samedi 11 janvier 2020

Buqe Agolli - Buqetë poetike

Buqe Agolli
Më dogje si prush

Vajzë bukuroshe , me syrin larush,
sec më përvëlove , më dogje si prush ,
moj e mira ime , e gjatë lastar,
ah i mjeri unë , srri dot pa të parë.

Poshtë ballkonit tënd , lokalit karshi ,
ulur po pi kafen , mendjen kam tek ti ,
mendjen kam tek ti , o moj bukuri .
më ke bërë për vete , më ke bërë magji.

Porsa zbardhi dita , rri edhe të pres,
srri dot pa të thënë , goce mirëmëngjes!
Pac ditën e mirë dhe të vaftë mbarë ,
moj lulja e bukur , që cel në behar.

Pa të thënë natën , gjumi nuk më ze ,
nuk di se cfar kam , mendjen për ty le,
më ke bërë për vete , kam rënë në dashni,
moj e bukura ime , lule zerdeli.


Si u beme keshtu

Su u beme keshtu,as vete se di,
sdalim per vizita ,per Vitin e Ri ,
si u beme keshtu ,as vete se kuptoj,
njeri ste shkel ne dere ,jo mos e mohoj.

Si u beme keshtu ,u shpla kjo dynja,
njeri spash ne dere ,as moter e vella ,
shtepine rregullova ,porsi rreze dielli,
askush sdo tja dije ,njeri jo nuk shkeli .

Shume urime mora ,vetem nga telefoni,
_na fal zvime dot,...kete vit ta gezoni ...!
paci lumturi ,kudohere shendet,

sme erdhi njeri,fare dhe sivjet.


Gezuar dashuri

Dhe goten me vere,ne buze mbeshteta,
nje urim sec bera ,lumturi sa te jet jeta ,
ku midis te tjerash ,,ngrita nje dolli,
nga zemra urova ,Gezuar Vitin e Ri !

Buza sec mu lag,u deha me vere,
per shendet u luta ,edhe kete here,
e piva me fund veren kuq si gjak
prej dashnise tende,jam vene ne merak.

Eh sec u deha ,me ate vere te kuqe,
here dukej e mire ,here ,here me huqe,
do te pi te dehem ,per ty dashuri ,

te uroj nga zemra ,Gezuar Vitin e Ri !


Po iken dhe ky vit

Po iken dhe ky vit,ashtu pa kuptuar,
shume su lodhem,muajt numuruam,
te mira ,te meta ashtu si gjithmone,
kujtime dhe mbresa, le ne zemren tone.

Janarin dhe Shkurtin ,kur e numurova,
mes dimrit dhe ngrices,ditlindjen festova,
Marsin edhe Prillin jo nuk e haroj
me motrat e mia ,prinderit vizitoj .

Per prinder dhe miq,bera dhe urime,
se jane pjese e jetes ,jane ne zemren time,
veren kalova bukur ,atje ne bregdet,
e shijova kendeshem,pushimin sivjet.

Me dha dhe suksese ,jo mos e mohoj,
mes mike poete,poezia na bashkoi,
ju dergoj te gjithave, dhe kete vit te ri ,
pacim te gjithe suksese ,dhe ne poezi.

20 vjet pranvera ,mire i festove,
na dhe lumturi ,gezimin na i shtove,
per ne je priceshe ,ti je bukuri
te uroj nga zemra ,Gezuar vitin e Ri.

Dhe viti po iken, jo shume ste kerkoj ,
lumturi shendet ,te gjitheve ju uroj,
vitit qe po vjen ,leri porosi,

kudo te mbjell paqe fat dhe mbaresi.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire