Agim Gashi - Drenica |
Agim Gashi - Drenica
__________________________
1.
Sa stuhitë t'kanë rrahur
çatisë - murit
e s'kanë mundur të rrënojnë
-kulla ime e mirë
-kula ime e gurit.
2.
C'dritare t'ngushta ke
nëpër to s'ka depërtuar as era,
sa herë në këto frexhi
kokën e ka shtrirë mamxerrja.
Sot me këtë qyski
(ngadalë-me kujdes)
do t'i heq gurët një nga një
e ti mos u hidhëro kulla ime
mbi themelin tënd
do t'ndërtojmë pallat të ri.
3.
Shih,ç'është ky plis këtu
- mes baltës e gurit
ja edhe një copë e flamurit
shih edhe dy tela të çiftelisë
pa shih pashë sytë e ballit
këtu qenka edhe bishti i kalit,
pranë qenka edhe një letër
një porosi më fjalë jo t'kota
"Dritarët ktheni kah dielli
- kah bota..."
4.
Ja thëmel i kullës
mbi ty ngritëm mur të ri
telat i zgjatëm në çifteli
e bishti i kalit -
n'lahutën e gjyshit sa bukur rri'
e plisi?!
(plisi s'është mes gurësh,i përbaltur)
në kokat tona qëndron me krenari,
dritarët i kemi kthy kah dielli
kah bota - sipas t'gjyshit porosi.
Pa dëgjo,dëgjo
ç'këngë e bukur
lahuta me çiftelinë
- në orkesrinë
japin koncert për LIRINË...
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire