vendredi 25 novembre 2022

Ua prezentojmë poeten dhe tekst shkruesën Flora GASHI

Flora GASHI



Flora GASHI,vajza e mësuesitdhe atdhetarit,Rexhep GASHI u lind në fshatin Llazicë te Drenicës se  Kosovës, por jeton e vepron ne Gjermani,ku ka krijuar mbi 2000 poezi dhe tekse këngësh.

   Tema e poezive te Flores jan kryesisht traditat shqiptare.Publikimet e para te poezive i beri kryesisht te Femrat Shqiptare.

Ka botuar edhe librin me poezi NJË PIKË MALLË,liber ky i rekuar gjithandej neper botë deri ne Australinüe e largët.

Flora shkruan edhe tekste këngësh dhe dokumentare,te prezentuara ne radiot dhe televizionet shqiptare.Deri me tash kan dalur 10 këngë dhe 40 dokumentarë.


Poezi për mbesën 

e Ismet Jasharit Kumanoves


Ka dal te kufiri

Nje  mbese n'Kumanovë

Me ardh me pa varrin

E dajes ne Kosovë.


Me vete ka marr 

djalin tu mashtru

Me mi gënjy n'kufi

pe qoj  me  sheru.


Knej kufiri priste

Shoku e Kumanoves

Qe e prun lirinë

Idhan dritë Kosovës.


Menjiherë jan nisë

Rrugën për ne Kleqkë

Po don me pa dajën

Sa shumë e ka deshtë.


Po e sheh ni loke

Ulur mes dy varrev'

Loti ju kish tha

Ska kush ja ban qarën.


Po i afrohet ngatë

Epo ja jep dorën

Un kam ardh moj loke

Me pa Kumanovën.


Lokja  me mbiemrin

Buqaj ikish than

Si per djemt e mi

Per ta kam e kan.


Me ni fjalë Florijen

lokja e merzit

Qite lotin shlirë

Se mu m'jan hargjit.


Vendlindja ime


Shkruaj  per  vendlindje

Atje  ku jam rritë

Vendin ma te bukur

fshatin tim llazicë.


Aty ku e mora

frymëmarrjen time

Per ty po kam mall

Moj  vendlindja ime


Për malet me pisha

E fushat me kroje

Atu ku e kreva

At shkollen fillore.


Shkruaj poezi

Shkruaj hiq pa ndal

Shkruaj per te vdekurit

Shkruaj per te gjallë.


I shkruaj me lot 

E me shumë pikëllim

Me mbyti vetmija

këtu larg n'mergim.


Nexhmije Pagarusha


Zëri i bilbilit

Zoti tka beku

Anëmbanë krejt botes

Zëri mju ndegju.


Zëri i bilbilit

Ijep freski fushës

Krojet qe burojn

Afër Pagarushes.


Me ty jem krenar

O bilbil Kosova

Ke mbet n'histori

Nëpër trojet tona.


Tpushoj rrahja zemres

Por prap je e gjallë

Kush ta ka ni zërin

Malli ka me marr.


Krenare vendlindja

Vendi ku je rritë

Atje n'Pagarushë

Shpirti yt baft dritë.


Qan një nanë


Në mes malit qan nje nanë

Po e lyp djalin s'mund e gjanë

S'poja gjanë gjurmët e jetës

Spo ja din qaren vetës,


Afër vetës i pata fminë

M'ia cenun djalit lirinë

Para durve  ma kanë marrë

Ma s'ia ndjeva as ni fjalë.


Qaren veti s'po ia di

Ma dergun atje n'Serbi

Kurrë as lule s'smund i bi

Nanës zemra ju ka nxi'.


Nëpër rrugë po baj protesta

Për evladin shumë qe e deshta

E s'ma din askush hallin

Shkau barbar me ma marr djalin.


Baj protest n'mes Prishtinës

Kthema djalin oj biri shkines

Se ski ven ne at dunja

Mena lan nanat tu qa.


Pse mashtrohen


Pse kaq leht tash po mashtrohen

Per ni fjalë goje martohen

As nuk pyet e kujna je

As nuk pyet dajtë  nga i ke.


Pa ditë  baba pa ditë nanë

Reja n'shpi vet kami ardhë

Pa e ditë kur pa e parë

Thotë jam nusja vet kam ardhë.


E fillon mejherë me fol

Thotë na dy kena shkollë

Nuk du kush mena pengu

N'banesë tonë dojmë me jetu.


At ditë nusja n'pshi kur vjen

gjithë shtëpin i mbush me vner

Asmjë fjalë s'du me ma thanë

Se prej sodit jem te ndarë.


Prindrit  shumë po prejetojnë

Nuset n'tëshpi kur po ju shkojnë

Me ja nda djalin pa ditë 

Me shumëmund qe e kan rritë.


Tahir Meha Prekaz


Saher vjen n'Kosovë pranvera

Na kujtohet Tahir Meha

Nuk ju tremb shkaut barbar

Bashkë me babë o dul per ball.


Koka shkru sot me ba dekën

Se lshojmë kurrë kullën e vjetër

Se për te zemra na dhem'

Se ktu jem dem baba dem.


Dridhet kulla e Tahir Mehës

E rrethojn kullen me tenka

Tahir Mehën me za mbrenda

Por Tahiri ish betu 

Unë i gjallë. skamu  dorzu.


Midis shpisë tenka ka hy

Atu ndjep po qan një fëmi'

Po një zot kshtu e deshti

Deshmi e gjallë n'shpi jet djepi.


Vajza ndjep arriti t'shpetoj

Sa te jetë gjallë te deshmoj

Se rrezon kullen furtuna moti

Se nketë kullë sundon i zoti.


Per ty Babi im


Per ty babi im

Kurr se hjeki mallin

Me mall te kujtojn

Nnxenesit,shkolla e ditarin.


Ti i dhe shkelqim

Dheut kësaj toke

Poezt për ty

shkruaj unë vajza jote.


Na la shumë kujtime

Qe do mbahen  mend

Nënësit  pa  i  notuar

Per ty zemra mdhemb


Shumë te deshten nnxënësit

Bashkë me ata shokë

Me t'vorros te shkolla

Kishin pas vendos


Për ty Babi im

Ndihem shum krenare

Nuk i ndali shkrimet

Jam larg mergimtare.


Dashnia e madhe

Per ty ore vlla

e ruj amanetin

Baba qe mka la


Mos harro moj bi

Fjalën qe ta thash

Banu bi e mirë

Vllaun ta kesh ngat.


Se dera e huaj

Moj bi ka gjithscka

 Ndryshe ashtë vëllaun

Kur   e ke ne  krah


Banu bi e mirë

Si lulja npranverë

Saher t'vish te vllau

Deren e ke qel.


Se kështu bia ime

Zoti e ka shkru

Baba kur ndërron jetë

Te vllau me shku.


Në Kosovë


Në  Kosovë kur krisi lufta

S'din Drenica shka është tuta

Jan betu para zotit

Nuk na trem flaka barotit.


Babgjyshi naka thanë

Ngo mirë fjalët qe po t'i tham

Kurr kerkushi ski me kan

Kur nuk je per vendin tan.


Kur vjen puna mi dal zot

Mushja shkaut barkun barot

Se barbari besë nuk ka

Ti  vret fëmijë e vran gra.


Mos iu tremb me pushkë e top

Se nalt sheh i madhi zot

Se te parët na kan tha

Pa derdh gjak liri nuk ka.


Krejt familja n'u faroft

Vetem fmiu ndjep shpetoft

Koken  lart ka me mbajt

Se n'Prekaz i kam dajt.


Lulet e pranveres


Lulet e pranverës

Nuk jan si cdo herë

Atje per vendlindje

Malli po me mer.


Me kujtohen fjalet

Nana,qe m'ka thanë

Shko ku t'shkojsh  moj bi

Prapë kthehu n'vend tan.


Se për shtëpi  t'babës

Moj bi te merr malli

Për bukën e nanes

për ketë ujë bunari.


Te merrë malli  bi

Eja nis me qajt

Te  kujtohet rruga

Kur ke shku te dajt.


Saher ne  oborë

Dielli kur lshon rrezët

Te kujtohen hallat

Te kujtohen tezët.


Dallgët


Dallgët e jetës t'bajn sikur era

Jeta ësht me brenga si rruga me therra

Nëse një ditë vdes ju mas me vajtoni

Ateher bahet vonë ma s'mund t'me shikoni.


Atëherë rri i qet s'ki me kan përlahesh

Sepse për gjithmonë nga unë po ndahesh

Te bijn fjalët ndermend saher te kam tha'

Ke me mbet n'vetmi kurr ma s'ki me m'pa.


Thonë se njeriu  është i fortë sikur  guri

Brengën ma te madhe femrës ia ban burri

jeta  do t'kalon me lot ata sy

Dot plakesh do t'vdes  dritë nuk  ka per ty.


Permbi varr krejt lulet menjeher dot vyshken

Atu s'do tanin as zërin e qyqes

Permbi dot bin bari shiu saher bjen

 Por ma kot ekan pishman kush i  bjen


Kurr ma skan me t'pa me t'pas fshisë per dore

E kot ashtë për ta nëse t'bijn kurore

Sepse  kurr se fole asnjeherë t'vërtetën

Ti u bane shkaku qe ja nxine jetën.


Kushtuar vllaut tim

 binjak Naimit


 Sa kujtim e sa merzi

Sa herë shkruj o vlla per ty

Krejt vendlindja pot kan mall

Si na iku kaq shpejt ky djal


Nuk na le as ni amanet

Shpejt te mori smundja shkret

Per dy dit nspital i shtrir

Pa i tha nanes lamtumir


Pa ditë motra ne mergim

Me ia ba ni lutje zotit

U shu numri telefonit

E met prit vlla dheu i vorrit.


Boll u guta per me ardhë

Po nuk mujta me t'ëgjet  gjallë

E mallkoj për jetë at ditë

T'kishin  mbet qel te dy syt.


Prejetova shum o zot

Me t'pa motra tuj t'vorros

Me ta gjujt at grusht me dhe

Për mu'  djell ma ska me nxe


Sa herë vie kjo ditë

Per ty  qaj me lotë

Per ne humbja jote

Me duket si sod.


E mallkoj gyrbetin

E s'ia fali kurr

S'te pash për herë t'fundit

Se nuk gjeta rrugë.


Nuk mujta me ardhë

Me t'thanë lamtumirë

Sepse ateherë ishte

Shumë kohë e veshtirë.


Po mundohem pak

Per ty me hek mallin

Po shkruaj poezi

Per ty ,per vatanin.


Amanet


Nëse iki nga kjo jetë

Po ta lè njè amanet 

Nëse behesh poeteshë

Shkruje krejt shka asht vèrtetë.


Nèse shkrun pèr mu moj bi

Mos umdaj prej shokve t'mi.

 Këta i kam shokët e jetës

Do t'na ndajn veq ndarja vdekjes.


Katër lisa kur u rrèzun

N'Llazicë shkollën e shumtun

Kurr  s'iu tremt shkaut barbar

E m'brojtet shkollen me faqe t'bardhë.


Emri i juaj do te kujtohet

Kurr për jetë nuk do t'harrohet

Historia tregon vet

Heroj t'kombit tè vertet.


Kush s'ia din vleftën  arsimit

Aty ku ke filluar shkrimin

Ata ishin mësus t'vèrtetë

Qe na dhan dituri per jetë.


Sod krenare veten e ndi'

I shkruj babit me shok ti

Amanet qe na e pat la

As per se vdekuri s'du me m'nda.



Kta ishin msus t'vèrtet


REXHEP  GASHI

VELI  KARAÇICA

HAMIT  KELMEMDI

IBISH THAÇI




XHEMAJL ABRIA


Kur ka fol  Xhemajl Abria

Ka ndegju plaku e fëmija

Nuk ka  folur për pazare

Hallexhinjve  iu ka ba zgjedh qare.


E tash kush po i del hakut

Fjala t'madhit  Daut Demakut

Si  figurë  thote se kam.pa

Por te parët me kan tha.


Kur te folësh  për  ketë njeri

Le te mbetet ne histori

Banu t'mequm me kulturë

Gjith pranë varrit mu perkulë.


Lavdi t'qoftë Xhemajl Abria

Ketë për ty shkrun historia

Ke pleqnu hije qysh t'ka

S'ke leju askend mu vra.


I ke  pritë n'ball t'oxhakut

Siq ika hije ni plakut

Ike prit ike percjell

Fjala jote ka pas vlerë.


A ka gjë ma bukur

E ma  krenari

Ti shkruaj poezit

Ashtu unë siq di.


Se do vij një ditë

Të gjith kemu plak

Ikum nga kjo botë

Në botën te gjatë.


Kujtimet e mira

Gjithmonë do te jesin

Vepra t'mira lan

Dhe ata qe vdesin.


Dote ruhen gjithë

Kurr s'do te harrohen

me këngë e poezi

Cdo brez dot kendohen


Kudo do t'ndegjohet

Per ta pas lakmi

Nuk ka gjë ma bukur

e ma krenari.


Këto shkrimet e mia

Gjithë kan me pas vlerë

Cdo pasardhës qe vjen

Ka per t'i percjell.


Cka kanë retë e zeza


Cka kanë retë e zeza

Qe shkojn permbi shpi

Qan ni loke mjera

Ka mbet ne vetmi.


Veq ni djalë e pata

Veq ni djal hastreti

Edhe ata lokës

Jaka marr gurbeti,


Lakmova n'para

Ta ndertoj një shtëpi

Tash shtëpia thatë

Lokja ne  vetmi.


Jan nxi qeremidet

Sa shi qe ka ra

Ti nuk erdhe djali nanës

As ni herë me m'pa.


Adi sa veshtir

E ka nana ngratë

Hyn brenda del jashtë

Oborr e shtëpi thatë.


N'prag te shtëpisë vjeter

Djalit ne gurbet

Poja shkrun ni  leter


Poja,shkrun ni leter

Kujtim meja la

Ndoshta kur te kthehet

Ma nuk ka me pa.


Saher del pranvera 

Shum ka mu mërzitë

Kush nuk pat livadhet

As per mi kosit.


Batall kanë mbetë arat

S'ka kush mi punu

Djali ka narrë rrugën

Ne gurbet ka shku.


Ekam rritë me skamje

Pse m'erdhë dita kshtu

Boll e edukuva

Po tash m'ka harru.


Ushtari i vrarë


Qaj  moj Loke mas pusho

Se kjo zemër tu ka da

S'pat meshirë dora barbare

Ushtar djalin ta paten vra.


Ishe ulur ne oborr

Kur ta sollen n'arkivol

Ditë e zezë per ty a ka

Qe ste lanë as me pa.


Pesë minuta ne oborr

Menjiherë e dergun n'varr

Nuk po din nana,as vet

Trupin tan shka e ka gjetë.


S'ka një javë na ke qu letër

Me deshirë e kem lexu

Blem'ni  rrobat kuq e zi

Para kohe don me m'lshu.


Per ty shumë u gëzun motrat

Menxi pritshin per me ardhë

Qysh ju erdh kjo ditë e zeza

Mas me pas kush mi marr n't'pamë.


Nuk  me lanë për mu afru

Edhej herë me ty mu qmall

Po shka mduhet bre me jeta

Mas me t'pa ma kurrë te gjallë.


Po shum. Tmirë e pata fatin

Qe te kthehem ne luftë n'Kosovë

E ta kam krah vlla Muratin


E kem ba me gjithë deshirë

Per me ba Kosovën  t'lirë

Nuk mun kush te na mallkoj

Se atedheu na bashkoj.


Ndosha do te vje ndoj ditë

Për ne shkruhen poezit

Kush e ka gjakun shqiptarit

Për me shkru me shkronja t'arit.


Do t'vjen vajza prej Kosovës

Ne radio t'Kumanoves

Le ta din te gjithë t'vertetën

Dy  vllazni  pse e dhanë jetën.


Sa t'ka qiell e yje lartë

Per ju shkrimet skami nalë

Sa  t'punon mendja e dora

S'te harrojm Ismet Kumanova.


Vajza e deshmorit


Moj bija e nanës

Sot po del prej shtëpije

Kujtimet per ty

Po na mbesin hijet.


Nana,te percjell

Me surlë e tupana

Prej derës t'percjellin

Vllau edhe daja. 


Me vllaun e dajën

Nisu dorë për dorë

Shko qmallu te baba

Ku t'ka ra deshmor.


Edhe një herë qmallu

E leja një lule

Përmbi varr moj bi

Veja një flamur.


Tregoj se je rritë

Se ka shku me mall

Ne male t'Berishës

S'mrami herë a qmall.


Tre vllëzër deshmor

(test këng)


Po kendoj një këngë

E kendoj me mall

Ja kendoj ushtarit

Qe ma s'ashtë i gjallë.


Në kohen ma t'vshtirë

E deshti Lirinë

Larg ne Amerikë

Bashk me shokë u kthyn.


E deshti Lirinë

Ma shumë se vetvetën

Nuk ndejti n'mergim

Luksuz ta ken jetën.


Erdhën me deshirë

Luftun per Kosovë

Me shumë krenari

Ranë te tretë deshmor.


Ju kujjton Kosova

E nuk iu harron kurr

Emri juj i shkruar

Tri shkrojna n'flamur.


Nuk i tremi lufta

As shkau barbar

Me shliru kosovën

Per ketë kemi ardhë.


CDO GABIM


Cdo gabim qe falet

Mirë duhet me ditë

Te njëjtin gabim

Mas me përseritë.


Jeta êshtë e shkurtër

Por është më shumë sfida

Ma shumë ka te kqia

Sesa ka te mira.


Mos e ofendo

Dike  veq se mun

Sepse ate Zoti

Do e don ma shumë.


Nëse mun t'ia thu'

Vetëm një fjalë t'mirë

Se kjo jetë e rrejshme

është veq një pashqyrë.


Zoti asht i  madhë

ai është për te tanë

Nëse vepron mirë

Gjithmonë mirë gjanë.


Se rretth e rreth bota

gjithmonë rrutullohet

Do t'vije një ditë

E do te pendohesh.


Dëshmoret e kombit

  Muja  dhe Beqa


Sikur rrenjet qe i ka lisi

Ra deshmor  Muj Krasniqi

Bashkë me Beqën tuj ja thanë kangës

Amanet tuj ia la nanes.


Nuk du nanë kurrë me m'vajtu

Unë  ushtar po shkoj tu knu'

Dojm me i dalë zot vatanit

mi dal krah Adem Jasharit.


Kur te rritet vajza djali

amanetin tregoja nanë

Kurr për neve ju mos qani

Le t'vazhdojn traditën me kangë.


E kur vin pervjetorët

Nuse e fëmijë kur vijn te varri

Kurrë për ne mas mu mërzitë

Se n'Liri fëmijët kan mu rritë.


Sikur  sot sikur  nesër

Të gjithë vdekjën kem me ba

Nuk na dhimbset aspak jeta

Per liri kemi ra!


Lot pranvere pandemi


Ma shumë syt e mi

Lotojn ne pranverë

Kur shoh rreze dielli

Askush s'me vjen n'derë.


Askan ma nuk pashë

Tuj pritë ne derë t'shpisë

U largum të gjithë

Për shkak pandemisë.


Un them janë gënjeshtra

Fjalë te kota te thata

Pse s'ka pandemi

Në kohë kur s'ka dasma.


Mdukett nuk shkon larg

Ka mu ba kjameti

Kzr mbahen ahenget

Krejt ju kthejn prej veti.


Si po kryhen dasmat

Vjen ependemia

As ni gurbetqar

S'mund po vjen te shpia


Dimer edhe verë

Qan nana e ngratë

Per ju se shtron sofer

As sillë e as darkë.


P-S . Poezitë janë publikuar pa nderhyrje te mëdha nga ana e redaksisë,pasiqe ishte kerkesë e vet Florës ,sepse ajo krijon në gjuhen e popullit ne dialektin gegnisht.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire