vendredi 1 février 2019

Jetish Behrami - Letër kolegëve

Jetish Behrami,
veteran i arsimir
   
Të nderuar kolegë mësimdhënës të RK, të të gjitha niveleve,përshëndetje dhe respekt,
    
   Me shqetësim dhe keqardhje jam duke përcjellur veprimet e Qeverisë ndaj kërkesave Tuaja shumë legjitime.Si koleg Ju përkrah dhe moralisht Ju mbeshtes Juve dhe Këshillin e SBASHK-ut.Në mënyrën më të ashpër kritikoj dhe gjykoj veprimet e papërgjegjshme të kësaj Qeverije.
KOLEGË të nderuar,është publikisht e ditur, se Sistemi arsimor në shtetin tonë është neglizhuar dhe nëncmuar që nga paslufta e deri në ditët e sotit!Për mua si pedagog,ende nuk është e qartë,pse pushtetarët tanë sillen kështu me Sektorine arsimit në Kosovë,a thua ju mungon njohuria per rëndësinë e Arsimit në zhvillimin e një shteti,apo qellimish injorohet,kur botërisht dihet se Arsimi dhe Shkenca janë dy shtyllat themelore të Shtetit.

   Mos vallë,ky pushtet i papërgjegjshëm i instaluar në vendin tonë të ri që nga paslufta "i ka vënë vedi detyrë që " Sistemin arsimor publik-si superstrukturë shoqërore-në të cilën gjendet shtresa ma e ngritur intelektuale e shoqërisë(ajka,truri),të ndrydhet materialisht deri n'atë masë sa që të bëhet të hesht!
Dihet mirëfilli se pa dhënien e pozitës meritore në shoqëri dmth pa ngritjen e bazës materiale të Arsimit vështirë se do të arrihen rezultatet e dëshiruara në arsimimindhe edukimin e gjeneratave të reja.Shteti i cili nuk investon në arsim dhe shkencë ,do të thotë nuk iu jep vendin meritor në shoqëri,ai shtet është i gjykuar të dështojë !!!

   Andaj,kolegë të nderuar dhe shumë të respektua,qendroni të palekundur në kërkesat Tuaja shumë njrëzore dhe legjitime.Për kunder asaj çfarë ky pushtet ju konsideron dhe ju trajton,qëndroni kryelartë,se Ju jeni heronjët e vërtetë ë ndërtimit të Shtetit të ri demokratik të Kosovës.
Që nga vitet '90 keni dëshmuar në vepër sejeni luftetarë të denjë me pendë dhe pushkë,për shtet demokratik dhe për liri dhe pavarësi të vendit tonë të shtrenjët Kosovës.

Vetëm përpara të nderuar!
Përshëndetje dhe respekt!

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire