PESHA E FJALËS Hasan Elshani |
HASAN ELSHANI
DASHURI
Më kërko
kur te vije vera
kur fashat mbushen lule
e dielli leshon rrezet e ngrohta.
Më kërko
Kur te behesh flutur
kur prap do te duash tokën .
Bota ime është fusha
perplot me drithera ngjyr ari.
Dashuria ime është e bardhë
e fresket si luja ne mengjes .
Kënga ime është heshtja
per mua shpezet kendojnë ...
Më kërko !
Kur vera te vije
dhe une do te behem flutur
qe mbeshtejen kërkon .
FLUTURA
Pa fjalë,
jan ë fjalet tona,
Pa prekje ,
takohen duartët tona.
Në mëngjesin e herëshem
si flutur te ngris krihet
e me deshir te buzëqeshim
pak fjalë ,
janë fjalet tona
e kështu na mbeten n'zemër
çdo prekje e vjedhur .
Lublanë janar 2013
BABAIT
Dielli është
ne te kemi kujtim .
Barë i njomë e i gjatë
gjer ne belin tim,
kënga shpezesh ndegjojë
në percjelljen tënde .
Kujtimi mbetet
pasqyra e jetes .
Sotë ne shetijen e se dieles
dielli është ,në kulem ...
Atëhere kur ishe mbrojtesi im
krenaria e madhe si shkambi .
Ah ! baba ...
TRIGLLAVIT
Je mbretëresh kokën lartë mban
Ne maje te shkambit TRI KOKA
tre vëllëzer jeni krenaria e alpeve
Nëna e bjeshkve te larta Trigllav.
Nga largësija të shikjoj e adhuroi
je mbretresha e maleve të larta .
Në mesin e alpeve të sllovenisë
Simboli i vërtet dhe krenarisë.
Shum vizitor që krenohen me ty
më mundime ngjiten shkëmbit lart.
Ai që nuk hyp n'trigllav sësht slloven
Këte France Preshreni e ka thenë.
Ti mburresh më vizitoret tuaj
cilet i pranon me deshir e krenari
nga stuhit dhe shtergatet i mbron
Gjatë natës se terbuar të gjith i stehon.
Aliazh-stolp 1*bujtinë ne maje larë
vizitoret i mbon ushqim e pije u dhuron.
Dhe shtartë per shlodhej u ofron
nga nje vulë çdo vizitori i dhuron .
Nga lartë kur kohe e kethjellt mbretro
shiqim ne kater anet te mrekullushem.
Me lartësinë mbidetare 2864 meter
Shiqim të pa pare çdo kujt i ofron .
Kranjska Gora shkurt 2013
KALAJA
Kalasë se Lubljanës - (Ljubljanski Grad)
Nga largë shkelqen kalaja e lashtë
Kështjella ne mes te mjegullave
aty pari lumi Lublanica kalon
e në anen tjeter Grubarski kanal . 1
Qyteti i lashtë mija vitesh me shum
dikur quhej " Emona " e lashtë.
Ne mes te qytetit dikur te bardhë
Ashtui siç France Preshren e quan.
Vizitore te rinje e te vjeter
çdo dite perplot sa me kembe
me shum me teleferik
takime te të dashuruarve .
Takime zyrtare per biznis .
Të dashuruar Kurorëzime ,
ne qytete behen per çdo dite
ku lidhin bashkëjetesen të rinjet.
O kështjella e qytetit të lashtë
dikur edhe ti ishe e re nje bukuroshe
tash mijë vjeçaren numeron,
mbretëresha e mbreter në ty jetuan .
1* Grubarski kanal Eshte ndarja e nje pjese te lumit lublanica per shkak te vershimeve .
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire