osman!!

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire