dimanche 9 novembre 2014

CIKËL POETIK NGA IMRI TRENA

Imri TRENA
PESHA E FJALËS



IMRI TRENA



Liman pritjeje


Une per ty jam kenge
Me kendo
Emri tim te lutem
Nga goja mos e lesho
Te thirra Manushaqe
Me t`bukur emre s`ka
Brishtesi dhe arome
Qenia yte ka
Me thirre Besnik,
Besnik te thashe do mbes
Liman pritje per ty
Deri sa te vdes!

Marre nga vellimi poetik ” Arome Manushaqe”
Imri Trena





Shkronja “M”

Disa deshirojne syte geshtenje
Te tjeret syte e zi
Une dua syte e Manushaqes
Pasqyre e kaltersise
Disa lakmojne lajkataren
Te tjere dashnoren e bukur
Une dua lule-Manushaqen
Ku ndalon kraheshkruara-flutur!
Bukuria vyshket nje dite
Lajkat-lak dashurie jane
Dliresia dhe besa
Mbi cdo bukuri jane
Ti skicohesh ne syte e mi
Si pellumbeshe e kalter ne fluturim
Tek ABC-ja e shqipes sime
Shkronja M,


Stacion i shpirtit tim


Sa me larg dyzimit tend
Perplase deshiren ne harrim
E lodhur bga shtegtimi
Folene di rigjesh ne shpirtin tim.



GRUAS


Aq shume jemi bere nje
Ne gezime
E stuhi jete
Sa ne mengjes kur zgjohemi
Kuptojme se kemi lindur bashke




DEGJUESVE TE “ZERIT TE ARBERIT


Me zgjoni
Kur te gjithe kane fjetur
Me therritni
Kur te tjeret kane ikur
Shtratin do braktis rrufeshem
Ndez nje drite ne studio
Mikrofoni-si dardhe dimri kosove
Me te emblen gjuhen tone do ju flas
Vendlindjen ju sjelle prane
Fjala shqip nuk vetmohet
Si burim qe nuk shteret
Deri sa te kete shtrat lumi
Me zgjoni
Kur te gjithe kane fjetur
E pagjumesia ju rri ne sy
“Zeri i Arberit”
Strehe paqeje,ure lidhese



MANUSHAQE


Miresi e gruas,
amshim,
nene-kryefjale Dashurie,
ushqim nga gjinjte per femije,
shikim i delire qe perkul male,
anderr e shprese,
qetim paqeje,
eremire vec si ti Manushaqe


I zgjodhi :Shaban CAKOLLI

P.S.I zgjodha për t'i publikuar këto poezi te moderatorit të radios "ZËRI I ARBËRIT" dhe krijuesit Imri TRENA për dy arësy:E para për vlerën e tyre artistike dhe e dyta ,sepse këto poezi janë publikuar ne shumë revista dhe portale te pêrzgjedhura nga mku  ynë i penës (tashmë i ndjerë) Shaban CAKOLLI.

Për mua është nder qe u njoha dhe i bëra edhe miq dy krijues dhe njerëz te mirë siq është miku Imri TRENA dhe Shaban CAKOLLI.

Agim DRENICA

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire