samedi 11 janvier 2020

Hasan Elshani - Buqetë poetike

Hasan Elshani

ANTIGONA

Ti bijë e maleve t'Qyqavicës
Linde në fshatin e Mehmet Gradicës
Kur linde shëndriti rreze dielli
Tu shtua nuri n'prehër të nënës
Lindija jote gëzoi fushën e male
Ishte linije si n'agim prrallore
E edukuar ti bijë shkollare
Ty studente shembullore
Antigona sy skyftere mendjes plot
Kur atdhun u dasht me mbrojtë
Shpejt le librat e fletore
Në rradhtë e UCK- u rredhtive
Ngjeshe tretjin, ngjeshe pushkën
Nise rrugën u bëre krushke
Në dasem të madhe si sorkadhe
Ti na u bëre Clirimtare
Si rrufe heroina kreshnike
Heroina nga Gradica, po si Shota Galica
Komandant Ilaz Kodrës iu bashkove
Antigona kart e ngriste zërin
UCK - së ia shëronte moralin
Pushka e Antigona shkrepi zjarr lirie
Vepra jote kavdata plot
Gëzoni i nënës e gëzoni i Drenicës
Kaj luftonte bija e Gradicës
Të faleminderit Ylli i Lirisë


Lavdi heroinësa Antigona !

KOSOVA IME REPUBLIKE

Themelë kombësie ty dardani
Je kulmë mbi krye e imja ti
Më qëndro si shkambi prore
Edhe pse t'vjedhin bijtë tu horr
Ne pranë të qëndrojmë në tokë
Jo s'mundemi pa Ty nënëlokë
Si shkretirën për ditë të varfërojnë
"Komadantët " bijtë tu të gropojnë
Pa fikë,nesër aty mërgaten e ke
Do të mbrojmë përherë imi atdhe
Në gjakun e dëshmorëve
Themet ty ti kemi vuar
Republikë vendlindja ynë nënë
E dashur të kemi ruajtur
Më gjak larë t'kemi mbuluar
Nga thundra e shkjaut të kemi liruar
Sa herë kufirtë deshi ti lëkund
Qëndro krenare heroinë e zotuar
Nuk do lejojmë kurrë më t' coptuar

Kosovë Ty mos ke për të friguarë

EMIGRACIONI

Njerëzimi lëvizë e shpergulet
Duke kërkuar jetë më të mirë
Shumë kombe po varfërohen
Në vende tjera emigrohen.

Humbin gjuhë, doke e zakone
Dhe kombi ynë po emigron
Braktisin trojet stërgjyshore
Në botë tjetër të rinjët shkojnë.

Nisen rrugëve të mërgimit
Për një jetë më të mirë e kërkojnë
Pa menduar fare se ku shkojnë
Atje ku zakonet tona i harrojnë.

Do humbin gjuhën, besën
Shpresen, traditat teket e veset
Besa- Besë dikur ishte zakon
Shqiptari kokën për fjalën e ka dhënë.

Nga përvoja ime ua themë
Kam kërkuar botën anë e mban
Në botë të huaj pesëdhjet vjet jetova
Gadi gjuhën e nënës e harrova.

Humba të gjitha që krijova
Gadi traditat i kam harrue
Në botë të huaj s'mund me i gëzu
Rrethi ku jetoj mi ka imponu.

Lindin fëmi ,mbesa e nipër
Dalgadal do humin traditën
Gjuhën e huaj kanë me mësu
Ndërsa shqipen kanë me anashkalu.


VËLLAI MOTRES

Unë i treturi shtigjeve ku pikon loti
Rrugëve të mjegullosura unë poeti
Malli më djeg pë shkronja shqipe alfabeti
Për Ty Moter e vendlindjen më mundon
Jam duke ecur i zbathur rrugës të zjarrt
Për të mbajtur mallin tim për jua që përvlon
Tani po afrojn ditët e ndarjes nga Acari
Sot më kujtohet nënëloke pak mend e mbaj
Buzë oxhakut tregime prrallore na tregonte
Sot unë mundohem ato ti rikujtoj
Bashkoj shkronjat e dashura e vargje krijoj
Mjerimin e refugjatëve ngadal shfletoj
Shkrojnë pas tjetres rrëfime rrëqenthse
Jetën e mërgimitarve desha të definoj
Por mllefi dhe malli im sa më kaplojnë
Ashtu si gurra e bjeshkës që gurgullon
Vargje një poezie mbrendin e Poemës e kanë
Lutem për jua jetoni me gazë, gëzime e lumturi
Ndërsa unë me gjumin e trezuar, netët e gjata
Shpalosen kujtimet si në çfaqje a serialë
Më vije në kujtim nëna, më e dashura që ishte
Njashtu dhe babai ,këshillat e Tij e kokë thinjur
Vëllazërit e dashur sa heret amshimi i mori
Malli më mbyt zemëra rrahë e rrënkon
Duart Tua e dashur motë , ballin si ma freskoje
Ajo lulishtë që kurrë nuk vyshket petalet trandofileve
Më shiqojnë mallëngjyshem syt e motës gazmore

Tani unë përplasem me orteqet e jetës në diaspore



Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire