Elida PRIFTI |
SYRI SHIKON BARDHESINE
Ika , ika verte ika large
Ika ,nga bota jote e varfer
Ika nga shpirti yte i akullt
Q'e skllave donte t'me mbante
Ika large ,ohh sa large
Me udhehoqi nje rreze drite
Atje ku shpirti ndijen qetesine
E syte shikojne bardhesine
I hedh hapat e skam frike
Dhe fryme marre lirishte
PSE O NJERI ?!..
Pse o njeri je ber manjak !?
Pse o njeri lufton njeriun !?
Pse o njeri je bere ujk !?
Nga vendlindja pse perzut !?
Pyes , stresohem bertas,
Zeri bije ne vesh te shurdhë
Qaj me ze ne rruge thëras,
Vrëngër,bisht t'syrit më shohin në rrugë
Pse gjithe kjo ligesi !?
Pse kaq urrejte fshehur në gji!?
Pse s'ka drejtesi !?
Pse ska pune ne vendin tim !?
Pse shpirtin e pastër më kini vrar !?
Të korruptuar mbushni xhepin
Toka jone eshte e pasur me ar
Tani do shisni dhe detin!??
S'latë gje pa shitur,toke e det ,
Vetem per veten tuaj mendoni..
Nje popull i vuajtur në hall e dert...
Djersën e varfërit shfrytëzoni.
I izoluar në shekuj ,i raskapitur,
Një jete te tere fukara mbetur,,
Popull i lodhur shpirt drobitur,
Pse me ide moniste keni ngelur?
Zemra e copë deri më sot
Pse pergjigje skam marr
Pse jemi më të varfër në Evropë
Vallë kur do mbarojë ky kallvar?
Pse ... ngelet enigmë..??!!
E VERTETA
Dredhanikut si pelqen e verteta
Genjeshtarit i pelqen vetja
E verteta eshte vetem nje jo dy
Ndaj te verteten ta them ne sy
S'shaj pa arsye as ty për të mërzizur
Ti perseri për mua nxjerr vrer
Se e verteta eshte e hidhur
Në kraharor vetëm dhemb.
Njeriu duhet te mesoj dicka...
Mos ti perserisë gabimet
Ndryshe . e largoj si ( disa)
Si shkojnë te mua mashtrimet..
JAM SHQIPTARE
Identiteti im është i shënjt.
Është i pastër më i lashti ne botë.
E skaliten te parët tanë me shpatë
në gur themeli ,në male e në shkëmb
Kush më pyet se kush jam?
Jam Ilirjane ,Pellazg e Dardan
Jam nga vendi ku lindi fjala, besa e bujaria
Identiteti im është i pa vdekshëm shqiptar.
Fati na degdisi mërgimtar në vend të huaj.
E mijra vështiresi përpara me dolën
Por identitetin tim kurre nuk ndryshova
Me plote goje thërrisja jam krenare qe jam shqiptar.
Me identitetin tim fluturoj lartësive në yje
Atje ku histotia flete mijra shekuj
Ne hark te ylberit nga atdhetar te pa vdekshem
Atje ulen perënditë e shplodhen.
Idenyiteti im është i pastër me rrënje te thella.
Ne toke rrethuar nga djaj e kafshë te egra.
Ndaj kini kujdes kur te flisni
Identiteti im ka fjalë e bese.
Në vendin tim dua te tretem.
Atje ku linda e me dhane emër
Një pllakë guri të shkruar dua te koka
Me pellumba te bardhe rrethuar ,ne mes identiteti im e shqiponja
MOS PYET
Mos pyet
Ku po shkoj
Di vetem
Nga jam nisur
Rrugen e gjate
E pa sosur
Mbetur jashte
Pa nje streh
Dridhur nga te ftohtit
Por me shum dridheroje
Nga meraku
Se zemren e lash atje
Mos pyet
A jam mire
Di qe vetem
Jam e gjalle
Shpirti i paster
Force ne jete
Zemer e cilter
Burim miresie
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire