mardi 18 mai 2021

Bukurie Bucpapaj - Cikël poetik


Bukurie BUCPAPAJ


VEC N'ËDERRA ME E DASHUTË...


M‘ka hy  

n’mrensi ,

T’shpirtit

Nji drenush

 malsiet,

Me njata sy

 si t‘detit.

M‘lujti 

mensh ,

Me njat 

bukurie,

Sa nuk 

po i gjaj ,

Derman 

vedit.

Nj‘i dit veret 

E pata pa,

N‘at  krue

 tu pi ujè.

Pasha zotin,

 Qysh prej

njasaj ditè,

Un krejt 

Prej menve 

po luj.

Ish kan 

e bukur,

Si yll e 

si nj‘i drit.

Me njato flok 

Ngjyr ari,

Kur e bash bre 

at çik.

Vloj gjaku  

Prej damari,

N‘èpér andrra tu 

e kerkue.

N‘livadhe plot 

me  lule ,

e bari t‘njom.

Un tuj lujt 

me ta,

E tu u dashunue

 Tu e kap ,

Pér njat 

beli t‘holl,

 Krejt isha 

kan tranue,

Pér njat zan 

Me faqe t‘kuqe .

Si mollê .

Kur m‘kish 

pas dal,

gjumi mue

Ish kan  

naté e von.

Veç n‘andrra 

E dashunoj,

Se ajo s‘ishin 

Kan pèr mue

Nj‘i tjetér djal

E kish marr

E me ta ish 

Kan martue,

Mu s‘mè ka 

Met tjeter veç

Ate hyjni  

e at han

Me harrue

E neper andrrash

Me e kujtue,

Po pash njat nan

A munet kush?

Mem than?

At drenush 

Si me harrue?

Ku n‘vena 

T‘mi si gjaku

Qarkullo 

nè trup temin

Me mue.

Veç késhtu

Koka shkrue

N‘heshtje,

Me dasht,

E andrrash 

Me u dashurue.

TI HËNËZË MË DASHURO...


Jo mè kot mundohesht ta fshehésh

Syte e tu flasin , shkelqejne me dashuri

Ah ! Nuk e di perse vendose tè heshtèsh?

Se kuptova por mos ia bej  kétè vetès ti.


Pérse e vrazhet kur né shpirt ndien marrézisht?

Pse lejon egoja té mposhtè rrahjen e zemres?

Kur ajo dashuron me aq  pasion e çmendurisht

Té lutem mos e béj ,ti po i pret krahét èndèrrés.


Asaj qè té pushton aq pafajsisht.....


Heshtja jote e ai shikim qè se fsheh dot nga unè.

Flasin aq shumè si  vèshtrimet e njè fémije tè padjallézuar.

Mè kot mundohesh nuk e fsheh dot atè stuhi nga unè.

E njoh kétè  det ndienjash qé vjen ashtu si i paftuar.


Pra pranoja vetes vajzè se je e dashuruar....


Sa keq qè ke frikè e nuk po mè kupton e bukur 

Nè syte e tu e vetèm pèr sytè e tu blu si qielli vdes.

Mè kupto nga dashuria pèr ty jam dehur e jamè humbur.

Ashtu i mikluar nè ty unè me shpresè  po tè pres .


Siç pret toka lindjen e diellit nè mèngjes.


Hènèz e bukur ti qè jetén  ma bère univers

E  tash unè  jetoj duke mé zgjuar  nga ai harrim.

Hapi krahét dashuris e mos e lejo qè tè vdes.

Eja pra o zemra  ime mè pèrqafo dritè e syrit tim.


Tè duhemi pa mbarim 

Nè kètè boté tè pakuptimt

Ku sens e ekzistenc

I japin vetém dashurit.....

E ne me dashurit tona i shkruajm historitè......


JAM SHQIPTARE...


Jam Shqiptare bre né daç e Kosovés ,

E né daç  çika e bija e nané Shqipénisé 

Jam vajzé  e lindune ne tok  tè Tropojés

E jam ba nusja e nénè e Dardanisé.

Binom i bukur i kurores tè bashkimit  té Shqipèrisê .


Dikur andérr me e pa nuk ke guxue

E sot ky realitet tash mè perket mue.

Rrugén e mora nga kryeqyteti Shqiptaré

Nuse Dardanie né Kosove me ardhè.


Eu fal atyne Jasharjanve legjendar

Qé eshtrat e tyne prehen nèn dhe 

Gjaku i derdhun i trimave  luftètar.

E sot liriné po e gêzojmé te tané ne.


Jam çik e Shqipérisè e nuse Dardane


Vêç njé lutje pata me ju than juve :

Shqiptare kuda qè jeni né botê .

Kurre mos harron more prjeardhjen tane,

Se te mallkon zoti dheu i jot besa dera qè mbet bosh.

 

Kjo tok e lyme me gjak njé ditê 

Do t’ju kérkoj  hesap ta dini ju mirê 

Shqipèria e Kosova po zbrasen pèrdité

Kjo tokè  nuk ka pas çmim tè liré .

Ta lini késhtu né mêshiré .

Nuk di ç’ka tham veç : zot bone miré .


Kujt po ia leni pra ju a e dini?

Pleqve ,grave apo fémijeve .?


E pèr çka u derdh gjithé  ai gjak ?

Me iu a lan edhe njéhere nè dor tè ligve.

E ky vatan  kété nuk e ka hak.

Realitet qé ta djeg zemren flak.


POEZIA IME


Ne u plaksha uné se koha bèn te veten

Mos mu vjetéro ti vargu im poetik

Jeto kur  jam pérshéndet me jetén.

Jeto né rrjeshta si varg i bukur lirik. 


Nese dora drithet nga pleqéria.

Nése do jem fatlume me u pleqérue.

Se nuk dihet ç’ka té sjell ardhmèria .

Me gishta té kembés kam me shkrue.


Nese as me ata nuk shkruj dot.

Me gojè kam fjalet  me i shqiptue .

E dikujt i them me mi

Shkrue

Atehére shpirti rehat ka me  pushue.


Se ti moj poezi ke lind me mue

E né damar té gjakut m’je rimue.

Je skalit né shpirtin tim natyrisht.

Nè mendje je qêndis aq Bukurisht.

Hajt pra poezia ime jetofsh pèrjetésisht.


Dashuri për poezinë.......


Nuk e di a ju ndodh edhe ju poeteve,?

Siç më ndodhē nganjëherë kjo mua,?

Nêse nuk shkruaj poezi gjatê netêve,

Nuk bêhem rehat e gjumé tê flej  s’dua.


Edhe muza kur me ikën e unê nis e kërkoj,

Sa inatçie bêhet ndonjëherê ajo 

e artë,

Përsëri unë gjej forcê e  dua   tê insistoj.

Se shumê e dua poezinë si mua im atê.


Lanetja me mua nis e loz e më qeshet,

E unë që e kerkoj nê çdo cep té mêndjes,

Më duket sikur mua hileqarja më 

ngêrdheshet,

Ndêrsa unë qê e kêrkoj nga çelsi i zemres.


Shpirti e gjen vetê rrugên pér tek muza,

Ajo dashuruar êshtê me vargun poetik,

Se tê shkruaj poezinë ështê kauza

Me fletên e bardhê komunikoj si mik.

 

E paster ajo leter ku unë nis e krijoj

I kthjellët si krojet e bjeshkeve te mia

Lutem te zoti që muza mos tê mê shteroj,

Tê shkruaj bukur siç e don poezia.


 Dua :

Qê vargu im të shkêlqejë nga madhêshtia.

E të pëlqehet nga tê gjithë njerëzia .


E kur të vdes ndonje ditë e të shkoj në atë botë amshjane,

Dua : Qê poezia ime të quhet:

Poezi Bukurjane...........

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire