mercredi 19 mai 2021

Remzie Rexhbogaj - Vargje për Ernën

Remzije Rexhbogaj


 











Remzie Rexhbogaj

FJALA E ERNES


Fjalë e besë 

Erna m`i ke pas dhënë

Të vi në ëndërr 

më ke pas thënë


E këtë besë 

mirë po e mban Ti

Në ëndërr mamit 

po i vjen në gji


Por edhe unë 

të kam premtu

Do të luftoj më shpirt

për besë


Veç Ti Erna 

të pushon e qetë

Për vëllëzër tu 

kam unë më u kujdes


Tash jemi larg 

më kilometra

Kemi shumë male 

në mes


Dhe shumë detra


Ti nën tokë 

e unë mbi tokë

Por nga zemra 

S`të heqi dot


E në mendje 

çdo herë t’kam Ty

Kurrë s`do më thahen 

lotët në sy


Deri të bashkohem 

Erna prapë më Ty.


TOKË DARDANE 


Tokë Dardane 

Të lutem mbaje mirë 

Në gji

Dhe fali ngrohtësi 

Ernes 


Të mos i prishet ajo bukuri

Engjëllin që ta kam dhuruar ty 


Ajo në kët botë

Edhi të rrefejë

Se duhet të këtë njërëzi 


Dhe të fali 

Vetëm buzëqeshje 

E mirësi 


Tokë Dardane

Ti je shtrati i engjëjve 

Ku të qetë flejnë në ty 


E në pranverat e bukura 

Mbi dheun e Tyre 

Të këtë lule 


Kur aroma e luleve 

Të na fal freski.



Ç'PRANVERË MË ERDHE 


Maj muaj pranveror

Muaj i pulëbardhës time 

Që fluturon në qillin blu 


Yjeve e rrezeve të diellit 

Ju ke bashku 


Muaj Maj 

Të lutem më trego

Çfarë t'i jap unë sot 

Letres së bardhë për Ty? 


T'i jap dhembjet e shpirtit tim

Që po venitet mu si anija 

Mbi dallgët e detit të trazuar 


Apo mallin 

Që do mbetët i pashuar 


T'i jap plagën e zemrës 

Që më kullon vrerë 

Këtë plagë të pashëruar 


Apo ujvarën e lotëve 

Të syve të mi

Kur janë sy të vërbuar 


T'i jap nëtët e mia pa gjumë 

Të trishtuara 


NË DITËLINDJEN TËNDE 

              ( Shkurti)


Në burimin e lotve të mi

Këtë gotë do ta ngre dolli 

Erna për Ty


Eh,sa e pa drejtë 

qenka kjo jetë


Ti je tretur lart 

Në qiellin blu

Unë vazhdoj të jetoj

Vitet tuaja rri duke i numëru


Në muajin shkurt 

Ditlindjen tënde

Mami do ta festoj


Do e mbush përplot gotën

Në burimin e lotve të mi

Do të ngre dolli për Ty


Më dhembjen 

Dhe mallin e pashuar

Tortën do ta zbukuroj


E shpitin tim që venitet

 I trishtuar

Me këtë tortë do ta ushqej


Më klithmën e zemrës

Të plagosur për vdekje

Unë Ty Erna 

Do të uroj


Në mesin e engjëjve

Atje ku Ti gjendesh

Zërin e urimit 

Do Të ma dëgjosh.


Apo dëshirat 

Kur ëndërronte Erna 

Ah,si mbeten të pa realizuara.


E TRETUR NË MËNDIME


Më një vështrim 

të thellë nga qielli


E tretur diku larg 

në mendime


Nuk ka pendë 

që mund ta përshkruaj


As fjalë 

që mund ta shpreh

Dhembje e mall 

që ndjen ky shpirt


Për Ty Engjëll 

që je mbi Re


Mbi Re të bardha 

lart në qiell

shpirti Yt shndërrit 

si Yll


E tërë botën 

do ta kasha dhënë

Edhe një herë Erna 

të kisha pran


E përlotur sonte 

më duket Hëna

Piskamë të madhe 

po leshon Zana


Yjet të heshtur po qëndrojnë

Perëndinë sikur e qortojnë


S’pate mëshirë 

sikur po i thonë

Si e ndave Ernen 

prej nënës


Sikur me ia zhduk

yjet Hënës.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire