mardi 30 juillet 2019

Dava Gjoka - Buqetë poetike

Dava Gjoka
E DUA POEZINË

Nuk më duhen çmimet në heshtje 
As çmimet e zhurmuara 
Shpesh herë them me vete 
S'kanë ç'më duhen as çmimet e pamerituara

Nuk më duhen as çmimet e paramenduara
Akoma pa u bërë konkurimi !
As tituj e grada të pamerituara 
E nëse ndodh kështu ,haram më qoftë mua vlerësimi

Shkruaj e gjithmonë do të shkruaj 
Vetëm për kënaqësi 
Për tituj e grada kurrë nuk vuaj 
Në shpirt te kam ty ,e imja poezi

Nuk e dua çmimin e parë e as të tretë
Nëse nuk ka drejtësi 
I vetmi çmim për mua do t'jetë
E shtrenjta dhe e imja ti poezi

M'THE E TE THASHË

Ke gjithë ditën që s'pushon 
Duke folur gojë me gojë
Sikur e ke ne profesion 
Për ti fut njerëzit në lojë

Për ti marr njerëzit në gojë 
Pse kaq shume ti ke dëshirë
Duke u marr ti veç me fjalë 
Bën të keq njeriun e mirë

Si s'u ngope ti me llafe 
Pësh pësh këtu ,pësh pësh atje
Duke folur nëpër lagje 
Kur ti mua nuk më njeh

Pse s'shikon ti punën tënde
Por gjithë ditën fjalë ti mban 
Duke u marr ti veç me llafe 
Mban në gojë gjithë dynjanë

Kalon ditën me thashetheme 
M'tha kështu e atje e pashë
Rri me mirë ne punën tende 

Se sa t'merresh me m'the e te thashë

SHPRESË

Rruga e shpresës është e gjatë
Nuk mbaron dhe kurrë ska fund
Ndaj dhe thuhet fjalë e artë 
Shpresat kurrë ti mos i humb

Vazhdo rrugën që ke nisur
Pa menduar se ka fund 
Gjithçka e nisur do bitiset

Prandaj shpresat mos i humb

UNË SHTEGËTARI PA FOLE

Po nisem tek ti e imja fole 
Malli për ty më ka zhuritur 
E di se askush atje 
Mua s'ka për t'më pritur

Tek ti u nisa për të ardhë 
Foleja ime e vjetër 
Lotët ti derdh përmbi gërmadhë 
Se nuk kam unë fole tjetër

Erdha këtu tek ti 
Për të pushuar pak 
E të çmallem me ty 
Ulur tek ky prag

Ulur ndejta pak 
Këtu n'folenë e vjetër 
Tash po iki prap 
Atje larg n'folenë tjetër

Me shpirtin e vrarë 
Erdha nga mërgimi 
Lotët mbi gërmadhë 
I lashë nga përmallimi

Ika i përmalluar 
Pa pushuar në Atdhe 
Ah sa jam lënduar 

Unë ,shtegëtari pa fole.

TAKIM ME ENGJELLIN

Shumë kisha ëndërruar
Të takoja nje engjëll
Pa prit e pa kujtuar 
Me doli si ne ëndërr

Syve sju besova
As mendjes jo e jo 
Kur engjëllin takova 
Vec zemra me tha po

Nje engjëll te takoja 
Gjithmone ëndërroja
E takova ...qe engjëll
Si mos ta dashuroja

O engjëll i bukur 
Sa shumë te kam pritur
Tek unë ti je strukur 

E më s'ke për të ikur

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire