Lejla HOTI |
Lejla HOTI
BOHEM I HARRUAR
Do behem zog shtegtar
Qiellit te qytetit tend
Çdo ditë të fluturoj
Çdo ditë
nga një këngë të re të gezuar,
Për ty këndoj.
Bohem i harruar
S ka gje nëse këtë këngë
Ti s'e degjon
Nëse këtë këngë
Ti s'e kujton.
Bohem i harruar
Do bëhem yll
Çdo natë
nën qiellin e qytetit tënd,
Drite e dashuri të vërshoj
Për ty.
Andaj mos me thuaj
Bashkë me pranveren eja .
Se ajo për mua ,,ndoshta kurre s' do te vije
S'bëjë dot pa ty.
ME TY
(Vetem ne imagjinatë)
A thua vetem ne imagjinatë
Ty duhet te te mbajë
Vetem ne imagjinatë
Me ty të qeshë e të qajë
A thua
E denuar jam
Vetem ne imagjinatë
Faqen te t'a perkedhele
Lotin e mallit
Vetem ne imagjinate
Te t'a fshije
E koken ne gjoks
Vetem ne imagjinate ta ve
Tiktakun e zemres tënde
Realisht kurrë mos ta dëgjojë
Ky tiktak
Vetem ne imagjinatë
Ne heshtje
Pa ze ,,te dua ,, te me thoje
A thua denuar jam
Vetem ne imagjinatë
Ne heshtje te t' dua
Ne heshtje emerin
Cdo sekond t a therrase
Vetem me imagjinate
qytetin
Doreperdore ta shetis me ty
Vetem ne imagjinate
Bashke diten e re ta presim
E bashke ta luajme nje tango ne?
Vetem ne imgjinate
Yjet bashke ti numerojme
Vetem ne imagjinate
Ta mbaje kengen e re
Krijuar per ty?
Jo, nuk do doja keshtu
Ketë kenga
Gjithe bota le ta degjoje
Cdo i dashuruar ta mesoje
S s' eshte e lehte te te duash
Por ne cdo veshtiresi
Shkelqen madheshti
U mesuam tashme
Qe ne cdo dashuri
Ka erera te forta
Vershime lotesh,
Zjarre te dukeshme
e te padukeshme,
Stuhi .
Vetem ne imagjinatë s te dua ty
Dashuria ime
Eshte ma e madhe
Ma e forte se unë -ti
Mos me shih me meri....
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire