dimanche 11 février 2024

Hatixhe Xani - Buqetë poetike

Hatixhe Xani

Hatixhe XANI
 
MALL STINËSH


Kur të takova si adoleshente

Më pate thënë je e bukur

Si lulet e Çamërisë

Ëndrrat për tokën te Mollë e Kuqe

Më cicëroje në vesh- je si buzëkuqe

Me sy te bukur si  uji i Drinit të Bardhë

Shtathedhur belhollë si kashta e kallirit në arë

Si ujëvara që u shkëput nga trungu te Drini i Zi

Je melhem për plagë zemre

 Me flokëkaçurrela deri në ballë

E unë fluturoja mbi krahët e pëllumbit

Si një flutur deri në takimin tinëzar.


I BEKUAR ËSHTË AI

( Në hapërim me Kohën)


Që ledhaton fjalën me Ty

Kur gazi të shpërthen mbi buzë

I ligu harron t'i puth rrezet e diellit

Ditën e nis dhe muzgun e ka mërzi


Të gjithë ecin udhëve me ëndrra 

Dhe muzën e grishin t'u vijë në mesnatë

Unë lutem për shpirtin e butë të njeriut

Dhe nuk hedh rrufe deri të Mali i Thatë


Udhë të mbarë fati im nëpër stinë

Më prit atje në kullën e re me zogj

Unë do vij në pranverën kur lulet

Do mugullojnë e zogjtë të cicërojnë

me drithërimë

Skenderaj, 22.11.2020












ATY...


Ne krahrorin tënd

Do me zerë agimi

Në hijën e kujtimit 

Pres aty

Me ditë, muaj 

Në bebzat tuaja

Shoh jetën 

Ndjejë magjin e fjalës tënde 

Që shpërthen si vullkan nga brenda

Të dua...


E THELLË PLAGA JOTE KOSOVË


Duart e njoma të braktisën

ato të vrazhdat e të lodhurat nga pesha

të ngacmojnë shpirtin tek mundohen të të shërojnë plagën

Kini mëshirë për mua

këtu isha gjithherë

për ju

kur u grindët

kur qëndruat përballë stuhive

kur si luanët u vërsulët në mbrojtje të pragut

kur ju vunë prangat

kur u mbollët me aromën e gjakut e të tokës

edhe kur u liruat nga mallkimet e historisë ndër shekuj

unë gjithherë isha, jam e do të jem këtu

për ju

E ju ku jeni

tretët larg,

harruat gjakun

nënën, votrën,

pushkën e bukën në sofër

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire