vendredi 15 mars 2013

Me rastin e ditëlindjës se Ismet Tahirajt

Buqetë poetike nga 

Ismet Tahiraj


FLAMUR TËRBIMI

(Mitrovicës 2001)

Na hidhnin ,përhidhnin
xhuxheritë çorapëgjatë,
na i therin fëmijtë,
na i vjedhin gratë.

Atje në Veri , Kodër Minatori
ku sirenë e xhuxherisë
sjell
taborrin e skërmitur
më shushunjat përthithëse.


Dhe  sot e mot
në palcën e krimit ,
marrin lëvdata
dhe flamur tërbimi.


VINARC I EPËRM

(Vinarc i epërm shtrihet në Veri të Mitrovicës ,
karshi Zubin Potokut ,në lindje më Zveçanin.)


Vinarc i Epërm
më si ke dërrasat,
e kalbura të vigut
që fytëzat e brejtura
mizërive shkuar nëpër hi.

Plakaruçkat  s' do të
pëshpeshpërisin tinëz,
për vathën e re
në shtegun e zi.

Po në Fushën e Madhe
kot kotën statistët,
të krekosur në urti
( o zot e kurrë të shpërgjumurë).

Lehtë mund të vij
një zgaq i zi ,
o krejt i zi 
një riushtri
dhe të përmbyes
çdo gjë,çdo gjë
të grijë djepat më fëmijë.

Dhe ëndërra t'i dal
zhgjendërr që do kullojë gjak.



PËRTYPTE SLLAVISHT

-Zubin Potokut-

Ishte një Lug
një Lug a një  përrua,
më një krijes të urtë
më dhëmbë
e s'hante as kënd
dhe shenjterësh ishte në atë vend.

Por herët
na doli  prej dore.

Po tjetra që nuk
ishte e Shenjtë,
iu çart koka 
iu sëmurën dhëmbët.

Sllavisht  përtypte
egërsisht gogësinte
kutërbonte kutërbim...


tjetër dritë kërkonte
tjetër diell adhuronte
terrin futë  e bekonte.


veten përsetepërmi e donte
çdo gjë tjetër
tmerrësisht e coptonte.....



LUBI  E KRISUR

Prilluzha
lubi e krisur,
në shtegun e qëmoçëm
vë dhëmbët hanxharë.

Dhe Beçuku
Strofci,
s'kanë vajtje udhës
s'kanë udhë për të ardhur.

As deri tek
Vreshti i Ri,
as të Dardhë e Parë.

Bivolaku
bie gjithmonë në  kantar.



DHËMBËT HANXHARË

-Varinat i Dytë-

Prilluzhës
doli
lubi e krisur
e  tej krisur
zë prita
udhëve   më hanxharë.

As Beçuk ,as Strofc
s'kanë  për vajtje,
as s'kanë kësaj udhe
për të ardhur -mbarë.

Eh Bivolaku trimëror
gjithmonë bie  nën hanxharë.

Prilluzha 
vë shtegë  të zi,
(prita tinëz, për të vrarë)
nëpër shtegun e qëbardhë...

PS:Prilluzha serbe ka okupuar fshatrat Bivolask , Strofc,Mihaliq, Beçuk ,
për të ardhur deri në qytetin e Obiliqit , përkatësisht nëpër dikasterët e KEKUT ,
qytetarët duhet të udhëtojnë
në  rrugë alternative më nga dhjetëra kilometra .


Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire