Ragip RAMAJ |
RAGIP RAMAJ
QYTETI PA BANORË
ai shtrihet kudo
në mbarë globin
përveç aty ku fillon bota
banorët e tij janë kudo
dhe jetojnë askund
lëvizin dhe bëhen shi
nën qiellin e vetëtimave të mallit
shtegëtarëve që vijnë këtu
Rrugën e Qumështit ua vret murmurima
kurrë më nuk e gjejnë
edhe pse tanë jetën e kërkojnë
qytetin pa banorë
e ha zhurma e vetmisë
se të gjithë banorët jetojnë të vdekur
ngjallën sall pak
vetëm kur lulëzon lulebora e ëndrrës
KTHIMI I MËRGIMTARIT
një fishkëllimë
mbytet n´detin e dritës
në fund të tunelit
krejt jetën sillet
labirinthit të shpresës
duke kërkuar daljen
e shikon diellin
duke rrëshqitur
pas kodrës së muzgut
nëna te dera e oborrit
i fërkon sytë
n´pellgun e lotëve
të shohë fundin e ëndrrës
DARKA E MËRGIMTARIT
E ndau edhe një cope
nga ato shtatë koret e thata
të bukës së mërgimtarit.
Bukën e ngjyu në qiellin e përskuqur
të buzëmbramjes së vendlindjes
kur Zabelit teposhtë zbrisnin kopetë me këmborë.
Pastaj e mbylli darkën
si nëna kapakun e magjes së përmillur.
ZONJA EUROPË
Zonja Europë magjetore
magjetore e police
për Serbinë gatuan kulaç
për Kosovën kërcënon kerbaç!
A s'më thue demokraci
ke parë kund keso drejtësi?
Eu, poet - ke sy në ballë
nuk është kjo herë e parë?
Shpesh ka ndodhë edhe herë tjeter
kostumet e reja Plaka e vjetër!
si nëna kapakun e magjes së përmillur.
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire