Katiola Karoli |
A e ndjen se si po perendon dielli?
Rrezet perthyen mbi qerpikët e tu.
Qielli po flakëron mbas supeve të mia.
Unë jam me ty nē me tē shtrenjtin pērqafim.
A e ndjen sa bukur po zbret mbremja.
Hena si nuse po pasqyrohet në det.
Me vellon mistike te nates...
Vemendjen mua ma terheq.
Por unë sërisht kthehem drejt teje.
Se ti je dielli,hena,qielli për mua.
Universi I ka gjithë bukurite e botës,
Por jo aq sa syte dhe buzēt e tua.
Mallkoj
Me pranga ne duar jam sot
Denuar nga vete zemra ime.
Syte pikojnë lotēt e pendesës.
Shpirti I’m vrare,bere therrime.
Ti me prangose o i pashpirt
Mēkati im qe ty tē dashurova.
Me pranga ne duar drejt teje vij,
Ndjenjēn qe kisha sot e mallkova.
Le të shēmbet bota
Le të shembet bota....
Tē gjitha ndjenjat e mia të behen rrenoja
Une ne krahēt e tua shpirt te jap
Sērisht do jem e lumtur,do them te dua prape.
Se vetem ti je egzistenca e botes sime
Vetem ti mban emrin e shenjtë dashuri.
Sa nje grimce rëre me duket universi
Kur prane meje nuk te ndjej ty.
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire