Lule Telaku |
Sa qesh e zgërdhihesh
Me karrigen time
Dhe humbjet në beteja
Kape pushkën
Dhe shkrepe njëherë
Thirre të drejtën, thirre barazinë
Sa mban tri karriga për vete
Liroma njërën të ulem edhe unë
Ta shoh nga karriga jote
Karrigen time të thyer
Copë-copë si zemrën që e kam gropë
Jam lodhur e mërzitur
Më ka ardhur në maje të hundës
Kjo karriga ime e thyer
Copë-copë
Ndihmomë ta hap një rrugë
Nje rrugë pakthim
Të ikë e mos të kthehem kurrë
Ne karriken e thyer
s'po mundem
Asnjëherë të ulem
L.T
Krahë thyer
Sot më ktheve
në kohen e vjeter
Sot ma kujtove
edhe njëherë tjetër
Kulshedren e egër
Sot ma ndale diellin e artë
Sot ma vjedhe
energjinë e zjarrtë
Sot ma ndertove
edhe një mur të lartë
M'ke bërë me u ndi pa fuqi
E thjeshtë e ngratë
Jam e vyshkur një lule pa jetë
Nga nektari im
Sot ikën të gjitha bletë
Sot nuk mundem as të lulëzoj
M'i ke thyer krahët
S'mund të fluturoj
PO PRET BABA NË OBORR
Paska dalë baba në oborr
Paska vnu plisin e bardhë
Po i hap dyert e oborrit
U nisë djali për me ardh
U nisë djali nga kurbeti
Rrugë të gjatë ka me ba
Moj grua, a po pjekë flija
I kanë merak nusja e fëmija
Gjyshi pret, por s'ka durim
E merr nipin ne perqafim
Lotët shkojnë varg ne faqe
Moj mbesa ime zemrën ma knaqe
Dielli rrezon shnderit oborri
Kjo verë e gëzuar
Djalin ma solli
Pa mbesa e nipa s'ka gëzim shtepia
T'u pritë n'oborr m'ka zan pleqëria
VETEM TI
M'i ke pa ëndrrat
Ne gjumë sa herë me kanë trishtu
Sytë kur i kam mbyllë
Sa herë kam meditu
E ke kuptu
Mengjesin e ftohtë
Mbuluar me brymë
E ke pa
Edhe shiun rrebesh
E ke degju
Zanin kur t'kam thirr
Nga vershimet me m'shpëtu
E di që i ke ndi
Ofshamat, nga dhimbjet,
varret e vjetra
sa herë m'i kanë shpalos
M'ke pa
edhe valeve të dalldisura
T'u notu
Ti, dhe vetem ti
m'i zgjate duart me m'shpëtu
P.S.Me këtë poezi kam marr çmimin e dytë, nivel qendror!
USHTAR NËNA T'KA BEKU
Nanë..
Ma bëjë hallall
Gjinin që ma ke dhanë
Ato netë pa gjumë
Sa her të kam lanë
Unë po shkoj ushtar
Shokët po më presin në mal
Me këtë pushkë ne dorë
Do të ngjitem bjeshkëve me borë
Nanë..
Në luftë, mundet gjithçka
me më ndodhë
Edhe burg me ra
Edhe me u vra.
Oj Nanë
Amanet grun e fëmijët
Ty, po t'i la.
Këto ishin fjalët e fundit
Që djali m'i pat thanë
nga përqafimi është nda
Dhe kurrë ma se kam pa
A'h more bir
Unë, nana jote
E vdekur në trup të gjallë jetoj.
Heshtja ma ka shtjerrë zanin.
Fotoja në mur, spo ma shuan mallin.
S'kam fuqi ta thërrasë malin
Ta pyes për trim djalin,
Ta pyes për këmbët e tua,
Që e shkelën ditë e natë,
Bjeshkët e larta me borë,
Dushkun e thatë.
Ta pyes për zërin tënd
Kur ja thoje këngës ,
me pushkë në krahë,
me plot trimëri
Ushtonte jehona e zërit
Bashkë me stuhinë e dimrit
Kur nguleshin plumbat
Në gjoksin e armikut.
A'h more bir
Jam plakë, plot hall e mallë
Për ty.
Nuk më zë gjumi
Pa e marr në gji
tënden fotografi
Nëna s'ka më lot,
M'u verbuan sytë,
Çdo natë ëndërr të kërkoj
E përmalluar të të përqafoi!
A'h more bir nëna të bekoi.
Jam rrëzuar e jam ngritur
Jam lënduar e mërzitur
Valë mbi valë kam notuar
Jam lodhur e s'jam dorëzuar
Rrugë të gjata plotë stuhi
Më ndalonim kur bie shi
Kam prit e kam duru
Me dalë dielli me rrezu
I kalova keto trazira
Jam në ditët më të mira
Jam mes kopshtit me të bukur
Ti ma bere jetën më t'lumtur
Jam e mbushur plotë dashuri
Shpirtin plotë ëmbëlsi
Jam në qiell po fluturoj
Askush s'mundet t'më ndaloj
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire