PESHA E FJALËSHamdi Januzi |
Hamdi Januzi
PAVARËSIA ME SHEROJË
Ishte viti 89´,
Në shekullin e njëzet,
Për shqiptar ka pas qenë,
Një tmerr i vertetë.
Politika Serbosllave,
Shumë ishte terbu,
Kushtetutën e Kosovës,
Me tanke e pat suspendu.
Shumë punëtor e minator,
U ngriten kunder ksaj padrejtësie,
Në nentokën e Trepçës,
Hynë ne grevë urije.
Tetë ditë pa bukë e pa uji,
Ne kemi qendrue,
Shumë grevist o vllazen,
Shumë keq u patën smue.
Unë përveti vllazën,
Fitova një "atak" ,
Në zemrën time edhe n´shpirt,
T´fortë një plagë.
Për Kosovën ndodhi,
Një e madhe tragjedi e shkretë,
Atentat i madh politikë,
E plagosi Kosovën krejt.
Unë atëherë , nuk isha askushi,
Vetëm një grevist,
Isha një shqiptar, shumë i sharë,
E i plagosur thellë në shpirt.
Ashtu me plagë t´rand n´zemër,
Jetën kam vazhdu,
Shtatembdhjetë shkurti i Shekullit t´RI,
Me Pamvarësi, zemrën ma ka sheru.
Pamvarësinë Kosovës ia Uroj,
Unë nga gurbeti, një ish-minator,
I uroj qe te festojë,
Dhe shumë përvjetor.
Dhe nga zemra fort brohorisë:
Rrofsh Kosovë e ti Shypni,
UçK e ti Rini,
Rroft gjithëmonë kjo Shyptari.
Rrugën e nisur ,
Nga trimat n´male,
E relizofshim se bashku ,
Deri n´Shqypnin Natyrale.
Francë:10.02.2012
Miqë të dashur dhe të nderuar !
RépondreSupprimerPara 24 vitesh minatorët e "Trepçës" te vetngujuar në zgafellat e minjerës u futën në grvë urije ë mbrojtje të Kosovës.Ata hapën një faqe të re të historisë dhe dridhën themelet e Jugosllavisë.
Andaj për të kujtuar javë e mintorëve po ua sjell këto vargje te shkruara nga një pjesëmarrës i kësaj greve-Hamdi Januzi i cili jeton dhe vepron ë Francë.