Lirije BIMI |
RRETHUAR NGA ÇMENDURITË
E çmendur kjo dashuri.
Fshihet dhe dridhet si një gjethe e brishtë
trembet edhe nga psherëtimat e erës.
I çmendur ky pasion
duke ëndërruar
një ëndërr
që kërkon të arrijë.
I çmendur ky kërkim
për të hyrë në zemrën tënde
dhe pa bërë asnjë zhurmë
të qëndroj
duke përzënë të gjitha hijet kalimtare.
E çmendur kjo kupë qiellore
plot yje
të pavetëdijshëm
që shkëlqejnë
pa marrë parasysh
se ti je me i ndrituri
dhe unë do të vij
të të rrëmbej.
18.03.2024
Molino Altissimo
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire