Fazli Ferati
KUPTOHESHIM
Saherë e tërhoqëm
njëri-tjetrin
prej ndonjë çasti
paksa të vështirë
thosha
ma le mua
veç le të bëhet mirë
Apo a
gjynah thoshe
Po dikush jeto
n
më hamendje
me pahirë
ne
kështu reflektonim
energji pozitive
me qëllim të mirë
Kuptoheshim,dëgjoheshim
e pajtoheshim
se ishim të tillë
të brumosur
për të bërë mirë
EDHE SA KOHË
Sa kohë që bëra
edhe sa kohë
më duhej të bëj
që të meditoja
të rrugëtoja
të kërkoja
që të gjej
të vërtetën për ty
Do e gjeja
sikur në këtë botë
të mos kishte fshehtësi
këtu qëndron
e gjithë kjo magji
ËNDRRA FLET
Befas kur më dole
e n'çast
kur të pashë
sa të ngjante ty
unë me vete thashë
Paksa u hutova
kur dukej si ti
m'i kujtoj ato çaste
kur ishim ne të dy
Jeta më është bërë
ëndërr
e ëndrra jetë
shpirti më është mbyllur
vetëm ëndrra
tash po flet
MATEM ME KOHËN
Po matem me kohën
jo kot se koti
as duarkryq
paksa duke lexuar
paksa duke shkruar
paksa kontakt me nxënës
n'distancë
paksa konsultim
paksa kontakt me miq
paksa shkëmbenim komente
paksa duke lexuar njëri-tjetrin
paksa relaksim n'kopsht
n'pranverën me gjelbërim
paksa pushim
kështu dita na u tret
e ankthit fare kohë si mbet
Për këtë kohë pandemie
kjo është më shumë se diç
jo të dorëzuar
me duar të ngritura lart
sikur mos të ekzistonim hiç
PËRHERË NË KËRKIM
Poeti
s'lodhet kurrë
është roje nate
që rri pa gjumë
e fjalëve
pritën ua zë
mendjes së tij
si shpëton asgjë
I shqetësuar në jetë
për gjërat e këqija
gjërat e shëmtuara
janë brengat e tija
Ai gjithnjë është
i gatshëm gjer në flijim
për të bukurën
e kësaj bote
që përherë është në kërkim
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire