Abide Gashi |
Më rëndon bagazhi me vite,
plotë kujtime,
Sikur është shëndrruar,
në një valixhe me plaqka,
Pse ngurron,
s'më uron poezia ime,
Apo dhe unë ty,
të uroj u dashka!
Në këtë ditë të parë,
të kësaj stine,
Kur dita duket e zymtë ,
dhe blerimi i tharë,
Ne të dya s'mundë dalim ,
prej karantine,
Por fatmirësisht, mua me ty ,
s'munden me më ndarë!
Unë të mbajë ty ,
e ti më mbanë mua,
Në çdo hap të jetës,
jemi si një familje,
Ti më don mua,
dhe unë sa shumë të dua,
Të dya tok ,
sot kemi ditëlindje!
Uroj shumë për ty ,
poezia ime,
Të jetosh gjatë,
dhe në përjetësi,
Nga zemra dhe shpirti,
të falë shumë urime,
Mua sot mos më uro ,
se jam në mërzi!
Sot nuk jam e gëzuar,
sikur më parë,
Solidarizohem,
me njerëz që vuajnë,
Që nga të dashurit ,
CORONA i ka ndarë,
Sot vetëm atyre ,
dua t'u këndojmë!
Me këngen tonë ,
të thurur varg dhe varg,
T'u këndojmë elegji ,
për ngushllime
T'ua lehtësojmë,
dhimbjen sado pak,
Qanë zemra e juaj ,
dhe qanë zemra ime!
Kjo është më së paku ,
që mundë të bëjmë unë dhe ti,
Poezia ime,
në këtë ditë të shenjët,
T'u shprehim ngushllime ,
me plotë dhembëshuri,
T'u bashkohemi në dhimbje ,
të ndjehën më lehtë!
21 mars 2020, Mitrovicë
JAM NJË LULE E VET'ME
Jam një lule e vet'me ,
që qelë në saksi
Nuk e shijoj,
diellin e ngrohtë,
Për dekor ,
më mbajnë në shtëpi,
Prandaj jam ,
kështu aq e ftohtë!
Por kam kopshtin,
përballë vitrinës,
Lule të radhitura,
dhe të çelur në dollap
Të lulëzuar,
të gjitha lulet e stinës,
Çdo petale ,
ka një thënje të artë!
Kjo më bën,
të lumtur në jetë,
Se letërsia ,
një ditë ka me i kërkuar,
Dhe dot' e pasurojnë,
me të vërtetë,
Çdo mesazh të tyre,
ka për ta vlersuar!
Edhe nëse më mungon,
drita e diellit,
Nuk kam nevojë,
për t' u mërzitur,
Dritën nëse e meritoj,
Dot' vjen koha të ngritem qiellit,
Kam mjaftë kohë ,
për t'u rritur!
19 mars 2020, Mitrovicë
LIRIA E LËVIZJES
E ka humbur ,
gëzimin pranvera,
Nuk është e lumtur,
këtë muaj qe sa ditë,
I është prerë udha,
i është mbyllur dera,
Nga keqëbërsit,
dhe ligësitë!
Fëmijtë të brengosur,
me shpirtin e mërzitur,
Janë ngujuar,
me dorën në faqe,
Pyesin nënat,
sa kemi me pritur,
Të jemi të lirë,
me dalur në bahqe!
Janë përmalluar ,
për mësuesen,
dhe kopshtin shkollor,
Për shoqërinë,
e tyre engjëllore,
Për lojrat rreth lumit,
dhe hulajat nën mollë,
Kan frikë nga viruset,
dhe ndonjë vrastar!
Sikur ky virus të parandalohej,
në kohën e çfaçjes,
Ne s'dot ishim ,
të mbyllur nëpër shtëpi,
Sot pranverës,
dot' i këndonim kopshteve,
Të lumtur dhe të gëzuar,
plotë me dashuri!
18 mars 2020, Mitrovicë
E SHËMTUAR
E shëmtuar ,
sot është dita,
Edhe pse,
po ndriqon dielli,
E zymtë,
i duket drita,
Kaltësisë,
që na falë qielli!
E shëmtuar,
më duket dhe kënga,
Që cicërrojnë,
nëpër degë bilbilat,
E shëmtuar,
është bërë dhe fusha,
Që e kanë mbuluar,
kudo zymbylat!
E shëmtuar,
duket krejtë stina,
E dhimbëshme pranvera,
me blerimin e saj,
Janë mbyllur njerëzit,
nëpër karantina,
Po i mbytë nostalgjia,
zemrat u janë mbushur vaj!
17 mars 2020, Mitrovicë
PRANVERA E CORONES
Ka ardhë pranvera,
edhe kësaj radhe,
Jo si herë tjera,
e gëzuar plotë hare,
Ka rrëshqitur ,
një virus nga laboratore,
Po merrë jetët e njerëzëve,
kudo mbi dhe!
Po helmon,
blerimin e stinës çdo ditë,
Ka mbjellë farë,
vdekjeprurëse në këtë stinë,
Lulet të gjitha ,
të piklluara nuk i mbyllin sytë,
Petalet prej frikës,
s'i hapin nëpër lëndinë!
Të gjithë zogjtë,
janë strukur nëpër pullaze,
Cicërrimat i kanë ,
veq këngë vajtuese,
Fluturat krahëlehta ,
janë palosur brenda oaze,
Janë shokuar ,
nga lajmet helmuese!
Kudo njerëzia janë mbuluar,
me trishtim dhe frikë,
Gjendje alarmuese,
në çdo cep të tokës,
Rrugët metropole,
heshtja po i mbytë,
Ka rënë në shtretërit e frikës,
çdo njeri i botës!
Ky virus vrastar,
kudo nëpër botë,
Ka paralizuar,
krejt jetën gjallëruese,
Për t' e shpikur ilaqin,
po punojnë ditë dhe natë,
Luftojnë kundër,
CORONES vdekjeprurëse!
13 mars 2020, Mitrovicë
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire