Abide Peci Gashi |
VETMIA E FSHATIT
Fshatin e ka pushtuar,
një qetësi,
I mbular ,
me lule dhe gjelbrim ,
Shtëpitë mbushur,
plotë vetmi,
I mbyllen nikoqiret,
dhe ikën në mërgim!
Fëshfërima e gjetheve,
sikur vajton me lot,
Për kopshtarët,
që i lanë shkretë,Rrugët kan ngelur,
pa zhurma dot,
Të boshatisura ,
kan mbetur pa jetë!
Tek varret përmbi lisa ,
vajton vetëm qyqëja,
Janë mbuluar,
me barë fusha dhe ara,
Pullazeve të shtëpiave,
vallzojnë merimanga dhe lakuriqa,
Pa ujitur u thanë ,
molla dhe dardha!
Hardhiat janë mbetura
sikur të shkreta,
S'ka kush ua bën ,
shartimin n' pranverë,
Vjeshtës kalbet ,
rrushi nëpër vreshta,
Nuk po ka kush,
me e mbledhë!
Kalldrëmit kan mbetur,
gjurmët e pashlyera,
Sikur presin prap,
për t' u ripërtrirë,
Ndoshta ,
me dallëndyshet e këthyera,
Fshatit do t' këthehet,
pamja më e mirë!
MALLI I MOTRAVE
Sa bukur moj motër,
po këndon bilbili,
Te ju në vendlindje,
një verë e ngrohtë,
Këtu në kurbet,
s'ka qelë ende trëndafili,
Qytetin e lagë çdo ditë shiu,
dhe është shumë ftohtë!
Jam përmalluar, për liqenin,
dhe ta pijë kafen te Ujvara,
Për shetitjet rreth tij,
dhe ulëset pranë,
Pse kështu patëm fatin,
të jetojmë të ndara,
Sa jam e mërzitur ,
qe dy vjet s' jam kanë!
Më ka marrë malli ,
edhe për hijen e blinit,
Për bozën e ftohtë,
dhe limunadat e "Ballkanit",
Kësaj vere patjetër,
do t' i ngjitem avionit,
Të vi dhe të çmallem,
në sheshin e Isa Boletinit!
Të ulem të drekoj ,
edhe te Restaurant " FIONA,"
Tavë Elbasani ,
dhe supë me perime,
Të shijoj me shije,
ushqimet tona,
Sa kam oreks për to,
dhe përmallime!
Po të pres moj motër ,
shumë e duruar,
Dhashtë Zoti t' jemi mirë ,
dhe t' e kemi shëndet,
Sa do të lumturohem ,
sa do t' jemë e gëzuar,
Nëse bashkohemi ,
në këtë verë sivjet!
UNË
Nuk e njoha, kurrë urrejtjen
E dua dhe e vlerësoj , aq shumë jetën
I dua të tjerët, dhe nëse s' më duan,
E çmoj kohën, dhe të vërtetën!
S' kam kohë, për me përfolë
Çka thonë tjerët , s' e qes në peshore
Unë vlerësoj , gjërat e mira,
S' i dua të tjerët, veq në ditë të vështira!
Nuk e njoh dhe s' dijë ,
çka është xhelozia,
S' e shpirtit tim,
buron lumi i mirësisë,
Për mua vlenë ,
vetëm e vërteta dhe ndershmëria,
Me virtyte të mira, i mbyllë shtigjet,
gënjeshtrës dhe tradhëtisë,
Çdo ditë e hapë portën e paqes dhe dashurisë!
INTERESI
Herë folë ëmbël dhe folë mirë,
Herë buzëqesh si përhera,
Herë ngjanë në lule dhe n' trëndafil,
Por kurrë si ka ngjyrat që i falë pranvera!
Herë buzëqeshë sa për sy e faqe,
Dhe kur e ka burimin përballë,
Sa shumë më ngjanë në lule fallëse,
Me lajthitje mundohet me mbetë gjallë!
I don njerëzit veq si interes,
Dhe i shkelë për çdo gjë në botë,
S' të përshëndetë me mirëmëngjes,
Nëse dot zemra s' ia thot!
Përpara tjerëve, respekt u falë
Ka frikë mos mbetët prapa në vijë,
Çfarë po zihet në kokën e tij vallë,
Tjetër njeri bëhet kur ngelet n' vetmi!
Çfarë ndodhë kështu, s' e kuptoj unë ,
E din veq ti, dhe s' e kupton njeri,
Ngrysesh nga pamja,si një qiell me re,
Kurrë s' sheh bardh por veq zi,
Shpesh ngjanë si bubullimë kur gjuan rrufe!
Por ç' të bësh , çdo njeri i ka tiparet e veta,
E këthen gzofin si të bëj moti,
Qofshin të mira apo të padrejta,
E dinë të gjithë, dhe e din lartë Zoti!
LUMTURIA
Lumturia seq është habitur,
Ku do t' qëndroj askush s' e gjenë
Në shëdetin e njeriut duke bërtitur,
Ktu jeton dhe ktu e ka vendin!
Shpesh ajo viziton gjërat e thjeshta,
Që vlersohen nga shoqëria dinjitare
Aty gjenë qetësinë dhe kënaqësitë e veta,
Pasuritë e patundëshme si ka primare!
E gjenë vetën tek njerëzit e thjeshtë,
Jo tek ata që mbajnë pozitë të lartë,
Tek prindërit kur rritin fëmijën e vetë,
Me dashuri dhe shumë edukatë!
Lëshoj një zë deri në kupë të qiellit,
Jetoj dhe në bujarinë, tek njerëzit human,
Kur një ndihmë i bëjnë tjetërit,
Dhe gëzojnë skamnorët kudo që janë!
Nëse më kërkoni do t' më gjeni,
Me dashuri dhe punë me djersë,
Pranë meje çdo çast do t' jeni,
Për një jetë më të mirë unë u falë shpresë!
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire