dimanche 17 mai 2020

Xhemile Aliu - Buqetë poetike



Xhemile Aliu

DRENICAKJA

Ku ka si vasha Drenicase
Të bukura por dhe burrnore
Patriote gjerë në palcë janë
Për atdhe s’hezitojnë behën theror

Me pushkë në krahë pëkrah burrit
Si dikur Shota e Azem Galicës
Sikurse dje që ishte Gjevë Lladrovci
Si sot Heroina Antigona Fazliu

Ganimete Gjylani në fronte lirije
Puntore të zellshme mbajtje shtëpije
Por dhe në shkollim me penë në dorë
Lum kjo trevë që i lindi dhe i rriti
Lum familja qe i thrrasinë nenë

Janë të fjalës ,besën e kan idol
Ndër shekuj ruajtur me fanatizëm
Lojrëra të dobëta jo,kurr s’durojnë
Shkojnë rrugës trasuar se Shote Galicës

Drenica lindi gjithmonë trima e trimëresha
Me thundrën e armikut kurr nuk u pajtuan
Në fronte lirije u hodhën këto sokolesha
Syri nuk iu tremb për atdhe ran dëshmore

14-05-2020

ÇAST

Nën agushin e mengjesit pranveror
Filloi edhe nji ditë me shkelqim dielli
Në heshtje të thellë të zërit njerëzor
Vetëm nën cicërima të zogjëve t’qiellit

Në fusha nder male ndihët freskija
Madhështija pranvërore ka shtrir shtat
Dalë nga dalë fillonë edhe gjallërija
Që jetës mbi tokë i jep gjallëri e jo atak

Çasti po na tregon sa vlerë ka qenja njeri
Mbisundon mbi çdo vlerë matërijale 
Se ç’farë çmimi ka njeriu të doj njeriun
Largë shpirtit djallëzor ,vetëm mirësi të falë

Vie nji çast në jetë dhe të zhgjon nga amullia
Na e heq perdën që kishte mbuluar mendjën
Mbi gjithë çka kishte kapluar qështja materiale
Dhe vlëra njerëzore kishte pësuar dëbakël

Miliarder, milionër të varfër apo të pasur
I vuri kjo pandemi të gjithë,nji rang të njejt
Se vdekja kur të rrembën s’po pyetka fare
Për të gjithë nji fund po vijka i njejtë

13-05-2020

THAN RA  NJI METEOR
ANTIGONA FAZLIUT

Antigon kur tê thirri nëna 
Zêri saj çau bjeshkê ndezi zemra
Than ra ,u kêput nji meteor
Qê të bej dritë mbi trollin arbêror

E Gradica lëshoi kushtrimin
U ndi jehona në fusha male
Than u ngrit lartë lartë Antigona
Nuse njomë kjo shtojzovalle

Pyetën të gjithë seq vello kishte
Nuse njoma me yll lartë në ballë
Gjerdan fyshekesh dhe fyshekzjarr
Që binin pa pra mbi armikun gjakatar

Pyetën gjithë seq krushqi pati
Djel petrita dhe vasha trimerësha
Nga pushkë e tyre ushtoi lartë zêri
Qe tê ndëgjoje e terë bota

Ra thanê ra heroin Antigona
Ndrroi jetë për të mos vdekur
Që të jetoj pergjithmonë
Në gji të kombit medaljonė

02-05-2019 Gjermani
 

PRANVERË ME DHEMBJE

Pranverë moj e  bukura stinë
Erdhe me dhembje frikë e stres
Kurr nuk kishim ,pranverë të tillë
Gjenerata të tera asgje n’mendje

Erdhe e vonuar por as acar s’pati
Erdhe e lulëzove largë adhurusëve  tuaj
Nji botë e tëra në gjendje karantinimi
Përcjellë  ,mortje në çdo sekond

Metropolët botërore renkojnë nga izolimi
U humbi gjallërija madhështija kudo
Washingtoni Njujorku ,Parisi Berlini
Londra ,edhe Roma mbetur fantazma

Pa njerëzit e tyre që ua jepnin gjallërinë
Shiqoj nga dritarja shkelqimin diellor
Presim mbremjën me dhembje e frikë
Mortje mortje ,n’çdo anë e çdo moshë

Mbremjën e pritëm,mengjesi do na gëdhijë
Përcillën arkmordje pa cerëmoni
Largë të dashurëve vetëm dhembje lotë
Vdesin në vetmi pa parë askend,t’vetin

Dhembja e shkaktuar s’ka askund kujfij
Nji botë e terë syt mbanë nga qielli
Lutëmi të gjithë për ditë ma të mira
Ky djall i zi që ka rrembyer botën

Largë  ik o i mallkuar mjaft sollë të liga
Vetëm mantil bardhët heronjët e sotit
Natë dhe ditë përplitën me vdekjën
Sa rënd u vie kur u shkojnë nga dora
Dhe kurrsesi s’mund ti largojnë nga mortja

25-04-2020


Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire