Ramiz Kuqi |
Lypsi i rrugëve të mia
Sot asfalti qenka lagur
Po shkrihet bora me ngricë
A shi ra mbrëmë nëpër fjalë?
Kufinjtë e mi janë ngrirë
Deri në një pranverë
Kur lulet do hapin syth
E dielli të fle mbi qepalla sysh
Mirëmëngjes o dhimbja ime
Që zbret nëpër damarë gjaku
Tensioni ka ikur mbi dyqind
E zemra ka harruar të rrah
Për Ty o zog i ditës
Që ke harruar adresën e banimit
Mirëmëngjes o lypsarët e mi
Që rëndoni me hapa nëpër sheshe
Rëndë hapëroni rëndë
Me një bagazh mbi supe sa një bjeshkë!
30.1.2019
AI VJEN
(Ismail Kadaresë)
I heshtur
Me pak fjalë
Ato i ka dedhur
Nëpër faqe librash
Një biografi njeriu
Nëpër rrjedha të Atdheut!
28.1.2019
BREDH
Si hije në këtë udhëtim
Pa biletë
Para syve të mi parakalojnë
Njerëz memecë
Që flasin me germa të panjohura
Në hyrje të një marketi
Kukullat bëjnë dasmë
Damat flokëkrehura
Kërcejnë valls dimri
Një zë fëmije
Then heshtjen e ditës
E Unë
Sa një fije floku
Që era e bartë
Përtej ëndrrave të lodhura
Bredh ...
6.1.2019
AI ZË
( Tahir Seferit)
Shpon malet
Grish shqiponjën mbi shkëmbinj
Mbi gur
Mbi syprinë liqeni
Lundra
Hap me gjoks tallazet
Atje
Mbi kodër
Shoh
Tek valëvitet një flamur
Flamuri im
Ai kuq e zi
Gjakosur nëpër beteja
Epikë
Nëpër këngë
Ai zë...
29.1.2019
MË THUAJ...
Bylbyl
Kush bie e zgjohet
Pa çel gjethet në pranverë
Zëri yt mbi degë shelgu
Skamnorëve
Ua ringjall ëndrrat
Lavërtarit
Ta hedh farën nëpër ara
Bariut
T’ia kthejë fyellin ndër male
Me blegërimë të mbushen
Livadhet e bleruara
Më thuaj!
28.1.2019
KUR TË VIJË ORA...
E pranverës t'i vijë erë shtogu
Mbi barishte të thata mërdhirë
Nga dimrat
Do të shkruhet një libër
Nga dora e njeriut
Që t'i mallkojë zotrat e stinëve
Që (zh') bënë gjithçka
Aristotelin e ulen në Gjyq
Pse e paska shkruar tragjedinë
Dhimbjen e cjapit me lëkurë të regjur
Himnin që gabimisht u thur
Në ditën e lavdisë
Kur të vijë ora
Lakuriq do të ecin mbi thembra
Plëngprishësit e Fjalës
Që m'i shpuan me gjilpërë kali
Ëndrrat
Kur të vijë ...
S'e di a do ta gjejnë Pestalocin
Me stilolaps në dorë
Kur të vijë muzë
Ma shtro udhën me kujtime
Të flas
Edhe me shiun
Kur të vijë...
25.1.2019
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire