mardi 11 novembre 2014

CIKËL POETIK NGA DEMUSH MEHMETI

Demush MEHMETI
PESHA E FJALËS


Demush MEHMETI


  • FALE O ZOT

  • Tërë jetën jetojmë lidhur për fjalën
  • Kur të ikim të ketë kush thotë ndjesë pastë
  • E të na e hedhë një grusht dhe fytyrës
  • Dhe një dorë me lule të freskëta mbi varr
  • Për ne të lutet tek i madhi zot pandalë
  • Me gishtrinjë dore apo me duar ngritur lartë
  • Për mëkatet fale zot, shpërble për krejt çka dha.



  • ZEMRËN E BËNË TË FLET

  • Dhe natës së errët pa hënë ti mi jep dritë
  • Në at dritë të shëndritëshme lahesh vet
  • Gjuhën ma len pa fjalë e bënë të heshtë
  • Zemrën e ngurtë zbut ja jep gjuhën të flet
  • Ja dhuron rahjen melodike që ti e don vet


  • PAT APO SPAT

  • Nga brendi e vetës sime unë dhash e do jap
  • Nga vetja yte jo s'kërkova shumë por pak
  • Ti në brendinë time më je nektar melhem bote
  • Në zemrën time përherë do ket ëmbëlsirë
  • Dhe po u shterru në rruzull toke pat apo spat!


  • DUA ME E THËN

  • Fjalën fjalë që s'thyuhet s'dua me e thën
  • E fjala fjalë që duhet sikur me mungon
  • Deshira e zjarrtë në prush zemre piqet
  • Për at fjalë kuptim jete si kandil drite
  • E pres të piqet mos të digjet dua me e then

  • U ZGJOVA

  • U zgjova me turbulliren e natës së ikur
  • Pa at qetësin që unë dua dhe se pranoj
  • S'mundem të rri pa e thën fjalën time
  • Për më të bukurën ëndërr në hapësirë bote
  • Për at ëndrrën që për ty e thurra mbrëmë.



  • THELLË PO E NDJEJ

  • Magjin e vargut sa thellë po e ndjej
  • Një dalje shpërthim muze me plot jetë
  • Në dukje jetën ma bën por si hije
  • Dhe hijes së zbehur mi jep jetë.

  • Në këtë vallëzim valle yjesh jam futur
  • Me hapin tim të kapëshëm vellën ta kap
  • Ritmin të ja rris por mos të ja qarrti
  • Me hapin yjësi yjesh hapin dua ta mbaj.



  • BE KAM BËRË

  • Be kam bërë dhe para pasqyres
  • Bash në fytyrë vetës kam për të ja thënë
  • Për krejt çka nita dhe krejt çka pashë
  • Pa mburrje, pa perulje, do i tregoj kush jam
  • Unë e di edhe ti e di, jam vetëvetje një si ti.



  • I PATRETUR TË MBES

  • Më merr në ëndrrën tënde
  • Në ëndrrën time fillikat të mos mbes
  • Dhe botën ta rrotullojm për së mbari
  • I till dua të mbes deri sa të vdes
  • Të digjem zjarr dritë në ditë apokalipse
  • Mos të bi por si ortek bore tatpjetë
  • Mos të shkrihem i pa tretur dua të mbes.


Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire