lundi 11 février 2019

Katiola Karoli - Buqetë poetike

Fatiola Karoli
Burra pa burrēri

A mē ka dashur?A mē do?
Me tradhëton apo jo..????
Ne shtratin që duhet të gjejë qetësi
Shtrirë nē krah  të saj ti?

Jasteku i butë puplash...
Shkemb I fortë për ty...
Me tradheton apo jo?
Ti nuk gjen kurrē qetësi.

E natën përpēlitesh nëpër ëndrra.
E diten e jeton në iluzion.
O njeri I vogel nē miniaturë.
Pergjigjen brenda zemres ke,se kupton.

Nuk jetohet me dyshime një jetë?
Si krimbi mollēn zemrēn tret.
Ti pergjigjen e gjen brenda vetes.
Nuk ke pse pyet e vertete a e pavertete?

Me dhimbshesh shume o burre paburreri.
Qe fshihesh nga vetë ndjenjat e tua.
Me do smë do ndoshta nuk edi.

Nēn friken e hijes  tēnde ke për të jetuar.

Sot jo!

Sot nuk doja ti hapja sytē.
Mungesa jote diçka theu brenda meje.
Dhe pse dielli kishte dalē sērisht.
Unē nuk doja tē jetoja larg teje.

Sot nuk doja tē ndjeja ajrin.
As shiun as erën asnjē gjë.
Sot nuk doja tē isha pjesē e botës.
Pa ty nuk doja të egzistoja mē.

Por ja u ngrita si çdo ditē.
Fshiva sytē e enjtur nga lotët.
Bēra make up -in si gjithnjē.
Pēr ti treguar lumturinë false botēs.

Sot nuk doja ti hapja sytë.
Mungesa jote mē varros tē gjallë.
Por ja u ngrita unē përsēri.

Dhe realitetit tē egēr i dola pērballë
Si dallgē deti e tērbuar

Sa herē vrapoj unē drejt teje.
Me mallin qē gjoksin mē djeg.
Me shpirtin e mbushur me re xhelozie.
Me sy qe shkrepëtijnē si mijra rrufe.

Sa herē xhelozoj si dallge deti e tërbuar.
Ti perplas fjalet si è çmendur ty.
Ti qesh mē shtrëngon fort nē kraharor.
Mē puth e vetēm mē shikon në sy.

Ti edi mirē se vetëm ty tē dua.
Se shpirt mbi krahët e tua jap.
Si dallgē deti e tērbuar mbas teje.
Xhelozoj tē puth e them tē dua prapē.
KatiolaKaroli2018

Si dallgē deti e tērbuar

Sa herē vrapoj unē drejt teje.
Me mallin qē gjoksin mē djeg.
Me shpirtin e mbushur me re xhelozie.
Me sy qe shkrepëtijnē si mijra rrufe.

Sa herē xhelozoj si dallge deti e tërbuar.
Ti perplas fjalet si è çmendur ty.
Ti qesh mē shtrëngon fort nē kraharor.
Mē puth e vetēm mē shikon në sy.

Ti edi mirē se vetëm ty tē dua.
Se shpirt mbi krahët e tua jap.
Si dallgē deti e tērbuar mbas teje.

Xhelozoj tē puth e them tē dua prapē.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire