PESHA E FJALËS Sylë Bajrami |
SYLË BAJRAMI
NDARJEN QE NUK E PRANOJ DOT
(Kjo poezi i kushtohet njeriut me te dashur dhe me te nderuar qe kisha)
Kete diet, kur qielli pikonte shi,
fluturoja mbi rete e bardha si bore.
Te mberri ne Token time,ne Dardani,
e Nje Shekulli Jete t'i ve nje Kurore.
Bredhja mbi Europe e s'e shihnja kund,
nje mure resh, ne mes, sot n'a ndane.
Dukej sikur gjithecka sot mori fund,
sikur me kete Shekull asnjehere s'u pame.
Kishim ndejur bashk tash e pesedhjet vite,
ne varferi,ne lufte por edhe ne gezime.
Tash me dhembje po , por edhe krenar,
pere kete Njeri-Shekull rri e pres ngushllime.
Ne prehrin e Lokes rri qe t'a mesheh lotin,
qe me force mundohet dhimbjen me e mund.
Me sy kerkoj Plisin qe ishte ne mes nesh,
pa gjete force te pajtohem se ai s'eshte askund.
Drenicë - 2008
KJO LESH KOHË
lote shprese
nga qielli i v'rrugenume
neper hije guresh
here atje e here tehu
mbylle mbrenda fjales
pa peshe
tehu -pertej harresave
krrokame qe perseritet
me buken e huaj
ne token tone
edhe kur heshte
ma mbyllin gojen
sikur nga heshtja kan frige
tjerren dite
neper kafshimin e kohes
si te ishin fije
ndermjete keraneve
as nuk lnuret
as nuk tirret
kjo Lesh Kohe
DO TË VIJ...
Me eren e luleve te ngihem,
me buken nore ne sofren plot!
Nen hijen e Manit te clodhem ,te shkrihem,
e dij ,kesaj here ,do te kete edhe lot!
Do te vij,t'i marr ngryk, lisat per rreth prronit,
ku per cdo mengjes zogjet kengen nisin!
T'i laje sy e faqe me uje te ftoft te kronit,
per ti mesheh lotet qe i kam borgj Plisit!
Do te vij,t'a mbys mallin, qe eshte mbledhe si gure,
per hater te Nanelokes qe me priste ne dere!
Te njeje lumturine ashtu si dikure...,
Pushime do te kete ,por kurr me Pranvere!!
Do te vijet'i bejme bashk, ca dite e ca nete,
jeta s'qenka tjeter veq Peshore e Mallit!
Ka kohe qe na mori e per cdo dite na vret,
ky dhe i huaj ,ky gurbet i Djallit!!!
NJERIU DHE PARAJA
U takuan njehere, njeriu me parane ,
vendosen me u ba miq e jarana !
Paraja kishte nevoje t'a mbante dikush,
e, njeriu tha, mu po ma kana!
Paraja ecte e qante perpara ,
hynte e dilte skute me skute!
Edhe kur binte ne pleh e lanin,
njeru mbetej deri ne fyt ne M... !!
Paraja nuk ndiente shume per miqesi,
shkonte dore me dore!
Njeriu, ziu mashtrohej ,humbej!
Behej ,cka nuk behe, dhe ne fund edhe hore.
Ecte paraja nga xhepi ne shitore,
neper bordele , hynte edhe ne gjak!
Njeriu, ziu, vrap mbas saje ,
deri sa binte ne Lak !
Po edhe laku ndryshonte,
ne dore e mbante "drejtesia"!
Dikush denohej e dikush shpetonte,
krejt mvarej nga miqesia .
Dikush kishte krahun
e dikujt i mbushej fyti!
Dikush per nje kerr dru ne burg,
e tjetri per miliona ,
fillonte" vrapin " per se dyti!!!
Ecin paraja e njeriu ,
si dy miq-armiq ne mes veti!
Populli shkruan e kqyr seri ,
Kurse lojen e luan Hyqymeti!
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire