mardi 29 janvier 2019

Lindita Kurti - Buqetë poetike

Lindita Kurti
S'të duan të veshur, po krejt të zhveshur...

C'ti bëj syrit, që loton
c'ti bëj zëmrës, që rënkon
ndjenjat, që përpjet më hidhen
buzët, që për ty, më dridhen



C'ti bëj jetës, që më vrau
dhe nga ty, kaq shpejt, më ndau
në udhëkryq jam, s'di c'kërkoj
ndarja shpirtin, më lëndoj

Faj ke ti, që s'je me mua
faj dhe unë, që shumë të dua
buza kurrë, s'na pati qeshur
se kjo botë,t'do krejtë, të zhveshur..!!!


Melodi shpirti...

Unë do të jem, gjithmonë aty,
në qoshen, e zëmrës tende
fshehur, si një melodi
t'më degjosh, sa herë t'vij në mëndje


Përqafuar nga kujtimet
me frymemarrje, të jap jetë
si shkëndi e fortë, shikimet
dhe braktisje, kurrë mos t' ketë..!!


Dy duar që mbajnë një dashuri, deri në pafundësi...

Të shoh në sy, kur flas për dashurinë
se e dua të pastër, si shpirti im
që dhe dallgët e detit, të ruajne qetesinë
kur pranë tyre të jemi, të na kenë zilinë

Si valë të qeta,qe lehtë të përkëdhelin
e mes tyre ndihesh, e relaksuar
zogjtë kur fluturojnë, të habitur t'ngelin
kur më ledhatojnë, të t'uat duar

Mundohu i pari, dhe unë pas teje, do jem
të dy perfekte, ta bëjmë dashurinë
kushdo që xhelozohet, unë ti them
si e arritëm, ne të dy lumturinë..!


Ti jetoja e jo ti kujtoja...

E more djellin me vete, kur u largove
dhe mua më le, në errësirë
mesazhe të panumërta, nise e dërgoje
i injoroja, se larg teje, nuk ndjehesha mirë

I urrej hapat që kam bërë, drejtë teje
ti jetoja,e jo kujtoja doja, përkëdheljet e tua
në botën e dashurisë, pranë teje kerkoja
e në hapësirë të shkruaja, fjalën të dua

Tani nuk e ndjej shiun, që pikat me furi lëshon
se ajo që vjen,është më e mirë, se ajo që ikën
dielli rrezet, për të gjithë lëshon
e dashurinë njeriu, e gjen dhe në muziken.!!

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire