dimanche 7 octobre 2018

Hasan ELSHANI - ARSIMTARET DHE VEPRIMTAR NGA DRENICA TE DEBUAR DHE TE DENUAR NGA OZN - UDB

Hasan Elshani
Ali Gashi Kryshec, që nga koha kur u kthye nga Normalja e Gjakovës, në Drenicën e tij, mësues i diplomuar, i cili hapi Gjimnazin eparë shqiptar në Drenas (ish Gllogovc) . Vazhdoi szudimet në Universitetin e Beogradit qysh në vitin e parë shpallet studenti më i mirë, ishte nën p%rcjellje premanente nga UDB- a, e cila edhe e vrau në afërsi të Surdulicës në Serbi.
Arif Shala , Sankofc vritet nga UDB- a vet i treti , në vitin 1946.
Azem Hyseni , Galicë , Familja e debuar në Shqipëri. Babai i tij. Bekë Hyseni i njohur si Plaku i Çetës së Azem Bejtës në vitin 1925 kishte kaluar në Shqipëri.
Bajram Gashi Rezallë i burgosur dy herë i larguar nga arsimi i pa deshirueshem , UDB - a i bente presion që ky te bashkpnonte me ta .Por Bajrami nuk pranon te behet vegel e tyre.
Bajram R, Kastrati Vërbofc . Përjashtohet nga arsimi pa të drejtë që të punojë në arsim.
Bislim O. Fazlia, Turiçefc, i përndjekue nga UDB- a , nga presionet detyrohet të lëshoi shkollën në fshat. Regjiostrohet në Universitetin e Shkupit.Por edhe atje e përcjellin zagaret e UDB -së.
Bukurije M. Berisha, Berishë, largohet nga puna e sepse ishte mbesa e Rifat Berishës.
Dr. Mehmet Rrukiqi , Vërbofc, largojet nga arsimi , heren e parë dhe heren e dytë nga Shkolla e Mesme Teknike në Prishtinë,, pa të drejt pune në arsim.
Fetah B. Bylykbashi Baicë burgoset si nxënës i shkollës Normale në Prishtinë viti 1961 bashkë me disa shokë tjerë,
Feriz Xheladini Mikushnicë, i përcjellur që nga ditet e para kur fillon të pnojë si mësues, nga presionet e UDB - es , arratiset në Shqipëri.
Hasan H. Elshani i percjelur nga UDB- a, largohet nga Shkolla e mesme Gjimnazi i Mitrovicë vitin 1964, për shkak se ishte biri i të denuari politik, Babai Hamit H. Elshani ish drejtor i burgut famkeq " Kulla e Tupellës" i cili liron nga burgu 13 pjestar të Ballit Kombëtar " ( ballist).
Hajzer Gjoshi Sankofc, i burgosur 2 vite , viti 1981 , deri në fund të jetës i përcjellur nga UDB- a
Hanife Berisha - Rizah, Berishë, e larguar nga arsimi në vitin 1953. Sepse ishte vajza e Tahir Berishës,
Ibrahim L. Gashi, Llapushnik u arrestua dhe u denua me vdekje, burgu i shendrrohet ne burg 20 vjet burg të rëndë i cili i vuan 5 vjet në Burgun Goli Otok.Akuzohej se kishte bashkëpunuar me Rifat Berishën.
Ibrahim i. Spahiu,Burojë, i denuar me 15 vjet brg, akuzohej se ishte mobilizuar në radhët e Brigadës së Shaban Polluzhës.
Ibrahim M. Ferizi , Mikushnicë, OZN- a e më vonë edhe UDB- a ushtuan presion ,deri sa arreatiset në Shqipëri.
Idriz Ajeti Gashi , Petreshticë vritet nga Gestapoja.
Imer M.Berisha, Berishë me 1950 përjashtohet nga arsimi i akuzuar si pjestar i familjes së Rifat Berishës.
Islam I. Gashi, Arllat i përndjekur nga ÛDB -a disa herë i larguar nga puna , ngase xhaxhai i tij kishte rënë në Kolashin, ndersa të atin ia pushkatojn në Tauk Bashqe në Prishtinë 1945.
Isuf R. Kastrati , Vëbrbofc i larguar nga asimi në vitin 1952.
Kamber R. Rukiqi , Vërbofc i larguar nga arsimi , pas demonstratave të vitit 1981.
Kamber Avdiu , Brobaniq i larguar nga procesi i arimit Migron ne Gjermani
Mehmet J. Zabeli Rezallë i larguar nga arsimi në vitin 1968 përkrahës i demonstratave.
Muharrem Dërguti Rezallë ipërndjekur nga UDB- a
Mulla Rexhep Krasniqi Tërpezë në vitin 1949 burgoset ,si bashkëpunues i Rifat Berishës.
Musli Buqezi , Kotorr i larguar nga arsimi në vitin 1950
Fazli Greiçvci , Snkofc. Pas një përcjelljes së gjatë, UDB - a e arreston , nga torturat bizarevdes në burgun heues në Prishtinë m në fund të gushtit të vitit 1964.
Rrahim Azem Broboniqi ushtria serbe e dëboi me familje në Shqipëri në vitin 1920 pas përleshjeve të përgjkshme me Çetën e Azem Bejtës.
Rrustem Morina Çikatovë i persekutuar dhe i larguar nga arsimi.
Rrustem S. Thaçi , Llapushnik nën shënjestër të UDB- ës me arsyetim se kishte miqësi me Rifat Berishën.
Sejdi R. Koca, Polac i larguar nga arsimi pa të drejtë kthimi në arsim.
Shaip Plakiqi Nekofc u burgos në vitin 1952 ,iu mohua e drejta e punës ne arsim.
Ukë Plakiqi Nekofc, denohet me pushkatim. dënimi iu shndërrua në burgim 20 vjet , 5 i mban ne Goli Otok.
Xhevdet Miftari Runik , sifëmijë, bashkë me familje në vitin 1946, përjetoi burgun famkeq të Pozharevcit.
Zenel Bala , Llaushë e arresto OZN - a në vitin 1944 ende pa iu shërua plagët që kishte marr në peracionet luftarake të Brigadës së V të Shqipëris ne Sanxhak.Ikë nga burgu arrin të kaloi në Shqipëri..
etj.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire