dimanche 11 décembre 2022

Vjollca LAJCI - Dy poezi

Vjollca LAJCI











NENA...

Pse qan nene o zemra ime 

Pse ti shoh kta sy me lotë

He pra folë mos ngurro 

Pse je e shqetsuar sot?!


Ca gjam e ca renkime 

Dolen leht nga goja jote 

- Po qaj the o bija ime 

Sot po qaj un nena jote!


Sa e lodhur qe je zgjuar 

Un e shtrirë dhe e semurë 

Pse ftyra jote ska ndryshuar 

Pse mledhaton me ato durë.

 

Buzëqesh leht e me ngrohtësi 

Mjep cdo gjë e mjep dashni 

Sot po qaj nga gëzimi 

Qe jetoj me fëmijët e mi.


 Se c'dëgjojn këta vesh 

Cdo gjë shohin këta sy 

Skan kohë për prinder 

N'azl i qojnë per privatësi.


Athua qysh ndihen femijet 

Kur e hohin nenen e tyre

te dhunuar e te rrahur

te keqtrajtuar n'cdo llojë mënyre.

 

Pleqet kan nevojë dashuri

tu falim gezim e hare

se shume sakrifikuan

te jem keta qe jemi ne.


Eju femij an e mban botes

Mos tju behet mendja ujë 

Neser iu kthehen te gjitha  

Qfarë  i betë ju   dikuj !


Nen o nen o drita syve

Zoti te japt jetë te gjatë 

Un do jem kujdestarja jote 

Do te bahem krah i djathtë.


NJË FIJE SHPRESË


Me jep nje pikë shpresë 

Qe edhe një dit ta nisë

Me jep nje pikë shpresë 

Ta vendosë n'themel t'tshtëpisë.


Me thuaj qe ka shpresë 

qe yjet do ti shoh prap ne qiell

Me jep nje pikë shpresë 

qe pas  nates do te kete diell.



Me jep nje pikë shpresë 

Qe te luftojë si e marrë

Me jep at pikë shpresë 

qe me dashurin tende 

t'me me levizë gjaku n'damar .


Hajde pra jepi me thuaj 

Se do sherohem se ka shpres 

Hajde me thuaj qe ti je krahu im

qe s'do m'lejosh qe un te vdes


Hajde pra me thuaj 

Se do te gezohem nje dit

Edhe për cdo gjë ka shpresë 

Hajde pra me thuaj se nje ditë

Do te jetojmë t'lumtur e pa stres.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire