KUJTIM
Kujtimin për ty kujt do ia lë
Kur unë s’do të jem më
Hënës do ia lë
Ta bekon botën me dashuri
Kujtimin për ty kujt do ia lë
Kur nuk do të jem më
Diellit do ia dhuroi në përjetësi
Të ngrohë njerëzit me dashuri
Kujt do ia lë kujtimin për ty
Yjeve, që të flasin për ne të dy
PORTERT
Në natën e errët
Ku veq prushi bën dritë
Me shfaqet portreti yt
Në grafikë
Afrohem ta prek
T'i hedhë ngjyrë
Portreti
Tretet në errësirë
Ndez prap zjarrin
Prushi gurë gurë
Me ta bëj portretin
Tënd përsëri në mur
PËRMBYSJA E HËNËS
Hënën e ktheva përmbys
Si filaxhanin e kafes
Dhe lexova rrugët
Në fytyrën e saj
Rrugë e gjatë
Rrugë e shkurtë
Rrugë e lenë në gjysmë
Rrugë që rrallë shkohet
ZË NGA KARANTIA
Asnjë zë në qytet,
Kërminjët zvarriten
Nëpër gjurmët e hapave tanë
Ora e ortarit është ndalur,
Dryni i është lidhur për akrepa,
Kukullat vështrojnë qytetin
Të mërzitura
E mas qytetin me hapat
E qenve të uritur,
Të lehurat e tyre
Këmbanë dëshpërimi
Frikohem se do i harroj rrugët,
dyqanin e luleve,
Kapelën e kuqe ku e kam pa,
..dhe nuk e di a erdhi pranvera..
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire