samedi 2 avril 2016

BUQETË ME POEZI NGA SEVEME FETIQI

Por SEV FETIQ




BUQETË ME POEZI NGA :

Seveme FETIQI










ERA NËNTOKË PO I ZGJON TË VDEKURIT


Të masakruarve në varrezën masive në Rashkë

1. Emrat dhe koha vdekjesh kërkohen
Shikimet e  vrarë
Të varrosur pa mëshirë
Gjithashtu
Kjo që këtu e atje ndodhi
Nuk është dashuri
Është vuajtje dhe turp

Kur ofshamat e të gjallëve ende
Tundin vendet dhe bregdetet
Era nëntokë po i zgjon të vdekurit
Gishtërinjtë e thyer e të vrarë
Po prekin betonin e ftohtë
Heshtja po flet nga muret
E muret po shkelen me këmbë tiranësh

Kjo nuk është dashuri
Nuk është shtrëngim duarsh
Është dhembje o njerëz
Nga kafkat po shpërndahen
Yjet që dikur kanë shkëlqyer

Rrinë zgjuar imazhet
dhe shndërrohen në fjalë
e në lule të kopshteve tona

2. O anije të zeza
Që plot me harresë jeni mbushur
Po lundroni kah horizontet e gabuara
Erërat e kohës iu kanë ndërruar drejtimin

Busullat e premtimeve ku i keni lënë
Ndaleni errësiren
ndaleni
Hijet e rënda kane ra mbi këtë botë
Të padrejtë
Kanë ra...


ne faqet e para te faqeve te para

Kryetare te medhenje e te vegjel
shprehin keqardhje per princeshen Diana
ajo vdes afer Kulles se Ajfelit
shnderrohet ne perralle te pavdekur
te nesermen urdherojne
bombardime ne Lindjen e Diellit
ku femijet zgjohen faqezbehte
Kalkuta pershendetet per here te fundit
Tereze Mua gjuha kadife
shqiptaret mbeten jetim
ne Gostivar shqipes ia thejne krahet
ia nderrojne vendin ne harte
vejne kurora ne germadhat e murit te Berlinit
snatches zjarrin teas NE Tulla parrenuara
nen kemisha te bardha dhe kravata te zeza
fshehin ndergjegjet e tyre
te pasterta dhe te papasterta
udhetojne dhe mberrijne
me buqeta premtimesh ne dore
perkulen para flamujve dhe himneve te tyre
Veshin cdo dite e me shume
qetesine e tyre me fustana te ftohte hekuri
zhveshin me mija lekura te buta
nga mishi dhe gjaku i te dobteve
kryetare ne krye te krese
Perendi te Eres Shiut Dashurise
te derguar nga vet Zoti
apo te zgjedhur nga populli


ne faqet e dyta te faqeve te para

Kafshatat e mergimit hapin vatra diturie
fantazmat me maskat e zeza
koruptojne kripen e djersve tona
nxenesit mesojne nen qiellin e lire
nje njeri humb ne mjegullnajen e fundit
tjetri vdes nga goditjet e renda te armikut
nje femij plagoset para prinderve te vet
ne kanalin e Otrantos me vonese
peshkataret peshkojne prene e tyre
me rrjeten e shpresave te humbura
luleboret leshojne rrenje ne fundin e deterave
pranvera drohet me Kalashnikov
forcen e zjarrte te lulezimit
ne ikim nga vetvehtja
per te mbetur ne vetvehte
per tu takuar me vetvehten
ne pranveren e plumbave dhe ikjeve


ne faqet e para te faqeve te mesme

S kemi te drejte te flasim as te peshperisim
mos kaloni kufirin e mallit shekullor
pa kerkuar falje mund t na vrasin
ne oret letrare shkrimtaret
vizatojne zemren e tyre te kuqe
ne sqepat e pellumbave te bardhe
gjenive iu shpetojne fjalet e shemtuara
ju falet prap se jane gjeni dhe shqipetar
studentet nga kemishat e bardha
i leshojne zogjte te lire
te marrin cicerrimen dhe i perqafojne
trendafilat e heshtjes
paragrafet e ligjeve demodohen
hyn terrorizmi nuk Fuqi
me viktimat e proqeseve


ne faqet e dyta te faqeve te mesme

Realizohet drama shqiptare
"Ku eshte celesi"i te gjitha ketyre tragjedive
Sidnejin me se miri ta vizitojme ne pranvere
ne rruget tona te sillemi sipas bontonit
fashizmit s mund ti shkulen dot rrenjet
te pezmatuar ne ngarendim cdo dite ne Europe
frizeret ne Paris bejne gara artistike
mendte e gjata floke te shkurtera
mbahet koncert folklorik burimor
me kenge dhe valle lakuriqe


ne faqet e para te faqeve te fundit

Kush do te mberrije i gezuar ne cak
Drita Beselidhja Vellazerimi
Flamurtari apo Uniteti
cili eshte luftetar me i forte
mbi gjelberimin e tharre
Minatori lufton me forcen e fundit
dhe fotografon mjerimin e vet
topin e mban ne dore nje njeri


ne faqet e fundit te faqeve te fundit

Sigurojeni jeten tuaj
cdo cast ju kanoset rreziku
nderrmarrja e varrimeve "ngushllimi"
punon pa u ndalur njezet e kater ore
perkujtohen te afermit qe vdiqen
duke buzeqeshur kur e pane Liqenin e Ohrit
estrada muzikore kendon gratis
per ta argetuar nostalgjine
agjensite turistike si kepurdhat pas shiut
ofrojne fluturime te lira dhe komode
deri ne Kosove
buzekuqe me kurore te arte ne koke
zgjedhet Mis Kosovarja e vitit


E perditshmja jone me ngjyra kontrasti
ne letren e bardhe me durim shume.

1 commentaire:

  1. Sot është dita më e lumtur e jetës sime, unë kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi në (BARDH MAGIC), i shkrova në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ai më dha botën e tij dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo më solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë (MAGJISË E BARDHË), kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
    * Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    * Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
    * Nëse doni të ktheheni me të dashurin tuaj.
    * Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
    * Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
    * Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
    ai do t'ju ndihmojë menjëherë.
    Email: findritualforlife@gmail.com
    +3550685677099
    +2349046229159

    RépondreSupprimer