Hasan Elshani |
Shiqoj dallgët që sjell deti
Aromë e këndshme freskia godet
Mendja më ikë te bukuritë e ngjajshme
Të atdheut tim atje ku ka lindur
Bjeshka që shtrihet n’afërsi i ngjan
Kosmaçit tim, krenaria e Drenicës
Kaltërsia detare u ngjanë fushave pjellore
Më kujton arat e punuara, drithnajet
Kallinjë të artë me drithëra gruri e farë
Shkëlqimi i detit si argjend përshkon
Drithnajeve të Kosovës i ngjanë
Dardanisë, Drenicës e Dukagjinit
Horizonti mahnitës ngjyrë blu
Kosovë e bekuar sa shumë të dua
Shumëherë të ëndërroj e dashur për mua
Të bekoftë Perëndia ty, nëna jonë
Lutem të zhduket misteri
Të tejkalosh t’gjitha vështirësitë
Të rikthehet nderi dhe dashuria
Kosovë,shfleto pak historinë tënde
Me shekuj kishe nderin dhe krenarinë
Lëvdata,heroizëm gjithëherë gëzove
Ndër luftëra ti përjetove, por triumfove
Ju, motra e vëllezër të gjakut tonë
Ruajeni nderin, ruajeni karakterin
Mos lejoni të korruptoheni
Vendin zhvillojeni e mos e varfëroni
Mos njollosni historinë e të parëve
Kjo tokë e shtrenjtë shumë herë me gjak u la
Dhurojani meritat tokës Dardane
Që të mburren pasardhesit siç u mburrem ne
Të jetojmë me nder e krenari shqiptari.
IKE
Nga kafazi shpërtheu i lumi bilbil
Universi yt i mbushur plot këngë
Hapi krahët, fluturo drejt qiellit
Me flatrat tuaja mbretëro hapësirën
Mos u kthe prapa në kafaz të mbyllesh
Fluturo ti krahëlehtë, i dashuri bilbil
Shqyeje ajrin,shqyej retë i shpërthe
Rrezet e diellit të depërtojnë ndër ne
Freski e ngrohtësi të kemi ne
Nga krahëroret tona të lirohemi nga barra
Ti bilbil krahëlehtë gëzo lirinë
Gëzo mëmëdheun, gëzo pavarësinë.
KOSOVË E LËNDUAR
Ende pa t’u shëruar plagët e luftës
Shumë më shumë sfida t’u shtuan
S’mundemi t’i harrojmë vuajtjet, torturat
Toka e bekuar, e larë me gjak
Lotët e fëmijëve e gjëmat e nënave
Vaji i nuseve e motra qanë per vëllanë
Mbi kurrizet e gjyshërve të plakur
Qarje fëmijësh duke kërkuar babanë
Bonjak të zdeshur e zbathur, t’uritur
Të pastrehë mbi kokë, shtëpitë djegur
Varfëria, sëmundje, të vuajtur, të gjorë
Lirinë e sollën trimat dëshmorë, bijtë tanë
Heroizem treguan vendin e çliruan
Atdheut ia sollën lirinë e pavarësinë
Qeverisjen UÇK-ja në dorë e mori
Uzurpuan,vodhën çfarë deshën
Në emër të UÇK-së u pasuruan…
Varfëri e mjerim shumë krijuan
Ekonominë e shuan , pasuritë i shitën
Popullin e varfër mjeshtërisht e mashtruan
Përçarje e sundime, me parti e lider
Ditë të vështira vendi ka përjetuar
Migrimi fillon, vendi i varfëruar
Pyetja bëhet: pse ne luftuam ?
Armikun shekullor me mund e larguam
Një grusht liderësh Kosovën e robëruan
Rini, student vajza e djalëri e plot fëmijë
Ikën drejt Evropës për të mbijetuar
Fëmijët lanë libra e fletore, bankat shkollore
Pa ndonjë bazë e pa ditur gjuhë e kulturë
Dalëngadalë gjuhën amë e kanë harruar
Braktisën Kosovën, tani asimilimi ka filluar
Kam porosi: zgjohuni vëllezër nga ëndrrat
Zgjohuni, se u bë vonë, Kosovën ta shpëtojmë
Mërgata gjithëshqiptare do t’ju ndihmojnë !
PAK
Nuk dua ta di
S’ka ngel tjetër
Pos rrëshqitjes së moteve
Nëpër lugina rrudhash
Lulëzim shpresash
Nëpër shkretëtirë thinjash të mia
Kënga ime jetime ka mbetur
Burim i pashterrshëm Ti
Trëndafilja, freskia ime
STINË VJESHTE
Të lodhur e rraskapitur
E pamëshiruar, e tradhëtuar
Të uritur, të anashkaluar
Të mjerë e të sëmurë
Të robëruar e të munduar
Çfarë pret ky popull i mjerë
Nga qeveria e panderë
Vuajtje e varfëri më keq se me Serbi .
EKZISTON
Është vendi ku dashuria fillon
Ekziston prekja e duarve
Ku mprehen fjalët e vërteta
Ekziston shikimi i ndezur zjarr
Ekziston ndriçuesja neon
Thjesht ekziston përkëdhelja
Çuditërisht, si valët e Missisipit
Duart, sytë dhe prekja
Me ndihmën e tyre dashuria lulëzon
Ekziston kuptimi e zbatimi
Vlera e saj do të triumfoj
Ekziston vendi ku dashuria përfundon.
Faleminderit nga zemra miku i nderuar Agim Gashi, për kujdesin e veçant, ndaj krijimtaris time. Uroj shëndet mbarsi të mëtejme në paqë e lumturi...gjithë andej ku jetoni e veproni!
RépondreSupprimerRespekt pa fund miku im i nderuar Agim Gashi !